“I ngeli vula”/ Alibeaj ftesë demokratëve: “Të bashkohemi për të fituar në 14 maj…

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas vendimit të dhënë sot nga Gjykata e Apelit të Tiranës për vulën dhe logon e partisë. Për Alibeajn, vendimi i sotëm është një ogur i mirë për demokratët. Ai shkruan se kjo është dita kur të gjithë demokratët duhet të jenë më të bashkuar se kurrë për t’u përballur me regjimin e Ramës, duke lënë pas mosmarrveshjet. Alibeaj fton demokratët që të bashkohen për t’i dhënë PD fitoren më 14 maj.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit vjen si një ogur i mirë për demokratët, që prej më shumë se 1 viti po kalojnë një periudhë të vështirë. Kjo është dita kur të gjithë ne, demokratët duhet të jemi më të bashkuar se kurrë për tu përballur me regjimin e Edi Ramës dhe të lëmë mënjanë grindjet dhe mosmarrveshjet mes nesh të shkaktuara nga mentaliteti i vjetëruar i politikës shqiptare. Ftojmë të gjithë demokratët që të lenë mënjanë pakënaqësitë dhe të jemi bashkë në përballjen e 14 Majit. Me kandidatët më të mirë që nuk vendosin interesin personal të askujt mbi interesin e demokratëve. Nuk është ditë triumfi për askënd. Është ditë reflektimi i thellë, për ato që kemi kaluar dhe për te perballuar të ardhmen, që nuk është e thjeshtë, por as e pamundur. Për tu dhënë shqiptarëve #ditë më të mira

Dhimbje dhe lot për nënën e re/ Përcillet për në banesën e fundit ,viktima e pare e aksidentit tragjik në Greqi

Në një atmosferë pikëllimi pasditen e së premtes është bërë varrimi i viktimës së parë nga aksidenti i trenit në Tempi, ai i 34-vjeçares Athena Katsara. Nëna e re e një fëmije të vogël, e cila ndodhej me të shoqin në trenin fatal, u identifikua mbrëmë dhe po prehet sot në vendlindjen e saj para të afërmve dhe miqve të shkatërruar. Trupi i saj mbërriti herët pasdite në Kishën e Shenjtë të Agia Anna-s në një arkivol të bardhë. Situatë e rënduar në “lamtumirën” e fundit, me nënën e të resë që qante duke bërtitur se nuk dëshiron të shohë çfarë ka brenda arkivolit.

Nuk mund të jetë fëmija im, është e padrejtë”. Pranë saj, të afërmit e saj, babai, motra dhe vëllai, gjyshi dhe gjyshja. Në kishë kishte edhe persona të Kryqit të Kuq, të cilët ishin kërkuar nga familja, për të kontribuar në çdo emergjencë që mund të shfaqet.

Çifti ndodheshin në vagonin e tretë dhe, sipas dëshmitarëve, Athena u largua nga vendi për të marrë kafe nga mensa në vagonin e dytë të trenit, i cili u përfshi nga flakët dhe u shndërrua në një masë hekuri pa formë, pasi dy trenat u përplasën dhunshëm. Bashkëshorti i Athenas ndodhet i shtruar në spitalin e Larisës.

Të pranishëm në varrim ishin sportistë dhe anëtarë të klubit sportiv “Pierikos”, me ngjyrat e të cilit luan si futbollist vëllai i saj i vogël.

‘Vula i ngelet Lulit’/ Topalli per vendimin e Gjykatës : “Nga Sot , opoziten e emeron qeveria

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e ka cilësuar të komanduar vendimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për të rikthyer për gjykim në shkallën e parë “vulën” e PD.Përmes një ragimi në rrjete sociale, Topalli thekson seme vendimin e sotm, u tregua qartë se kryettarët e partive në Shqipëri i cakton Edi Rama. Sipas saj ndaj gjykatës ka pasur një presion të madh dhe provokim nga ana e maxhorancës.

