Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në Fier, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë. Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Kastrioti”. Shoferi i mjetit tip “Volkswagen” dyshohet se gjatë përpjekjes për të shmangur një qen, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën e ndriçimit.
Drejtuesi është nxjerrë nga makina dhe është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Tentoi të mos shtypte qenin, makina kthehet përmbys, shoferi transportohet në spital… pic.twitter.com/8QRcrbVOfd
— KorcaBlog.com (@korcablog1) March 12, 2023


