Nëse s’pranoja kandidaturën për Tiranën/ Roland Bejko: “Alibeaj jepte dorëheqjen dhe vula i shkonte Berishës…

Kandidati i Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt, Ronald Bejko, është shprehur se nuk do të tërhiqet nga gara për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Ai shtoi se po të mos kishte pranuar që të garonte për Tiranën, atëhere Alibeaj do të jepte dorëheqje nga posti i kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike dhe vula do i shkonte ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ndër të tjera, Bejko tha se Berisha po ushtron “terror” mbi bashkëpunëtorët e tij, por jo direkt tek vetë ai.

“Sot kush nuk është me PD i bie të jetë me Berishën, edhe këto largimet, janë pjesë e presionit, hajde bashkohemi që të mos merrni përgjegjësinë e humbjes, se nuk e përballojnë dot presion, as të 14 majit ku do u thuhet pse humbët ju. Bashkëpunëtorët e mi, janë nën terrorin e dhunës verbale të Berishës. Nëse unë nuk do garoja, Alibeaj do jepte dorëheqjen dhe vula do i shkonte Sali Berishës,”- tha Bejko për “Report Tv”.

Më 14 Maj, Bejko do të përballet me demokratin, Belind Këlliçi, kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përfaqësuesin e “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori si dhe kandidaten e PDIU-së Lajla Përnaska.

Motra e Luizit e tregon hapur :”E shoh Kiaren, njësoj sic e sheh Luizi….

Pas daljes së Kiara Titos nga shtëpia e “Big Brother Vip Albania”, të gjithë janë kuriozë të dinë nëse është takuar me familjarët dhe miqtë e Luizit. E duket se disa përgjigje më në fund i morëm. Përmes një “Ask & Question” në Instagram, motra e Luizit, Ina, i është përgjigjur disa prej pyetjeve të ndjekësve. Ashtu sic pritej, ato për Kiarën mbizotëronin dhe Ina ju është përgjigjur pa hezitim.

Ajo ka treguar se kanë foluar me moderatoren dhe ju duket shumë ndryshe nga cfarë kanë parë nga ekrani. Gjithashtu me një përgjigje shumë diplomatike, Ina tregoi se ata e shohin Kiaren, njësoj sic e sheh Luizi.

‘Mba premtimin bir’/ Ja telefonata rrëqethëse mes Luizit dhe nënës së tij(Video)

Të martën e kaluar, Arbana Osmani i lajmëroi banorët se gjatë javës do të kenë mundësi të bëjnë një telefonate me një familjar. Sot banorët kanë folur me familjarin që kanë zgjedhur. Një telefonatë që pritej me shumë kuriozitet ishte patjeter ajo e Luizit. Dhe e dini kush fshihej pas telefonit? Mamaja e tij.

Më në fund Luizi shuajti sado pak mallin. Pasi e pyeti se si është, mamaja e inkurajoi të vazhdojë duke e siguruar që jashtë cdo gjë është mirë. “Mbaj premtimin që ke dhënë”, dëgjohet ti thotë ajo.

Cila ishte përgjigja e Luizit?

Normal që do vazhdoj moj burrnesh”.

Ronaldo nxjerr “bishën” në rrugët e Madridit (Video)

Vlera e makinës është rreth 8 milionë euro dhe Cristiano, për herë të parë e ka ngarë atë nëpër rrugët e Madridit. Në video shihet automjeti i bardhë nga jashtë. Sigurisht, futbollisti portugez e ka personalizuar brendësinë e automjetit duke zgjedhur lëkurën e kuqe.

“Bugatti Centodieci” u zbulua vitin e kaluar në “Pebble Beach” si nderim për ‘EB110’ të viteve 1990.“Centodieci” është 20 kg më i lehtë se ‘Chiron’ i zakonshëm dhe ka një motor 8.0 litra Ë16, që jep 1600 kuaj fuqi mbresëlënëse.

Sipas të dhënave të siguruara nga “Bugatti”, makina arrin shpejtësinë maksimale prej 380 km/h.

Policia rrugore me dorë të hekurt në Korçë, arreston 3 persona dhe pezullon 7 patenta…

Gjatë javës së fundit, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore:

•janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe janë referuar në Prokurori 2 ngjarje të tjera;

•janë pezulluar 7 leje drejtimi për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Korçës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë.

Kush është banorja që do të rikthehej në Big Brother Vip nga votat e publikut?

Plot 24 banorë janë larguar, eliminuar ose përjashtuar këtë edicion të “Big Brother VIP”. Dy ditë më parë mediat publikuan një sondazh ku mund të votonit se cilin banor do të rikthenit në shtëpi nëse do të vinte mundësia. Mijëra njerëz kanë votuar në këtë sondazh dhe votat më të shumta i ka marrë Efi.

