Efi ka festuar mbrëmë 28-vjetorin me një super festë mes miqsh dhe njerëzish të dashur për të. Ish-banorja e Big Brother VIP shkëlqente e veshur me një fustan të zi me pjesën e poshtme ngjyrë ari. Por pjesa më kulminante e mbrëmjes ishte kur Efit i kishin dedikuar një këngë. Më saktë një ripunim i këngës së Flori Mumajesit, këngë të cilën Efi e pëlqen shumë. Flori bashkë me miqtë e Efit kanë bashkëpunuar për t’i sjellë asaj një version unik të këngës.
“Kjo ishte dhurata me e bukur per mua. Faleminderit shume Flori Mumajesi. Skam fjalë, lotët folën”, shkruan Efi.
Një nënë nga Teksasi ka vrarë me thikë djalin e saj 4-vjeçar në sy të gjyshes së tij. Monica Figueroa është akuzuar për vrasje kapitale për vdekjen e 4-vjeçarit Grayson Hurt. Policia e ka gjetur trupin e 4-vjeçarit të mbuluar pjesërisht me një batanije. Më pas hetuesit kanë zbuluar se fëmija kishte vdekur prej orësh.
Johnson i ka treguar policisë se e kishte parë të bijën duke goditur mbi batanije me një thikë me dorezë druri. Fillimisht ajo ka dëgjuar ulërimat e nipit të cilat më pas janë shuar. Gjyshja dyshohet se është larguar pasi e bija e ka kërcënuar. Ajo është kthyer të nesërmen dhe ka njoftuar policinë.
Nga Ilda Zhulali : Qeveria shqiptare e shtyu për të paktën një vit zhvillimin e censusit që do të dokumentonte numrin dhe gjendjen e përgjithshme të qytetarëve që jetojnë aktualisht në Shqipëri. Kjo shtyrje i dha mundësinë për të shmangur, të paktën për një vit, ballafaqimin me realitetin dramatik që do të dalë nga ky regjistrim.
Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe autoritetet britanike, rezulton që nga 2014 deri në 2022, të paktën 935 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi. Nëse do ta përkthenim në një fotografi qytetesh këtë shifër, do të kishim 4 qytete të mëdha si Durrësin, Elbasanin, Shkodrën dhe Fierin krejtësisht të boshatisura, pa asnjë frymë njeriu.
Teksa do të udhëtonit nëpër Shqipëri, mendoni, do të kalonit përmes këtyre qyteteve fantazëm, që dikur renditeshin ndër qytetet më të mëdha, dhe me potencialin më të madh të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror.
Ata që duan ta fshehin këtë fotografi, dihet çfarë motivi kanë.
Ata që duan ta ndryshojnë këtë fotografi, dihet çfarë duhet të bëjnë.
Këngëtarja e mirënjohur e skenës, Besa Kokëdhima ka treguar se në ”Big Brother Albania Vip 2”, të preferuar ajo ka Luizin. Këtë e ka treguar edhe sot përmes një mesazhi të gjatë dërguar përmes ”Big Love”. Ajo e cilëson fenomen Luizin dhe që e pret që të këndojnë bashkë, kur ai të dalë nga ky format.
”Urime Luiz! Të përshëndes të falënderoj për vlerësimet, më kanë mbërritur në vesh. Je një fenomen, çdokujt i duhet një ”Luiz” në rrethin shoqëror. Je artist në talent e në shpirt. Kurdo që të dalësh, të pres të takohemi e këndojmë. Urime dhe Kiarës princeshës, vajzës së mençur e të matur. Urime dhe Olta luftarake, Kristi fisniku, Armaldo paqësori, Visi shpirtmiri, Kejsi yllli, Dea feministja, Jori bohemja, Nita seriozja dhe banorët e rinj”,-është mesazhi i Besës.
Prej disa javësh, Big Brother VIP Albania ka bërë që shqiptarët nga mbarë bota t’i dërgojnë banorëve mesazhe e dhurata përmes një aplikacioni online të quajtur Big love.Fansat mund të zgjidhin një emoji që nis nga vlera 3 euro deri në 100 euro, e cila është kurora.Dhe një mesazh shumë i papritur ka shkuar sot në shtëpi. Sipas asaj që u shfaq në ekran Butrint Imeri i ka dërguar një mesazh Jorit.
“Një bukuroshe si ti, mirë se të vish në Kosovë!,” shkruhet në mesazhin që mban dërguesin: B…. Imeri KS. Olta Gixhari nuk e ka humbur rastin duke bërtitur se ky mesazh ishte nga Butrint Imeri. Për disa sekonda në shtëpi ka rënë heshtja duke vënë në siklet Kiarën dhe Luizin, gjë që lexohet edhe në fytyrat e tyre. Kiara shihet duke buzëqeshur në siklet.…
Si rrallë herë Luizi ka folur ditën e djeshme në një bisedë me Dea Mishel për jetën e tij personale. Fenomeni i këtij BBV2 ka treguar se është zhgënjyer më herët nga dikush që e kishte tradhtuar. Ndër të tjera Luizi është shprehur se ish-partnerja e tij ka qenë e lidhur gjatë kohës që këta të dy frekuentoheshin dhe dilnin bashkë.
