Ronaldo Sharka, moderatori i njohur i cili u bë shumë i dashur për publikun pas hyrjes në Big Brother Vip, tani do te jetë pjesë e një projekti të ri. Ashtu siç ka bërë vetë me dije Sharka, moderatorin tani do ta shohim në Top Channel. Këtë sukes ai ia dedikon babit të ndjerë, i cili ndërroi jetë vetëm disa javë më parë për shkak të një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante.
Babi, ja dola. Jam i lumtur t’ju them se tashmë jam zyrtarisht pjesë e @topchannelalbania. Duke nisur nga kjo e diel, në @ediell_topchannel, nisim “Mos i bjer me Top” ku besojmë se do të afeksionoheni pas këtij programi, kemi aq shumë gjëra sa që për efekt të syrit të keq, po ju zbulojmë vetëm kaq”, shkruan Ronaldo
Një tërmet me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e sotme në Greqi. Tërmeti ka goditur zonën detare pranë Kythnos. Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës , epiqendra e tërmetit ndodhet 39 kilometra në perëndim-jugperëndim të Kythnos .
Gjithashtu bëhet me dije se tërmeti është ndjerë edhe në vende të ndryshme, si në Atikë dhe Peloponezteksa deri më tani nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme materiale.
Mospërfshirja e personazheve të njohur në historitë e krijuara brenda Big Brother VIP, ka qenë thuajse e pamundur. Politikanë, gazetarë, biznesmenë dhe analistë nuk kanë ‘shpëtuar’ dot pa dhënë përgjigjie mbi personazhin më të famshëm të momentit ‘Luizin’. Së fundmi ka qenë biznesmeni, Gjergj Luca i cili përmes një videoje, publikisht i ka premtuar Kiarës dhe Luizit se sapo këngëtari shkodran të dalë nga shtëpia më e famshme, më 7 maj, do t’u organizojë të dyve një dasmë madhështore.
Luca tha se si daja e Luizit, do të jetë organizatori i kësaj dasme duke e siguruar moderatoren se do të jetë dasma më madhështore dhe më e bukur që është bërë ndonjëherë në Shqipëri.
“Përshëndetje Kiara. Përshëndetja nga këtu, Pallati i Brigadave. Për Zotin dëgjo, se je edhe nga gjysma e zemrës time, nga Përmeti. Ai zotëria jot dhe nipi im Luizi kur të dalë më datën 6 se nuk na dëgjon tani, ne, unë edhe ti do i bëjmë një suprizë. Dasmën tuaj do ta bëjmë këtu në këtë vend dhe do të bëjmë dasmën më të bukur që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri në Fish City, në qytetin e Dashurisë, në qytetin e shpresës, ëndrrave”, thotë Gjergj Luca në video.
Kategoria e Parë ka nisur sot javën e 21-të. Në Korçë, kryesuesit e Skënderbeut s’e kanë pasur të vështirë të dilnin me tre pikët, duke fituar 4-1 me Apoloninë. Pas tre fitoreve radhazi, firakët pësojnë disfatë në transfertë duke kompromentuar pozitat e tyre në zonën play-off të së Parës. Ndeshja është kontrolluar nga djemtë e Gvozdenovic, që kaluan në avantazh në të 32 minutë me Prençin.
Edhe nisja e pjesës së dytë ka folur për korçarët, që në të 47 minutë shënuan me Abdul. Bardhekuqtë do mbyllnin llogaritë me golin e Aboubakari në të 57 minutë, para se Umejiego te miqtë të shkurtonte shifrat në të 72 minutë. Në të 90 minutë Liço shënoi edhe golin e katërt për korçarët. Me 41 pikë, ujqërit vijojnë të kryesojnë Kategorinë e Parë, pesë ndeshje nga fundi i sezonit, ndërsa duket se kanë “prekur”me një këmbë Superligën…
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tarifa”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:
M. H., 19 vjeç, banues në Kavajë.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi N. Ç., 21 vjeç, banues në Kavajë.
Shtetasi M. H. është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me automjetin tip “Benz”, kundrejt fitimit 500-1000 euro për person, 6 shtetas të huaj, të cilët kishin si qëllim kalimin e paligjshëm drejt vendeve të BE-së.
