Masakër sot në Tiranë! E gjitha ka ndodhur brenda lokalit të Fatjon Muratit në zonën e Don Boskos në Tiranë. Nga breshëria e të shtënave ka humbur jetën në vend banakierja e lokalit, Mimoza Paja, 60 vjeçe. Për pasojë janë plagosur 5 persona të tjerë, mes tyre edhe një fëmijë 10-vjeçare, e cila fatmirësisht vetëm sa është gërvishtur nga ciflat e xhamit. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli.
Për këta të fundit nuk dihet se cila është lidhja e tyre me pronarin e lokalit, apo thjesht kanë qenë klientë rastësorë. Nga të dhënat paraprake që bëri me dije Alket Shatro nga Policia e Shtetit, autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash nga jashtë lokalit. Viktima punonte si banakiere në lokal edhe nuk ishte ajo shënjestra e atentatit.
Aktualisht Policia është ngritur e gjitha në këmbë për të kapur atentatorët, duke ngritur posto-blloqe në rrugët kryesore në Tiranë, por edhe në çdo hyrje-dalje. Ndërsa nga ana tjetër, grupi hetimor ka sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë për të mësuar sa më shumë të ishte e mundur lidhur me autorët për të sjellë më pas dhe kapjen e tyre.
Tronditet Tirana/ Breshëri kallashnikovi në lokalin në Don Bosko, vdes banakierja, plagosen 4 të tjerë…. pic.twitter.com/GKqf6wPAhm
— KorcaBlog.com (@korcablog1) March 12, 2023
