Ndryshime në Qeveri/ Ikën zv.Ministri i Financave, ja kush e zevëndeson…

Besart Kadia është larguar nga Ministria e Financave për tu emëruar në atë të Punëve të Jashtme. Në vendimin e qeverisë shihet se Kadia është liruar si zëvendësministër në Ministrinë e Financave për tu emëruar në të njëjtin post në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Vendi i Kadias është zënë nga Endrit Yzeiraj, i cili më herët mbante postin e zëvendësministrin tek MEPJ-së, duke realizuar kështu një rokadë në kabinetin qeveritar.

Vendimet e qeverisë:

Z. Besart Kadia emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Endrit Yzeiraj emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Endrit Yzeiraj vs Besart Kadia

E rëndë, gruaja 33-vjeçare qëllon me thikë bashkëjetuesin…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier.Mësohet se një grua 32-vjeçare ka therur me thikë bashkëjetuesin e saj mëngjesin e sotëm. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se 32-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve ka plagosur me thikë bashkëjetuesin me iniciale A.J, 33-vjeç. Policia ka arrestuar 32-vjeçaren, ndërkohë 32-vjeçari i plagosur është transportuar në spital.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen A. A., 32 vjeçe, banuese në Fier, pasi gjatë orëve të para të mëngjesit, pas një konflikti për motive të dobëta, në banesën e saj, ka goditur me mjet prerës(thikë), bashkëjetuesin, shtetasin A. J., 32 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”

Zhduket 15 vjeçarja në Tiranë/ Familjarët alarmojnë Policinë: “U largua dhe nuk u kthye më…

Një 15 vjeçare ne Tirane ka humbur kontaktet me familjarët e saj. Kanë qenë familjarët e saj të cilët kanë denoncuar humbjen e adoleshentes. Policia e kryeqytetit bën me dije se po punohet për gjetjen e vajzës. “Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi M. D., 57 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa, mbesa e tij 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Bordi ‘ve dorën në zemër’ ,ul çmimin e naftës me 4 lekë…

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish këtë të mërkurë çmimin e karburanteve. Sipas vendimit të marrë nga Bordi nafta do të tregtohet me 193 lekë/litri, benzina 190 lekë/litri dhe gazi me 80 lekë/litri./ Nafta është ulur me 4 lekë, ndërsa benzina dhe gazi vijojnë po në të njëjtat çmime. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot, ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Çmimet e reja:

Nafta, 193 lekë/litri me pakicë, 181 lekë/litri me shumicë
Benzina: 190 lekë/litri me pakicë, 178 lekë/litri me shumicë
Gazi: 80 lekë/litri me pakicë, 68 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 99 lekë/litër.

Shpërblimet për pensionistët? Ibrahimaj: “Ende nuk kemi përcaktuar një politikë të tillë….

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj gjatë një deklarate për mediat ditën e sotme u shpreh se qeveria ende nuk ka një politikë mbështetëse për pensionistët në muajin prill. Gjatë përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ibrahimaj mes të tjerave u shpreh se për momentin qeveria nuk ka përcaktuar një politikë të dhënies së një shpërblimi të menjëhershëm për pensionistët.

Ibrahimaj: “Ne kemi parashikuar në buxhet për këtë vit një fond i cili i dedikohet mbështetjes sociale. Po punojmë për rritjen e pagave dhe do synojmë që pagat të rriten gjatë vitit. Një ndër hapat që ndërmorëm është rritja e pagës minimale. Jo vetëm në administratë. Sa u përket pensioneve kemi në politikë të konsoliduar në bazë të inflacionit. Gjatë vitit të kaluar u indeksuan dy herë. Nuk kemi përcaktuar një politikë të dhënies së shpërblimit në prill.”

Kërcënoi përmes telefonit dhe i demtoi derën e shtëpisë/ Policia procedon 48 vjeçarin nga Pogradeci…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Y., 48 vjeç, banues në Pogradec, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka kanosur me fjalë nëpërmjet telefonit,

një 39-vjeçar dhe ka dëmtuar me mjete të forta portën kryesore të rrethimit të hidrocentralit, në fshatin Shpellë, Pogradec.

