Historia e babait Korçar që të prek shpirtin/ Një djalë i vdes,tjetri humb: “Nëse e gjej, si t’i them që vëllain s’e ka më?

Bëhet fjalë për 22-vjeçarin Enea Arixhiu! I riu nga Korça kontaktin e fundit me familjen e pati më datë 11 janar të këtij viti, nga Hanoveri i Gjermanisë. Denoncimin për humbjen e Eneas e bëri babai i tij Vath Arixhiu, i cili puntatën e së premtes telefonoi në emisionin “Pa Gjurmë” gjatë transmetimit LIVE, ndërsa kërkoi ndihmë për të birin.

Ai tregoi dhe bisedën e fundit që zhvilloi me djalin, mëngjesin e 11 janarit, ditë pas së cilës kur nuk pati më mundësi komunikimi. 22-vjeçari Enea Arixhiu prej 4 dhjetorit të vitit të kaluar ishte zhvendosur në Hanover të Gjermanisë me kërkesën për azil. Kjo për të riun korçar ishte hera e parë që kalonte kufirin shqiptar.


Pasi shërbimi social atje nuk ia miratoi dokumentet për azil, Enea u arratis nga kampi dhe u bashkua me disa shqiptarë të tjerë, me të cilët ndante dhomën. Gjatë telefonatave me familjarët ai u thoshte se punonte në ndërtim, por asnjëherë nuk zbuloi emrat e shokëve me të cilët ai punonte dhe ndante jetesën. Kjo ngjalli tek familjarët dyshime se Enea mund të jetë përfshirë në punë të paligjshme. Babai i 22-vjeçarit kërkoi ndihmën e emisionit ’Pa Gjurmë’, pasi në policinë e Korçës, nuk i është pranuar denoncimi me arsyen se 22-vjeçari ka humbur gjurmët jashtë territorit shqiptar.

Video:

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.


Na ndiqni: