‘Zoti është i madh’/ Stresi reagon për herë të parë pas fitores së “BBVK”: “Fitore e madhe…

Stresi u zgjodh fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova ku fitoi plot 160 mijë euro. Së fundmi ai ka reaguar për herë të parë pas daljes nga shtëpia dhe pas fitores në këtë ‘reality show’. Nëpërmjet një “live” në rrjetet sociale, Stresi ka falenderuar të gjithë për mbështetjen ndërsa ka shtuar se nuk ka qenë një eksperiencë e lehtë.

“Ju falënderoj shumë të gjithëve që më keni votuar. Ka qenë një fitore shumë e madhe dhe një eksperiencë shumë e fortë. Një eksperiencë që e kalon vetëm njëherë në jetë, por edhe e vështirë edhe besoj e keni parë rrugëtimin tim aty. Nuk ka qenë ndonjë strategji, por ka qenë realiteti pavarësisht që aty është një lojë dhe duhet të futesh në role, por nuk kam ditur ta bëj atë punë. Më së miri di të bëj vetveten time, pavarësisht se njerëzit kanë dyshuar tek unë dhe janë munduar me çdolloj arme të më mposhtin, por nuk është problem. Zoti është i madh, unë kam thënë që prej ditës së parë që kam hy në Big Brother VIP Kosova që unë kështu jam. Ju thashë të gjithë kundërshtarëve të mi që do t’ju përcjellë. E vërteta doli, kështu që ju përshëndes shumë”, përfundoi Stresi.

https://www.instagram.com/reel/Cp8icuDjS2y/?igshid=MGU3ZTQzNzY=

Besëlidhja ndal Skënderbeun kryesues/ Flamurtari kërkon marjen e kreut…

Skenderbeu kryesues i kampionatit eshte ndalur me nje barazim 0-0 sot ne Lezhe nga Beselidhja e vendit te fundit te renditjes. Pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve, ato nuk ia kane dale te shenojne dhe si rrjedhoje jane detyruar te ndajne piket. Ne fund te fundit, Skenderbeu deri te henen eshte serish ne vendin e pare te renditjes, nderkohe qe vazhdon te jete gjithnje e me e rende situata e Beselidhjes e cila pas javes se 20-te te kampionatit ndodhet serish e fundit ne renditje me vetem 16 pike te grumbulluara.

Pas ndeshjeve të sotme, Skënderbeu me 38 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Flamurtari dhe Dinamo që luajnë së bashku te henen. Në fundin e klasifikimit Lushnja, Oriku, Turbina dhe Besëlidhja.

3 banorë në nominim/ Kush largohet sot, Luizi, Armaldo apo Kristi ?

Nominimi i kësaj jave duhet theksuar se është një treshe mjaft e fortë dhe të tre banorët kanë fituar zemrën e publikut. Që të tre, i janë bashkuar formatit që në ditën e parë, më 24 dhjetor. Sipas banorëve, Armaldo është më i rrezikuar për shkak të debateve dhe “skemave” të ditëve të fundit, ndërsa të tjerët mendojnë se Kristi nuk ka çfarë jep më.

Ama, të gjithë janë në një mendim kur vjen fjala për Luizin, sipas banorëve ai as që diskutohet të lërë shtëpinë kaq herët.

E rëndë në Athinë/ Adoleshenti shqiptar goditet me thikë nga 3 persona

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në sheshin Karamalaki në Agios Panteleimonas të Athinës. Një 15-vjeçar shqiptar është sulmuar nga tre persona. Këta të fundit kanë kërcënuar adoleshentin me thikë duke i kërkuar t’u jepte telefonin. 15-vjeçari ka reaguar ndaj tyre, por ata e kanë goditur me thikë në kofshë.

Pas plagëve të marra, i riu është dërguar me urgjencë në spitalin e fëmijëve ku edhe ka marrë ndihmën e parë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Erdha pas teje dhe harrova veten time…Keisi i jep fund lidhjes me Kristin(Video)

Keisi Medini ka vendosur që t’i japë fund marrëdhënies me Krist Aliajn brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Vajza e Sabianit, kërkoi nga Kristi që brenda shtëpisë të jenë vetëm miq, ndërsa njohja e tyre të vijojë jashtë shtëpisë.
Po ashtu, ajo pranoi se ka harruar veten, duke qëndruar pas Kristit. Ky i fundit, u tregua shumë i kuptueshëm me Keisin edhe pse pranoi se do mërzitej që të mos e vijonin më tej njohjen brenda shtëpisë.

Biseda mes tyre:
Keisi: E gjithë gjëja, njohja jonë nuk të duket e çuditshme? Dua ta di se çfarë ndjen ti.  
Kristi: Kemi kaluar shumë kohë mirë bashkë, kemi shumë komunikim të mirë.

Keisi: Mendon se ka rëndësi vetëm pëlqimi, duhet të ketë diçka më shumë por unë nuk e shoh atë pëlqimin e madh. Nëse të them unë se më mirë të vazhdojmë si miq e të vazhdojmë jashtë, si do e merrje, do mërziteshe?