Pa patentë ,kryente manovra shpejtësie në mes të Bilishtit / Policia procedon 17-vjeçarin me Volkswagen…

Specialistët e Trafikut Urban referuan materialet në Prokurori dhe filluan procedimin në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, pasi në qytetin e Bilishtit, duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Volkswagen”, ka kryer manovra shpejtësie dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar,

por ka braktisur mjetin dhe është larguar.

“E ke shtypur a jo? Po e kam shtypur, si i bëra kalamajtë unë se na q*** nënën, na turpërove” – Degradon debati në TV Klan…

Emisionet në televizionet shqiptare, shpesh degradojnë në nivelin më të ulët. Një prej këtyre është edhe një ngjasme emision i drejtuar nga Eni Çobani në TV Klan, ku personazhet e ftuar si “hallexhinj” për të zgjidhur problemet live në TV, shpesh thuhet se në fakt janë aktorë të paguar. Por gjithë emisioni është një degradim njerëzor, një shëmti që të vjen ndot ta shohësh dhe dëgjosh.

Megjithatë askujt nuk i bën më përshtypje, pasi tashmë janë mësuar me llumin që iu ofrojnë televizionet shqiptare, madje i përtypin me kënaqësi duke qeshur.

Klodiana Shala: “Në Shqipëri të kërkojnë favore seksuale, CV-në nuk e shohin fare…

Atletja e njohur shqiptare Klodiana Shala ka bërë një deklartë sot, duke thënë se në Shqipëri kërkojnë favore seksuale, pavarësisht CV-së që mund të kesh. Sipas saj në shumicën e rasteve kur hyn në një punë, CV-ja nuk kërkohet fare e cila është gjëja kryesore. “

Imazhi që mund të ketë te të tjerët mund të jete i lidhur dhe me kompromiset që janë bërë. Në Shqipëri mund të ndodhë që ti hyn në punë dhe CV-në nuk e marrin në fillim, që CV-ja është gjëja kryesore dhe ty nuk ta marrin. Ta marrin CV-në pas një viti. Që këtu fillojnë mundësitë për ngacmim”, u shpreh Shala në Euronews Albania.

Studimi /Ky është emri më i përhapur për vajza, në Korçë(Harta)

Shqipëria së fundmi ka pasur një bum në shumëllojshmërinë e emrave për fëmijët e sapolindur. Megjithatë emrat e vjetër dhe karakteristik për shumë zona kanë vijuar të jenë shumë të përhapur.Në 10 qytete të vendit emri më i përhapur është Mimoza. Më pas emri i dytë më i përhapur është “Fatime” në 7 qytete, ndjekur nga emri Kristina që në 6 qytete në Jug – Lindje të vendit është më i përhapuri.

Për sa u përket djemve dhe burrave, duke u bazuar tek tabela, emri më i përdorur në disa qytete të vendit është Arben, por nuk mungon as emri Bajram, Ndue, Vasil, Gjergji etj. Më poshtë ju sjellim edhe hartën me emrat më të përhapur për gratë dhe vajzat sipas qyteteve.

Historia e mësuesit që ngriti shkollën e fshatit në Skrapar dhe u martua me amerikanen 15 vite më të madhe…

Donald Dervishi e nis rrëfimin duke treguar sesi u bë mësuesi i fshtatit Vendresh në zonën e Skraparit. ”Në vitin 2004 pasi përfundova studimet, vendosa që të jepja kontributin tim tek fshati im që gjendet në zonën e Therepeles në Skrapar, ku ndërsa unë isha mësues, nxënësit e mi ishin 4 vite më të mëdhenj se unë” tregon Donaldi për Report TV. Ai jepte lëndën e gjuhës shqipe në atë kohë dhe e kishte me shumë pasion.

Më pas i riu mësoi se në fshatin Vëndresh të Skraparit, nuk kishte shkollë për fëmijët e vegjël, kështu që në mënyrë vullnetare, së bashku me një kolegun e tij, vendosi që të ndërtonte shkollën e fshatit. ”Isha kaq i emocionuar sepse po bëja diçka për ata fëmijë, duke i dhënë një të ardhme për t’u shkolluar” tha Donaldi gjatë intervistës. Ai së bashku me mikun e tij, kishin finalizuar kështu një ëndërr që tashmë u bë realitet, duke e bërë fshatin me shkollë.