Pjesë nga biseda:
Zhgënjimi më i madh që keni pësuar nga një marrëdhënie?
Luizi: Kur mora vesh që kishte një tjetër. Kishte ajo një tjetër gjatë kohës që u lidh me mua. Unë e mora vesh rastësisht…
Dea Mishel: Edhe ca bëre?
Luizi: Asgjë, e lash
Dea Mishel: Po ai e mori vesh?
Luizi: Po moj
Dea Mishel: A pati ndonjë ballafaqim?
Dea Mishel: Jo moj asgjë, as telefon asgjë. Ata u martuan vazhdon besimi i verbër, s’ke ça ti bësh. Dikush e fal, dikush nuk e fal.
Banorët e Big Brother Albania duket se do të vazhdojnë të qëndrojnë gjatë në shtëpi. Ndjekësit janë tepër kuriozë për të ditur datën e finales së këtij spektakli.Së fundmi ka një datë të caktuar për këtë. Burime për ‘Iconstyle’ bëjnë me dije se finalja e “Big Brother VIP” do mbahet më 16 Maj.
Pra banorët do të duhet të qëndrojnë brenda edhe dy muaj të tjerë. Ende nuk dihet se kush do jenë katër finalistët, mirëpo deri atëherë kjo mbetet për t’u parë.
Anis Mehmeti është përzgjedhur në formacionin e javës në “Championship” të Anglisë nga portali i njohur “Sportinglife”. Mesfushori, i cili u transferua në janar te Bristol Siti, ka shkëlqyer këtë fundjavë në ndeshjen që ekipi i tij fitoi 2-0 ndaj Blekpulit. 21-vjeçari, i cili u aktivizua titullar dhe luajti për gjatë gjithë takimit, dhuroi një paraqitje shumë pozitive, aq sa ka zënë një vend në formacionin më të mirë të javës.
Ndërkohë kjo formë e mirë që po kalon mund t’i sigurojë Mehmetit një ftesë nga trajneri i ri i Kombëtares, Silvinjo, për ndeshjen me Poloninë. Mesfushori më parë ka qenë edhe pjesë e rregullt e ekipit Shpresa, ndërsa tani po pret momentin për në ekipin e parë të Shqipërisë.
Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Drenovës, Altin Gusho. Ky i fundit prej dy vitesh mbante postin e drejtorit të IEVP Drenovë. Mësohet se në krye të kësaj detyre është emëruar Durim Toska, i cili ka mbajtur deri më tani postin e drejtorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Pogradecit.
Para kësaj detyre, Gusho ka mbajtur postin e shefit të Policisë së burgut të Drenovës për 1 vit.
Kevin Jacobs, ish fituesi i Big Brother Vip Canada ka reaguar një ditë pasi Luizi zbuloi se kishte ndjekur strategjinë e tij për të çuar në televotim tre banorë. Ai ka postuar në rrjetin e tij social foton e Luizit duke vlerësuar strategjinë e tij. Luizi u shpreh dje pas leximit të zarfit të zi se kishte bërë qëllimisht plan për të komunikuar me Kristin dhe Armaldon në tualet në mënyrë që ata të tre të shkonin përballë njëri tjetrit në televotim.
Kur të gjithë po prisnin që në zarfin e zi të ishin të shkruar emrat e Olta Gixharit dhe Qetsor Ferrunajt pasi komunikuan me kode, “Big Brother VIP” surprizon. Dënimi në fakt erdhi për Luiz Ejllin, Armaldo Kllogjerin dhe Krist Aliajn. Të tre janë futur për disa sekonda në banjën e shtëpisë dhe për këtë Vëllai i Madh ka vendosur t’i dërgojë në televotim.
Ejlli u shpreh se ai e kishte planifikuar një gjë të tillë. Ai tha se duke qenë se Kutia e Pandorës i shkoi dëm, mendoi të shkelte rregullat duke përfshirë Armaldon dhe Kristin. Por këtë gjë nuk e besuan disa prej banorëve. Madje edhe opinionistja, Zhaklina Lekatari i tha se nuk e kishte planifikuar ai gjithë këtë situatë. “Ty të vjen keq që dole në nominim me dy njerëzit e tu të dashur. Mos bëj si strateg”, i tha ajo.
Por Luizi ka zbuluar mbrëmë teksa të gjithë ndodheshin jashtë duke ngrënë se ku e ka marrë këtë ide. Ai i bëri thirrje publikut që të hapnin “Big Brother”-in kanadez dhe aty do e gjenin këtë plan.“I bëj thirrje gjithë publikut të hapë Big Brother-in kanadez dhe ta shohin të njëjtën gjë. E ka bërë me 3 veta ai burri i botës dhe ka çuar 3 vetë në nominim, bashkë me veten. 4 vetë në nominim”, tha Luizi.