Efi ka marrë 72% të votave, një përqindje shumë e lartë kjo mes 24 emrave.

Duka: “Nuk ndryshojmë objektivin, s’do flitet më për humbje dinjitoze, kemi përpara 7 finale…

Shqipëria e drejtuar nga trajneri Silvinjo e nisi rrugëtimin drejt Kampionatit Europian Gjermani 2024 me një humbje në transfertë përballë Polonisë. Një debutim i hidhur për trajnerin brazilian të kuqezinjve që pavarësisht një loje të mirë të treguar në Varshavë nuk arriti të sigurojë një rezultat pozitiv në këtë start eliminatoresh. Për të komentuar debutim e Shqipërisë, fshf.org ka zhvilluar një intervistë me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili nuk e ka fshehur zhgënjimin e përjetuar në këtë debutim dhe ka theksuar se përtej paraqitjes positive, të gjithë nuk duhet të harrojnë se edicioni u nis me humbje dhe se koha e humbjeve dinjitoze është tejkaluar tashmë.

President, nisëm në Varshavë kualifikueset e Europianit Gjermani 2024. Si e patë ju këtë debutim të skuadrës dhe trajnerit Silvinjo?

E nisëm këtë rrugëtim kualifikues ndaj skuadrës së renditur si kokë grupi. Sigurisht që e dinim që do të ishte një ndeshje e fortë por ne kishim përgatitur gjithҫka për të dalë me një rezultat pozitiv nga kjo transfertë. Për lojën e zhvilluar dhe atë që dhamë në fushën e lojës duhet të kishim marrë diҫka më shumë por kjo nuk ndodhi. I përgëzoj lojtarët, ashtu si edhe stafin teknik për impenjimin e treguar por koha e humbjeve dinjitoze është e tejkaluar dhe ne kurrësesi nuk mund të kënaqemi me një humbje të tillë. Duhet të rritemi, të punojmë më shumë dhe të jemi më me këmbë në tokë. Duhet ta kuptojmë të gjithë, ne, ekipi e stafi drejtues që kemi humbur në Varshavë.

Siҫ e thatë dhe ju, skuadra dha sinjale positive. Ku mendoni se duhet fokusuar më shumë puna e stafit teknik?

Nuk mund të hyj në aspekte teknike. Do gaboja nëse do e bëja diҫka të tillë. Sigurisht që është detyrë e stafit teknik të analizoj në mënyrën më të mirë këtë ndeshje të parë eliminatore dhe të nxjerrë konkluzionet e duhura se ҫfarë shkoi mirë dhe se ku do duhet të fokusohemi për tu përmirësuar dhe parë atë skuadër që të gjithë ne duam. Për të fituar një ndeshje dhe për të arritur objektivat e rëndësishëm duhet ta ҫosh topin në rrjetë, duhet të konkretizosh rastet e krijuara. Ne këtë nuk po e bëjmë dhe në të tilla nivele e dimë të gjithë se vlejnë pikët më shumë sesa kujtimi i një ndeshjeje të tillë. Të gjithë duhet të bëjmë diҫka më shumë.

Dy muaj pauzë dhe rikthehemi me dy ndeshjet “normale” ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Qershori na rikthen në shtëpi me ndeshjen ndaj Moldavisë dhe transfertën e Ishujve Faroe. Dy ndeshje shumë shumë të vështira. Do të kemi përballë një Moldavi krejt tjetër nga ajo e tre viteve më parë, kjo u pa edhe në ndeshjen që ato luajtën me Republikën Ҫeke. Janë shumë të organizuar, një skuadër e vendosur mirë në fushë dhe shumë të kujdesshëm. Duhet të zbresim në fushën e lojës të karikuar për të arritur fitoren. E njëjtë edhe për transfertën e Torshavnit, është një nga kundërshtarët më të vështirë në fushën e tyre. Moldavia e tregoi forcën e vet ndaj Ҫekisë ashtu si Ishujt Faroe pak muaj më parë kur mundën Turqinë në shtëpi. Intensiteti, përkushtimi dhe përqendrrimi do duhet të jenë maksimal. Dy ndeshjet e qershorit janë më të rëndësishmet për ne. Nëse gabojmë largohemi nga objektivi.

Pasi keni një panoramë më të qartë të grupit tonë kualifikues, a është i arritshëm objektivi kualifikim sipas jush?