Nga hetimet e kryera rezultoi se bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale ishte edhe shtetasi N. Ç., i cili monitoronte rrugën për të sinjalizuar shtetasin M. H., në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Policia e Korçës ka arrestuar një person i cili shiste kanabis në rrugët e qytetit. Pas kontrollit të bërë në banesën e tij, iu gjetën edhe 1 armë zjarri automatik, 1 krehër, municion luftarak, pjesë arme dhe 55 doza të lëndës narkotike kanabis të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në pranga ka rënë R.T ndërsa është vënë nën hetim i identifikuari si A.M i cili po blinte një sasi kanabisi nga Toako.
Njoftimi i Policisë së Korçës:
Kapet korçari me 55 doza kanabisi…në banesë i gjendet automatik dhe municion luftarak pic.twitter.com/Jan6a2o04B
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në DVP Korçë. Shpërndante lëndë narkotike në doza, mbante armë zjarri dhe municion luftarak, vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër. Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik, 1 krehër, municion luftarak, pjesë arme dhe 55 doza të lëndës narkotike kanabis.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, finalizuan operacionin e koduar “Mjeshtri”.Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi R. T. dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., banues në Korçë.
Shtetasi R. T., është kapur nga shërbimet e Policisë në qytetin e Korçës, duke i shitur shtetasit A. M., një sasi të vogël me lëndë narkotike kanabis.
Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit R. T., iu gjetën 1 armë zjarri automatik, 1 krehër, municion luftarak, pjesë arme dhe 55 doza të lëndës narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Një shqiptar në Angli, Agim Agaj 53 vjeç është ndaluar nga policia dhe u mbajt në paraburgim për 15 orë pasi i gjetën çaj mali në furgonin e tij. Oficerët anglezë menduain se shqiptari po transportonte kanabis dhe e prangosën. Për “The Sun” Agimi shprehet:
“Ishin dy policë. Një hapi derën e furgonit dhe pa se kisha një enë plastike dhe i tha policit tjetër se unë kam kanabis. I thashë që nuk është drogë, por çaj mali. Nuk më dëgjuan dhe më arrestuan. Çaji nuk duket aspak si kanabis dhe nuk e ka erën si të saj. Edhe një fëmijë mund të bëjë dallimin mes çajit dhe kanabisit.
Agimi u mbajt në një qeli të shtunën mbrëma në Weymouth, Dorset, dhe u mor në pyetje të nesërmen para se të lirohej sepse nuk kishte prova. Ai tregon se oficerët kontrolluan shtëpinë e tij dhe shtëpinë e një shoku. Agimi, i cili pi çdo ditë çajin tradicional shqiptar, tha se nuk e dinte pse e ndaluan dhe shtoi: “Nuk jam arrestuar kurrë. Ishte e frikshme”. Policia e Dorset tha se pas hetimeve të mëtejshme u konfirmua se lënda që u gjet nuk ishte drogë ilegale dhe burri u lirua pa asnjë akuzë.
Nga Gjergj Bakallbashi : Për mua si femijë rrugicat e bulevardit të Korçës gjithmonë ofronin një magji të pashterueshme. E ky është një kujtim të cilin nuk e kam vënë në dyshim asnjëherë. Edhe sot ndjesia është e njëjtë. Ç’ka nuk kuptoja, dhe për rrjedhojë mbeteshin jashtë magjepsjes me qytetin, ishte ndjesia që më jepnin tre objekte të cilat dukeshin edhe sikur nuk i përkisnin Korçës, sipas meje, por edhe sikur pa to Korça do të ishte tjetër qytet.
Të treja këto objekte, mësova vite më vonë, ishin projektuar nga arkitekti me emër Petraq Kolevica. Ishte pallati ne bulevard ku jetonte motra e gjyshes time dhe ku në ballkonin llozhë që shikonte nga bulevardi dhe nga perëndimi bashkëshorti i saj, shkrimtari Nella Sinaeri, shpesh bënte banja djelli, ndonjëhere edhe në vjeshtë. Llozha ishte e mbrojtur nga era, ishte e gjerë dhe djelli i perëndimit e rrihte në menyrë të plotë.