Menjëherë Antoneta Koçi e pyet se si i mban mend gjithë këto dhe këngëtari i përgjigjet: “Po pse për ça kam ardhur unë këtu?”.
Katë policët grekë që dhunuan shqiptarin e burgosur në Greqi, kanë dalë nga burgu. Sipas mediave greke policët kanë kërkuar falje dhe autoritetet kanë vendosur që tu japin lirinë. Policët po transferonin shqiptarin nga Selaniku në burgjet e Koridhalos dhe e kanë rrahur duke i shkaktuar plagë të rënda. Nëntë të burgosurit e tjerë që ishin në autobus deklaruan se efektivët kanë nisur ta dhunojnë shqiptarin pa asnjë arsye.
Kur kanë arritur në burgun e Koridhalosit në Athinë, policët i kanë vendosur shqiptarit një helmetë në kokë në mënyrë që të mos i dukeshin shenjat e dhunës…me justifikimin se 33-vjeçari ka shfaqur shenja që donte të lëndonte veten…
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga depërtimi i një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të ftohta dhe të lagështa.Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave.
Lokalisht në zonën e jugut dhe veriperëndim në periudha të shkurtra kohore reshjet në formën e stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve dhe verilindje në lartësitë mbi 800 metër reshje të dendura dëbore ndërsa në zonën e juglindjes reshjet e dëborës me intensitet të ulët dhe mesatar.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2- 8m/sek, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi dhe behet intensive kryesisht ne oret e pasdites dhe mbrëmjes 12-18m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-5 ballë.Temperaturat parashikohen:në zona malore 5 deri 13°C,në zona e ulëta 7 deri 18°C,në zona bregdetare 12 deri 18°C
Ditën e djeshme, një grua humbi jetën në Kishën e Shna Ndout në Laç, pasi u rrëzua teksa ishte në pelegrinazhin e Kishës. E ndjera në foto është Gjele Biba, 75 vjeçe, nga fshati Ungrej, Lezhë.Teksa po ngjitej për të shkuar në shpellën tip guve, në Kishën e Laçit, gruaja ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga lartësia.
Ajo ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar për në spitalin e Traumës në kryeqytet, por rrugës ka humbur jetën.
Opinionisti Arbër Hajdari ka komentuar raportet e Luizit me Kiarën gjatë lojës siameze kur ai ishte me Oltën. Opinionisti Arbër Hajdari ka komentuar raportet e Luizit me Kiarën gjatë lojës siameze kur ai ishte me Oltën. Olta u kujdes për Luizin dhe siç edhe deklaroi, e bëri për arsye humane dhe jo për lojë. Nga ana tjetër mjaft e komentuar ka qenë sjellja e Kiarës. Duke komentuar këtë episod, Arbër Hajdari u shpreh se Kiara u soll indiferente ndaj Luizit dhe kjo u pa qartë.Kiara u përpoq ta argumentojë se gjërat në shtëpi janë ndryshe nga çfarë duken jashtë.
Pjesë nga biseda:
Arbër: Kësaj rradhe nuk gjej arsye, për ta justifikuar sjelljen e Kiarës, se si mund të jetë aq indiferente ndaj të dashurit të saj. Ajo e ka obligim përkujdesjen. Nuk e justifikoj dot komentin “Hemo se nuk të dhemb aq shumë koka”. Nëse Olta po bën lojë, luaj dhe ti o Kiara. Kur personi yt i dashur të thotë që është sëmurë, nuk gjej argument të justifikoj veprimin tënd.
Kiara: Jemi shumë të ngarkuar, është dita e 80. Gjërat shihen ndryshe nga ekrani, ndryshe janë këtu.
Luiz: Arsyeja që nuk u afrua Kiara kam qenë unë. I thash unë mos më rri pranë se nuk doja zhurmë.
Kiara: Unë dashurinë time e tregoj në mënyra të tjera, nuk e tregoj duke i dhënë puthje apo duke i zier çaj.
Arbër: Ti ndonjëherë ke një sjellje arrogante.
Kiara: Të dy e kanë bërë këtë gjë, për të më vënë në lojë. Nuk ishte edhe aq e madhe.
Gjatë orëve të natës në zonat malore ka pasur edhe reshje dëborë. Kryesisht reshjet e borës kanë qenë prezente në Bogë-Theth dhe në Korçë-Dardhë. Përmes një postimi në “Facebook’, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se është bërë i mundur pastrimi i borës dhe qarkullimi është i hapur, megjiatë ka këshilluar drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.
Njoftimi i plotë:
Gjatë natës ka pasur reshje shiu në të gjithë vendin ndërsa në Bogë-Theth dhe në Korçë-Dardhë nga km 9-14 ka pasur reshje dëbore. Është punuar pa ndërprerje për pastrimin e rrugës dhe me shpërndarjen e kripës
Temperaturat kanë qenë në vlera pozitive . Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
Reshje dëbore në Dardhe/ ARRSH drejtuesve të mjeteve: “Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë… pic.twitter.com/nYVd5vJfjd