Ne jemi totalisht në lojë dhe objektivi jonë mbetet i pandryshuar: kualifikimi. Kemi përpara 7 finale. Janë shtatë ndeshje ku ne duhet të jemi perfekt në ҫdo aspekt dhe të arrijmë të marrim maksimumin në ҫdo ndeshje. Nuk lejohen hapat fals. Duhet të luftojmë për ҫdo pikë. Kjo është ajo që duhet të bëjmë dhe padiskutim që objektivi jonë do të jetë realizuar. Cilësitë skuadra i ka, stafi teknik është shumë i impenjuar për të bërë më të mirën ashtu si edhe Federata, opinion publik dhe mediat që e kanë mbështetur skuadrën dhe do të vazhdojnë ta bëjnë.

Keisi pranon dashurinë për Lorencin dhe zbulon sekretin…

Një nga sekretet që duhet të gjenin banorët ishte për dikë që kishte shkruar se ishte dashuruar me një nga banorët e Big Brother. Keisi ka zbuluar sot se ky sekret i përket asaj. Teksa fliste me Lorencin, në prani të Nitës dhe Fotinisë, Keisi tha se ishte zhgënjyer që nuk ia kanë gjetur sekretin.

Keisi: Më zhgënjyet që nuk e gjetët sekretin tim

Lorenci: Kush është sekreti jot? Ke dash me vra veten kur u ndamë bashkë?

Keisi: Kam qenë e dashuruar

Lorenci: Me dikë në Big Brother?

Keisi: Po, por nuk tregoj më shumë

Lorenci: Me kë? Me Kristin?

Keisi: Jo, e kam përballë!

Pas këtij momenti Lorenci i dha një përqafim Keisit.

Grida Duma sulmi mbi Top Channel i ngjashëm me bombardimet e NATO-s në Serbi….

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pak pas mesnatës së të dielës në zyrat e Top Media Group, cak i sulmit ishte televizioni, por për pasojë i vdekur mbeti roja i sigurisë, Pal Kola. Një grup personash goditën me kallashnikov 25 herë në drejtim të media. Për ngjarjen një emision special e mbajti edhe moderatorja e Top Story-it, Grida Duma. Para prezantimit të mysafirëve që kishte në studio, ajo mbajti një fjalim mbi 5 minutësh.

Duke folur për aktin e rëndë që tronditi Shqipërinë, në veçanti median ku ajo së fundmi është punësuar ka thënë se këto raste ndodhin vetëm në vendet ku ka luftë.Mes tjerash ajo bën një krahasim skandaloz. Thotë se kjo “ka ndodhur në Serbi kur forcat e NATO-s bombardonin” duke kujtuar rastin kur NATO kishte sulmuar televizionin propagandist serb që ndizte luftën dhe gjenocidet ndaj popujve tjerë në Ballkan, RTS.

Mëngjesi i sotëm i gazetarëve të Top Channel të cilët ishin të traumatizuar, një makinë është shkëmbyer me makinën që goditi ndaj godinës e nuk është goditur veç kaq është akt i paprecedentë terrorist ndaj fjalës së lirë”, ka thënë Duma.

“Ne si Top Story u përpoqëm të bëjmë kërkime kudo, ku ka ndodhur të goditet një media dhe fjala e lirë në këtë mënyrë, një media kaq e madhe prestigjioze. Vetëm në vendet ku kanë luftë. Aktualisht po të shikoni ka ndodhur në Ukrainë, ka ndodhur në Irak ka ndodhur në Serbi kur forcat e NATO-s bombardonin. Nuk ka raste të tilla, sot në aktualitetin e tanishëm”, u shpreh ajo mes tjerash.

Video:

Trondit gazetari i njohur: “Partitë politike në Shqipëri e Kosovë kanë pasur skuadra për vrasjen e njerëzve

Gazetari Milaim Zeka thotë se partitë politike në Shqipëri dhe Kosovë kanë pasur brenda vetes skuadra për vrasjen e njerëzve. I ftuar në emisionin “Ora e Betit”, ai tregoi përvojën e tij në televizionet shqiptare. “Partitë politike në Shqipëri dhe Kosovë kanë pasur brenda vetes edhe skuadra për vrasje të njerëzve. Rrahje të gazetarëve, vrasje të kundërshtarëve politikë, këto dihen.

Rasti i BIRN është pak më i mirë se kanë mbështetje financiare nga institucione të ndryshme ndërkombëtare. Ne kemi presion të dyfishtë, nga politika dhe shumica e pronarëve.

Personalisht, disa pronarë të televizioneve në Shqipëri dhe Kosovë, pyetjen e parë që ma kanë bërë ka qenë jo çfarë di të bësh por me cilën parti politike je, çfarë mendon për filan lider politik? Për mua ka qenë trishtuese, neveritëse dhe mbi të gjitha poshtëruse për profesionin tim.

Njerëz të fuqishëm të medias, pasi kemi bërë kontratë verbale për një vend pune në një media të fuqishme në fund më ka thënë po por më ka ardhur lajmi që ti nuk je mirë me filan lider politik dhe nuk je i dëgjueshëm dhe i kontrollueshëm.Kosova është shumë më mirë se Shqipëria se kemi monitorues ndërkombëtar”, tha ndër të tjera Zeka.