Kati përdhe kishte dhe ka dyqane në vazhdim, njëra pas tjetrës.
Njëri prej dyqaneve ishte librari për femijë, ku shkoja sa herë arrija ne Korcë për të blerë librin e rradhës. Kishte dhe librari te tjera per fëmijë në qytet, por aty ndjesia ishte ndryshe. Pastaj ishte pallati pranë stadiumit. Masiv dhe njëkohësisht me një fasadë plot me ballkone llozha. Në ditët kur kishte ndeshje futbolli, fasada veriore por edhe ajo lindore gjallëroheshin nga kokat e banorëve që mundoheshin të shikonin ndeshjen nga ballkonet, si të ishin në llozhat e nje opere duke parë performancën në skenë.
Përkarshi asaj që quhet Lëndina e Lotëve, vendi ku njëherë e njëkohe familjaret percillnin jabanxhinjte, pallati dukej si një vend ku qyteti të uronte mirëseardhje. Edhe këtu kati përdhe përbehej nga dyqane të vazhduara.Në anën veriore, atë që sheh nga stadiumi, dyqanet ishin kthyer në klubin e ping pongut, ku pingpongistët trajnoheshin dhe ku dyert rrinin hapur dhe ky publiku kishte mundësi t’i shikonte si të ishin pjesë e një rituali të qytetit, që nga pasditja deri në darkë.
Të shoqëruar nga tingujt e topave të pingpongut, të pangatarrueshëm me cdo tingull tjetër, ky ritual kthehej në pjesë të ritualit të xhiros te parku. Në qendër ishte biblioteka me ato dritaret vertikale, e ngjashme me dritaret e shtëpive më karakteristike, por nga ana tjetër aq masive. Fakti që gjithë ajo ndërtesë mund të kishte tre dritare, apo katër, ishte pak i pakuptueshme. Por mendoj se nuk kishte njeri te dyshonte se si numri si proporcioni i tyre të kujtonte se ishte pjesë e Korcës, dhe nuk kishte te bënte me pallatet e kulturës në qytete te tjera.
Më interesantet ishin ballkonet.
Për këdo që jetonte në shtëpitë karakteristike lartesia e ballkoneve ishte e pazakontë, dhe prej aty sheshi i bankës do të dukej ndryshe…dhe sic kuptova më vonë aty shikoje mbi catitë e shtëpive deri tek parku në veri. Nëse një objekti si biblioteka ka për qëllim të të lartesojë, arkitektura e bibliotekës padyshim të lartësonte. Më vonë mësova se kjo biblioteke kishte zëvendsuar Kishën e bukur të Shën Gjergjit. Dy pallatet dhe biblioteka kanë një dimension publik që e tejkalon emrin ‘pallat’ apo ‘bibliotekë’.
Pallatet edhe sot e kesaj dite kane ruajtur të njëjtin karakter pa mbyllur llozhat, kjo falë qytetarisë të korçarëve por edhe mbase respektit që të imponojonë ato objekte. Biblioteka per fat te keq u ndryshua pa pyetur Petraqin dhe këtu arkitektët dhe qytetarët duhet të ishin bashkuar me të ndjerin Maks Velo i cili shprehu edhe revoltimin e tij ndaj këtij akti mosrespektues në ditën kur Shoqata e Arkitektëve të Shqiperisë i dha Çmimin e Nderit Petraqit.
Nderim më i madh do të kishte qenë nje prononcim për ndryshimin e arkitekturës te objektit pa respektuar të drejtën e autorit dhe autorin e projektit.
Dhe dashje pa dashje kjo histori e këtyre tre objekteve tregon se njerezit e respektuan Petraqin më shumë se pushteti, duke ia respektuar arkitekturën, ndersa pushteti ia ndërroi pa e pyetur dhe duke mos e respektuar. Besoj se një arkitekt si Kolevica i cili ishte sa i vetëdijshem aq edhe kritik ndaj rolit diktatorial të pushtetit ndaj arkitektit, edhe pas rënjes të diktaturës, sidomos ndaj arkitektit vendas, e kuptonte mirë këtë akt. Mynih, 14.02.2023- Shkruar në nderim të Petraq Kolevicës
Kastriot Aliko bën 7 km rrugë çdo ditë në këmbë. Ai është në mësues në fshatin Vodicë të Ersekës. Kastrioti e bënë këtë sakrificë jo për shumë nxënës por për një të vetëm. Fshati është shpopulluar dhe i vetmi fëmijë në shkollë është një 9-vjeçar. Çdo ditë i thuhet të bëjë 3 orë në këmbë për të mbërritur në shkollë, pasi rruga drejt fshatit nuk ka shërbim transporti.
Mësuesi nuk e ka lënë asnjë ditë shkollën pa hapur edhe pse në koridoret e saj lëviz vetëm Thomai, i cili është në klasën e dytë . Familjarët e fëmijës thonë se ai ka pasur probleme me të folurën, pasi fjalët e para i ka thënë në moshën 6-vjeçare. Kastriot Aliko ka qënë prind i dytë për të voglin, i cili tashmë po përpiqet të mësoj si normalisht.
“Nxënësi im quhet Thoma është në klasën e dytë, është një nxënës shumë i mirë. Më jep shumë dashuri dhe i jap shumë dashuri Unë përpiqem që ai të zhvillohet dhe të mësojë njësoj si fëmijët e tjerë në Korëë apo Tiranë. Profesioni nuk është i vështirë për mua, kam 35 viet eksperiencë. Gjithë vështirësia është rruga. Nga rruga automobilistike, derisa të vijë në fshat është 7 kilometra eci në këmbë, e bëjë 1 orë e gjysmë për të ardhur e po kaq për të kthyer, 3 orë rrugë ëdo ditë” – thotë mësuesi për Report TV.
Valbona Mema e la në gjysmë rrugëtimin e saj në “BBV” dhe arsyeja ishte gjendja jo e mirë e motrës së saj. Nuk vonoi shumë dhe disa ditë më vonë pasi ajo la shtëpinë motra e saj ndërroi jetë. Lajmin e bëri me dije vetë këngëtarja me anë të një postimi në Instagram. Së fundmi ish-banorja e “BBV” ka folur për herë të parë publikisht për këtë humbje të madhe. Në një intervistë për “Pardon My French” ndër të tjera Valbona u shpreh se ndonëse e dinin që ishte e sëmurë nuk e prisnin kaq shpejt vdekjen e saj.
“Tani mendoj që po forcohem. Unë mendoj që jeta më ka vënë në shumë prova dhe unë kam arritur të mbijetoj dhe t’i bëj ballë. Duket si ëndërr sepse je mësuar gjithmonë që të komunikosh dhe të bisedosh, sidomos ato bisedat e mëngjesit kur bëhen me motrat, më mungojnë shumë. Ishte i pandashëm ai komunikimi përveç atij muaji që ndodhesha në BBV.
Ka qenë motra e madhe për mua ka qenë si nënë sepse i ka rënë edhe pesha që të na rriste. Përgjegjësia ishte akoma dhe më e madhe e imja për t’u kujdesur. Nuk është se ishte shumë e pritshme kaq e shpejtë, nuk e kuptoj si agravoi sëmundja aq shpejt dhe përshpejtoi edhe ikjen e saj.
Ajo donte gjithmonë që unë t’i ndiqja ëndrrat e mija. Në momentin që mu komunikua që gjendja e saj po vështirësohej, unë mora automatikisht një vendim të menjëhershëm dhe duhej se s’bën të isha afër saj. Unë e kisha nënë, baba, shok e kisha gjithçka”, u shpreh artistja.
Krim i rëndë brenda një familje shqiptare në Itali. Mbrëmjen e së enjtes 62-vjeçari Xhaferr Uruçi qëlloi 5 herë me thikën e kuzhinës gruan e tij 56-vjeçare, Zenepen. Mes çiftit kishte grindje të vazhdueshme prej kohësh që kulmuan me një jetë të humbur. Policinë e lajmëroi djali i çiftit pasi ishte marrë në telefon nga nëna që i kërkonte ndihmë me ngashërim pasi bashkëshorti po e dhunonte.