Kristi: Do mërzitesha, po ti duhet të mbrosh mbi të gjitha veten.

Keisi: E di pse po e bëj këtë? Kam menduar shumë mirë, kam qarë por tani jam në fazën që mendoj tamam. Erdha këtu dhe gjeta një person që pata një kimi dhe një pëlqim, ai pëlqimi në fillim ishte shumë i bukur, por mbeti aty. Ditët në vazhdim, njerëzit që e impononin, për një lidhje, ndërkohë që nuk kishte një lidhje, kjo gjëja i bëri të gjitha gjërat e tjera, erdhi edhe babi. Mua më trembi shumë, është gjë e madhe për jetën time, jam vetëm 22 vjeç, nuk e di si e kam mbajtur dhe shpërtheva. Nga imponimi i njerëzve, u tremba nga kjo gjëja që thonin kjo gruaja, vjehrri, dhëndri. U bë e tepërt kur thonin që Keisi vetëm gatuan, unë këtu kam ardhur të tregoj se këndoj, unë këtu kam harruar të këndoj, unë bëra shumë për ty, erdha pas teje e harrova veten time.

Lajm i mirë….50% ulje për gjobat që paguhen brenda 15 ditësh…

Ditën e djeshme, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 102 vota pro paketën e ndryshimeve në Kodin Rrugor, ku spikasin lehtësi e thjeshtime shërbimesh për qytetarët.Ndryshimet kanë të bëjnë me afatete e rinovimeve të patentateve, kufizimi i llojeve të mjeteve që mund të ngasin shoferët e rinj, në lidhje me profesionin e instruktorit të auto-shkollave, por edhe në lidhje me gjobat e Policisë për qytetarët.

Deri ditën e djeshme, të gjithë drejtuesit e mjeteve që ndëshkoheshin nga Policia, nëse brenda pesë ditëve shkonin dhe e paguan gjobën përfitonin një ulje 20%. Por, nga dita e sotme, çdo drejtues mjeti që është gjobitur, nëse shkon dhe e paguan brenda 15 ditëve përfiton ulje 50%. Kjo ka qenë një nismë e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Stresi surprizohet edhe nga Noizy, ja urimi që i bënte para fitores(Video)

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Stresi është surprizuar gjatë natës së sotme finale të këtij formati televiziv. Atij i është shfaqur një video mesazh nga rep artisti i famshëm, Noizy, teksa ky i fundit ka thënë t’i ketë dhuruar mbështetjen e tij që prej hyrjes së Stresit në BBVK.

Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku i ka uruar Stresit fitoren në këtë edicion të parë të BBVK-së.

Stresi fitues i Big Brother VIP Kosova 1(Video)

Arkimed Lushaj – Stresi është shpallur fituesi i Big Brother VIP Kosova1 .Reperi nga Shqipëria, i cili ka qëndruar për 103 ditë në shtëpinë e famshme, ka fituar edicionin e parë të këtij ‘reality show’. Ai ishte në garë me katër konkurrentë të tjerë finalistë: Xhuli Nurën, Vedat Bajramin, Artan Thaçin dhe Mbresa Hajrullahun.

Artisti i njohur fitoi çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, ku nga 10 mijë euro shkojnë për secilin finalist. Dy finalistët e fundit, Vedati dhe Stresi, u shprehën të lumtur për pjesëmarrjen në një spektakël të tillë dhe për eksperiencën që kaluan brenda.

Akuzohet për ngacmim seksual, dënohet vetëm me 10 muaj burgim 44-vjeçari në Korçë

Ndonëse akuzohet për ngacmim seksual, një 44-vjeçar në Korçë, me inicialet E.K banues në fshatin Qatrom është dënuar me 10 muaj burgim. Ndër të tjera ka nisur edhe procedimi për 32-vjeçarin me inicialet E.Sh pasi dyshohet se vendoste baste sportive në lokalin që zotëron.

Njoftimi i Policisë:     
Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë ndaluan shtetasin E. K., 44 vjeç, banues në fshatin Qatrom, Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar me 10 muaj burgim, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Sh., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 13, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular, i cili dyshohet se shërbente për vendosjen e basteve sportive.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Jeta nuk është Tik Tok/ Jetojmë në Big Brother, të survejuar nga krimi dhe të pambrojtur nga Policia!

Nga Florjan Binaj :      
Ka disa ditë që po përgjaken rrugët, tortuaret, oborret, lokalet, kafenetë, të gjitha, dhe askush nuk është më i sigurt. As kur ulesh të pish kafen, as kur nget makinën për në punë. Askush, askund. Po përgjaken gratë, po përgjaken fëmijët, burrat, e po përgjaken të rinjtë. Fatkeqëesisht faji si gjithmonë i shkon atij që vdes, asnjë i gjallë nuk mban përgjegjësi.

Tik-toku gëlon me video të të rinjve që rrezikojnë jetën duke ikur me gomone, ashtu siç gëlon edhe me video nga të rinjtë shqiptarë që rrezikojnë jetën duke ecur me makina të shtrenjta, duke xhiruar veten me 200-300 km/orë. Dhe kushdo, kudo mund t’i gjejë, por vetëm Policia jo. Dhe fatmirësisht ne kemi edhe disa Polici, tatimore, rrugore, rendi, bashkiake, madje kemi edhe polici spitalore nga ajo që të vë gjobë ne spital po parkove keq.

Kemi me mijëra policë të shumë lloj repartesh policie që i dërgojmë të armatosur deri në dhëmbë, për të shembur teatrot, por nuk kemi asnjë polic që të futet në Tik-tok dhe të dallojë dhe bllokojë makinat e atyre që vrasin prej pandëshkueshmërisë dhe prej varësisë nga shpejtësia. Këta janë qënie vetëvrasëse por ne, ju qytetarë, këmbësorë, ç’faj keni?

Ke frikë të shkosh në lokal se kërcet kallashi, ke frikë të kalosh vizat e bardha sepse të shtyp betonierja, ke frikë t’i japësh makinës se s’di nga do të vijë makina tjetër.  

Dhe rrugët në Shqipëri nëse dikur bëheshin me stilin ‘tu pa tu bo’ ka kohë që bëhen me stilin ‘tu vra tu bo’, po vdiq njëri, vëmë një tabelë dhe po vdiqën tre, hajde ta bëjmë ashtu siç është për tu bërë. 
Ne harxhojmë dhjetëra-miliona euro për Policin e Shtetit për rroga, kamera, pajisje dhe me raste i shkelim sepse dalim kushërinjtë e ndonjë shefi, e ndonjë bosi, të ndonjë qeveritari dhe kështu cikli fillon edhe njëherë nga e para.  

 Të vetmit që kanë informacion se çfarë ndodh në këtë vend janë bandat e krimit. Ne jetojmë në ‘Big Brother’, të survejuar nga produksioni i bandave dhe të braktisur nga Policia e Shtetit. Vrasës me histori kriminale që bredhin të lirë, të pasur që bredhin të lirë, të pasurvejuar të armatosur më listën e viktimave në xhep dhe askush nuk monitoron dhe asgjë nuk parandalon.

Edhe pse kemi mesataren më të lartë të Policëve në Europë me dyfishin e policëve që ka Finlanda dhe Suedia për 100 mijë banorë.

Kush duhet të mbajë përgjegjësi? Polici i thjeshtë i pambrojtur me 500 euro rrogë që ka kuptuar se në këtë vend ka një kategori të gjerë njerëzish që janë mbi ligjin dhe nuk duhen prekur? Shefat e vegjël që duan ta kenë mirë me të gjithë dhe duan të rrisin sadopak standartin e jetesës me ndonjë ‘punë të vogël’? 
Apo shefat e mëdhenj? Të cilët e dinë që nuk janë vënë aty për të rritur sigurinë publike , por për të ruajtur pushtetin. Asgjë nuk është e re. 

Ekzekutime në mes të Tiranës , të përkëdhelur që bëjnë gara vrasëse, manjakë që ekzekutojnë sapo lirohen për një ‘sjellje të mirë’ nga burgu. Asgjë nuk është më e re. Shqipëria është një vend ku qytetarët e vet nuk janë të barabartë para ligji , policit, makinave para shkollimit dhe shanseve për pushtetin dhe përfitimin. Përpara krimit të verbër, jemi të gjithë njësoj, ka disa ditë që jemi përfshirë nga pasiguria dhe me shumë mundësi kështu do vazhdojë, derisa ata që paguhen për të mbajtur përgjegjësi ta gjejnë fajin tek të gjallët dhe jo tek të vdekurit.

Rritet paga minimale në Greqi/ Mitsotakis :”Duke filluar nga 1 prilli do të jetë 780 euro

Duke filluar nga 1 prilli, paga minimale në Greqi do të jetë 780 euro. Lajmin e bëri të ditur kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, shkruan Protothema. Mitsotakis u shpreh se rritja do të jetë 9.4% dhe është hera e tretë që paga minimale rritet gjatë qeverisjes së tij. Ai ka kujtuar se në vitin 2019, paga minimale në Greqi ishte 650 euro.

“Nuk kam iluzione, e di që në vendin tonë rrogat janë ende të ulëta. E dëgjoj gjatë gjithë kohës sidomos nga të rinjtë dhe të rejat që e kanë të vështirë. Kjo rritje e re padyshim nuk e zgjidh problemin, por është një lehtësim i konsiderueshëm dhe mbi të gjitha tregon synimin tonë për të rritur pagat në si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat”, theksoi Mitsotakis.

Pranvera sjell flamingot në liqenin e Pogradecit(Video)

Flamingot janë rikthyer. Ndalesa e tyre në liqenin e Ohrit nuk është një fenomen i zakonshëm por prej 6 vitesh përveç lagunës së Nartës dhe Karavastasë shpendët janë parë edhe në liqenin e Ohrit kryesisht në stinën e vjeshtës. Ndërsa këtë fillim pranvere 4 shpendë janë rikthyer në Pogradec çka duket se lidhet me tërheqjen e ujërave të liqenit që krijon edhe kushte të përshtatshme

për qëndrimin e përkohshëm të tyre.