Ish-gardiani shpjegon pse oficeret femra ‘përfundojnë shpesh në lidhje intime’ me të burgosurit në Britani…

Një ish-gardian burgu i kthyer në shkrimtar, ka ofruar së fundmi shpjegimin e tij se përse rojet femra kapesh vazhdimisht duke bërë seks me të burgosurit ne Britani, duke thënë se ka një numër faktorësh që ndikojnë.Prej vitit 2019, 31 gardiane femra në Britani janë shkarkuar për lidhje seksuale me të burgosur, duke përfshirë dhe një që lindi një fëmijë nga lidhja.

E reja tha se “lidhja e saj doli jashtë kontrolli” pasi mes faktorëve të tjerë, nuk kishte marrë trajnimin e duhur për detyrën. Edhe autori Neil ‘Sam’ Samworth, i cili ka punuar për 11 vjet në burgun e Manchester, tha: “Ato nuk kanë eksperiencë, dhe të burgosurit mund të jenë shumë manipulues.”

“Stafi është shumë i ri, ata janë thuajse fëmijë që sapo dalin nga shkolla, me mosha 18, 19 apo 20 vjeç”.

Samworth, ka shkruar librin ‘Strangeways’: Historia e një gardiani, bazuar në eksperiencat e tij në detyrë, ku mes të tjerash thotë se të burgosurit dinë të manipulojnë gardianët që janë shpeshherë të rekrutuar naivë, duke përdorur si joshjen dhe intimidimin.

Ai thotë se të burgosurit nuk duan vetëm seks nga gardianet, por të fusin objekte kontrabandë dhe më tej të punojnë për ta. Vetëm tre vitet e fundit re gardiane femra të burgut të Berwyn në Uells janë burgosur për lidhje intime me të burgosurit. Ato ishin Jennifer Gavan, 27 vjeçe, Ayshea Gunn, 27, e Emily Watson, 26 vjeçe.

Gardiania Ruth Shmylo është akuzuar për marrëdhënie ‘të papërshtatshme’ me të burgosurin Harri Pullen në Bridgend, Uells dhe pritet të gjykohet pasi mohon akuzat. Infermierja e burgut Elyse Hibbs, 25 vjeçe, gjithashtu u burgos në tetor për lidhje me Pullen.

Në përgjigje të zbulimeve një zëdhënës i burgjeve tha: “Shumica e stafit të shërbimit të burgjeve janë punëtorë dhe të ndershëm. Ne po bëjmë shumë për të kapur dhe dënuar numrin e vogël që i thyen ligjet”./topchannel

Italianët ngrenë alarmin: “Shqiptarët po ‘marrin’ Panjat e Kuqe, çmimi i një fidani shkon 500 € …

Kopshtarët në Pistoia të Italisë janë të shqetësuar për një fenomen të shtuar shumë kohët e fundit. Prej disa kohësh ata janë duke u përballur me vjedhjen e fidanëve të panjave të kuqe vlera e të cilave shkon deri në 500 euro. Ata janë të sigurtë se shqiptarët janë ata që u vjedhin bimët dhe më pas i dërgojnë në Shqipëri. Hajdutët rikthehen çdo natë në aksion në parcelat në Pistoia për të vjedhur fidanët e panjeve të kuqe.

Një mijë panja u vodhën nga kompania Innocenti Vittorio e Quintilio, e cila është e vendosur në via di San Pantaleo, në kufirin midis komunave të Serravalle dhe asaj të Pistoia, në via di Montechiaro. Hajdutët nuk frikësohen fare pavarësisht nga afërsia e shtëpive, më pak se njëqind metra larg.

Panjet me gjethe të kuqe janë ndër varietetet më të kërkuara në mesin e blerësve të bimëve zbukuruese këto ditë. Vlera e tyre komerciale, në fazën 0 deri në 3 vjet, është nga 3, 5 dhe 7 euro për fidan, nga 3 deri në 10 vjet, periudha në të cilën shiten shkon deri në 500 euro. Fermerët thonë se dhjetëra mijëra bimë panje janë vjedhur nga fidanishtet Pistoia muajt e fundit. Ata janë të sigurt se bëhet fjalë për vjedhje me porosi. Madje edhe për destinacionin ata kanë më shumë se një dyshim të thjeshtë: Shqipërinë.

Kjo lloj vjedhjeje ka marrë karakteristikat e një emergjence të vërtetë. Aq sa shoqatat tregtare kanë pasur takime edhe me drejtuesit e forcave të policisë dhe me prefekturën për të frenuar këtë fenomen .