Një Korçare me flamur Grek/ Elina Xhengo fiton një tjetër medaljen të artë në Kupën Evropiane në Portugali

Elina Xhengo ne shtize fitoi të shtunën vendin e parë për U23 në Kupën Evropiane të Gjuajtjes, e zhvilluar në Leiria të Portugalisë, duke i shtuar një tjetër medalje arritjeve të saj të shumta. ….Atletja e re Korçare, e cila konsiderohet si një nga talentet e mëdha të sportit klasik grek, fitoi medaljen e artë për Greqinë me tentativën e saj të fundit, e cila arriti në 63.65 metra.
Kjo ishte nota e katërt më e gjatë në listën e karrierës së Xhengos.


Rrugetimi i atletjes Korçare Elina Xhengo ….

Në gusht të vitit 2022, Xhengo u bë kampionja europiane më e re ndonjëherë në shtizën Greke në moshën 19-vjeçare, teksa mori medaljen e artë në Kampionatin Europian të mbajtur në Mynih. Fitorja e bëri atë atleten më të re në disiplinën e saj – mashkull apo femër – që fitoi titullin në europian dhe njekohesisht kampionja më e re e Europës greke ndonjëherë.

Dy muaj më vonë, Xhengo u bë gjithashtu atletja e parë greke në histori që mori çmimin Ylli në Ngritje i Atletikës Europiane.

Rruga e Xhengo drejt arit

Xhengo ka marrë pjesë në garat ndërkombëtare të atletikës që nga viti 2018 ndersa medaljen e parë të artë e mori në Lojërat Olimpike Verore për Rininë te mbajtur në Buenos Aires, Argjentinë, atë vit. Në vitin 2021, ajo fitoi një argjend dhe një të artë në Kampionatin Botëror dhe Evropian U-20 respektivisht.
Më e vogla nga tre motrat, Elina Xhengo ka lindur në Greqi në vitin 2002 dhe është vetëm 20-vjeç …. por konsiderohet e ardhmja e kësaj disipline.

Prindërit emigruan nga Korça, shumë vite më parë dhe sot ajo konsiderohet edhe krenaria e Greqisë, ndërsa shtetësinë e ka marrë vetëm pak kohë më parë pikërisht për shkak të sportit. Mediat i kanë kushtuar një hapësirë të madhe ndërsa vetë atletja me përulësi me pare eshte shprehur se falë arritjes së saj, do të mund të largojë mamanë nga puna si pastruese pasi ajo ka sakrifikuar shumë për të deri në momentin që u shpall kampione Europe./Korcablog.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.


Na ndiqni: