Nje aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Korçë-Ersekë në afërsi të Drenovës. Dy mjete janë përfshirë në aksident dhe si pasojë e përplasjes njëra prej tyre ka përfunduar në kanal. Nga aksidenti fatmirësisht janë shënuar vetëm dëme materiale, ndërsa një grua pasagjere në njërin prej mjeteve është transportuar për në spital pas tronditjes së shkaktuar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Aksident i frikshëm në aksin Korçë-Ersekë/ Përplasen dy makina, njëra përfundon në kanal… pic.twitter.com/3QeAbCr0k8
— KorcaBlog.com (@korcablog1) March 12, 2023