Më pas, në vitin 2012, Donaldi u fut në radhët e forcave të armatosura shqiptare, për t’u futur pas kësaj përvoje në spektaklin “Big Brother Albania”. Teksa foli dhe për jetën e tij personale, Donaldi tregoi se është martuar me nje grua 15 vite më të madhe dhe se dashuria është e verbër në të gjitha kuptimet e fjalës. ”Kur u martova me time shoqe, nuk pas as moshën, as kombësinë, por zgjodha njeriun” tha Donaldi. ”Familjarët e mi kur e panë që ne e kishim shumë seriozisht, e pranuan këtë fakt dhe sot ne jemi prindër të një vajze të vogël” vazhdoi më pas ai.

Mbërriti me kamion në Britani/ Influencuesja Shqiptare hyn në listën e Forbes 30 nën 30. Fitimet i arrijnë 34 mln $ në vit…

Revista prestigjoze amerikane “Forbes” ka publikuar listën e 30 sipërmarrësve më të suksesshëm nën moshën 30 vjeç për Europën dhe në sy bie edhe emri i shqiptares Kristiana Çela. E reja, e njohur në platformat sociale si Krissy Çela, renditet mes të rinjve me potencial për të transformuar biznesin dhe shoqërinë.

Ajo ka treguar në rrjetin e saj në Instagram, se ka shkuar në Britani bashkë me familjen e saj me kamion dhe sot ka bërë histori. Pasioni për palestrën e ka kthyer atë në një ndër vajzat e reja që influencojnë miliona gra dhe vajza në botë për të ndryshuar jetën e tyre dhe mënyrën e jetesës. Llogaria në Instagram e Kristiana Çelës numëron sot 3.1 milionë ndjekës dhe videot e saj nga palestra janë tepër virale. Rreth gjashtë vite më parë ajo ka themeluar me mikun e saj të palestrës Jack Bullimore, një aplikacion për ushqimin dhe ushtrimet fitness.

Aplikacioni quhet “EnvolveYou” dhe është një biznes i ndërtuar nga shqiptarja Kristiana Çela dhe miku i saj. Kjo ide e suksesshme biznesi gjeneron të ardhura deri në 34 milionë dollarë në vit dhe ka më shumë se 80,000 anëtarë të abonuar mujor. Po ashtu, shqiptarja që ka zënë një vend në listën e Forbes, mes 30 të rinjve më të suksesshëm në Europë, ka dhe një linjë të sajën të veshjeve për palestër “Cela Oner Active”.

Kristiana ka shkruar një mesazh falenderimi në llogarinë e saj në Instagram, për të gjithë ndjekësit e saj. Ajo tregon dhe një copëz nga historia, sesi me dy prindërit u nisën në Angli me kamion dhe sot ajo është ndër më të rinjtë më të suksesshëm në Europë. “

Së pari, ju faleminderit, pa dyshim që kjo nuk do të ishte e mundur kurrë pa mbështetjen tuaj. Me mbështetjen tuaj ju më ndihmoni të ndihmoj të tjerët dhe për këtë jam i bekuar që ju kam pranë. Disa prej jush mund ta dinë dhe të tjerët mund të mos e dinë, por kjo nuk ndodhi brenda natës. Unë jam një refugjate që kam emigruar në Britaninë e Madhe nga Shqipëria në pjesën e pasme të një kamioni me banane me familjen time mbi 20 vjet më parë”, shkruan ndër të tjera Kristiana Çela.

Aksident i frikshëm në Pogradec/ “Benz-i” del nga rruga dhe përfundon në lumë…

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën e Pogradecit. Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin e Vërdovës. Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e madhe dhe humbja e kontrollit nga drejtuesi. Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Vlen të theksohet se mungesa e sinjalistikës është ende prezente në këtë zonë pavarësisht kërkesave të shpeshta të banorëve për ti vendosur ato.