Ai ishte xheloz dhe nuk pranonte që ajo të dilte nga shtëpia për të punuar në një dyqan peshku 500 metra më larg. Kur policia shkoi në vendin e ngjarjes ishte tepër vonë. Gruaja kishte marrë plagë të rënda në stomak, qafë dhe shpatull. Autori është arrestuar dhe është dërguar në qeli në pritje të daljes para gjykatës për masën e sigurisë.
Mediat italiane kanë publikuar dëshmi të shumta. Familjarët dhe fqinjët flasin për dhunë të vazhdueshme të bashkëshortit mbi gruan së 2 fëmijëve. “Zenepja kishte kohë që jetonte me frikë” – thotë një mik i gruas. “Ajo shpesh preferonte të qëndronte më shumë në punë sesa në shtëpi, sepse thoshte se atje kishte një grindje të vazhdueshme. Gjente pak qetësi vetëm pas banakut, apo me fëmijët dhe nipërit që i adhuronte”.
Qetsori ka bërë një gjest të mirë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ai ka fituar 1000 euro në një lojë, mirëpo këtë shumë ka vendosur t’ua dhurojë familjarëve të të ndjerit Pal Kola, i cili humbi jetën në su lmin ndaj Top Channel.
“1 mijë euron që kam fituar nga loja që kryem kam dëshirë t’i kalojë në formë ndihme familjarëve të të ndjerit Pal Kola”, tha Qetsori.
Kandidati i Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt, Ronald Bejko, është shprehur se nuk do të tërhiqet nga gara për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Ai shtoi se po të mos kishte pranuar që të garonte për Tiranën, atëhere Alibeaj do të jepte dorëheqje nga posti i kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike dhe vula do i shkonte ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ndër të tjera, Bejko tha se Berisha po ushtron “terror” mbi bashkëpunëtorët e tij, por jo direkt tek vetë ai.
“Sot kush nuk është me PD i bie të jetë me Berishën, edhe këto largimet, janë pjesë e presionit, hajde bashkohemi që të mos merrni përgjegjësinë e humbjes, se nuk e përballojnë dot presion, as të 14 majit ku do u thuhet pse humbët ju. Bashkëpunëtorët e mi, janë nën terrorin e dhunës verbale të Berishës. Nëse unë nuk do garoja, Alibeaj do jepte dorëheqjen dhe vula do i shkonte Sali Berishës,”- tha Bejko për “Report Tv”.
Më 14 Maj, Bejko do të përballet me demokratin, Belind Këlliçi, kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përfaqësuesin e “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori si dhe kandidaten e PDIU-së Lajla Përnaska.
Pas daljes së Kiara Titos nga shtëpia e “Big Brother Vip Albania”, të gjithë janë kuriozë të dinë nëse është takuar me familjarët dhe miqtë e Luizit. E duket se disa përgjigje më në fund i morëm. Përmes një “Ask & Question” në Instagram, motra e Luizit, Ina, i është përgjigjur disa prej pyetjeve të ndjekësve. Ashtu sic pritej, ato për Kiarën mbizotëronin dhe Ina ju është përgjigjur pa hezitim.
Ajo ka treguar se kanë foluar me moderatoren dhe ju duket shumë ndryshe nga cfarë kanë parë nga ekrani. Gjithashtu me një përgjigje shumë diplomatike, Ina tregoi se ata e shohin Kiaren, njësoj sic e sheh Luizi.
Të martën e kaluar, Arbana Osmani i lajmëroi banorët se gjatë javës do të kenë mundësi të bëjnë një telefonate me një familjar. Sot banorët kanë folur me familjarin që kanë zgjedhur. Një telefonatë që pritej me shumë kuriozitet ishte patjeter ajo e Luizit. Dhe e dini kush fshihej pas telefonit? Mamaja e tij.
Më në fund Luizi shuajti sado pak mallin. Pasi e pyeti se si është, mamaja e inkurajoi të vazhdojë duke e siguruar që jashtë cdo gjë është mirë. “Mbaj premtimin që ke dhënë”, dëgjohet ti thotë ajo.