Reagimi i  Jozefina Topallit :                                              Nga sot , kryetaret e partive i cakton Kryetari i Qeverise permes vendimeve te Gjykatave te tij. Vendimi i sotem eshte vendimi me i Zi politik , i marre nen petkun e drejtesise, i ngjashem ne thelb me vendimin e gjykates ne vitin 1946, qe vendosi pushkatimin deputeteve te opozites. Presioni i pushtetit mbi Gjykaten edhe brenda salles eshte provokimi me i rende i nje opozite qe perpiqet te ruaj pluralizmin ne kushte shume komplekse.

Nga Sot , opoziten e emeron qeveria .

Praktikisht, sot sistemi i pluralizmit eshte ne udhekryqin e vet me te rrezikshem.Dhuna brutale e vendimit te cmendur te tre gjykatesve qafe perkulur ka vene ne pikepyetje cdo gje qe kemi arritur ne keta 3 dekada. Vendimi ne fakt ishte paralajmeruar nga pushteti ne qeveri dhe Parlament, per turpin e tyre e te atyre qe marrin persiper keta veprime qe mund te cojne ne peplasje te pakontrolluara te njerezve. Nga sot , pluralizmi shqiptar rrezikon ekzistencen.

Këpuca e mbuluar nga gjaku/ Pamje nga vendi ku ishte ulur 23-vjeçarja shqiptare që humbi jetën në Greqi ….

Avokati i familjes së Ifigjeni Mickës, shqiptares e cila humbi jetën nga përplasja e dy trenave në Greqi, ka publikuar foto nga vendi në tren ku ishte ulur 23-vjeçarja shqiptare. Siç shihet nga pamjet pranë sediljes ndodhet një këpucë, ndërsa sediljet janë mbuluar me gjak. Trupi i 23-vjeçares u identifikua me anë të ADN-së. ‘Vagoni i 3-të, vendi 67, vendi i 23 ku ishte ulur Ifigjeni Micka’- shkruan avokati.

Ifigjeni Micka, studionte për administrim biznesi dhe ndodhej në vagonin e tretë të trenit Intercity. Ajo ishte duke u kthyer me të fejuarin e saj nga Athina ku kishin shkuar që të hënën. Ky i fundit ka pësuar djegie të shumta në trup. Ai ka thënë se vajza ishte varur tek ai nga dritarja dhe ai ka bërë thirrje për ndihmë, por askush nuk është përgjigjur.

Nga përplasja janë thyer xhamat. Ifigjenia ishte varur nga dritarja dhe unë e mbaja me gjithë forcën time. Po bëja thirrje për ndihmë, në një moment më ndihmoi një person tjetër, e zbritëm dhe e çuam në daljen e parë, prej nga dilnin njerëzit. E vendosëm në sedilje, sepse ishte rëndë dhe nuk doja ta lëndoja dhe dola jashtë për të thirrur zjarrfikësit. U përpoqa të kthehesha, por nuk më lanë dhe më çuan në ambulancë. Që atëherë i humba gjurmët e saj. Unë pyesja dhe askush nuk më përgjigjej”, ka thënë i riu.

Sedilja ku ishte ulur 23-vjeçarja
Ifigjeni Micka

Ishte me shërbim/ Polici në Korçë rrëzohet në mes të rrugës dhe pëson fraktura në kokë…

Punonjësi i Policisë së Korçës, Artion Ropi, rreth 55 vjeç, ka shfaqur probleme shëndetësore dhe për pasojë është rrëzuar në tokë, duke pësuar fraktura në kokë. Bëhet me dije se polici 55 vjeçar ka shfaqur probleme gjatë ushtrimit të detyrës dhe menjëherë u transportua në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore ,nga ku pritet të dërgohet drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

“Rreth orës 13:00, në fshatin Voskop, Korçë, punonjësit të Komisariatit të Policisë Korçë, shtetasit A. R., të planizuar për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kohës që kryente shërbimin, i janë shfaqur probleme shëndetësore dhe për pasojë, është rrëzuar në rrugë dhe ka pësuar frakturë në kokë. Aktualisht, punonjësi i Policisë ndodhet në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve dhe më pas do të transportohet në Tiranë, për mjekim të specializuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rrjeti “zien” nga aludimet/ Luizi ka dalë në fshehtësi nga Big Brother për të shkuar në Spitalin Amerikan…

Prej ditësh nëpër rrjetet sociale kemi parë llogari të ndryshme që aludojnë se banori i “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli, është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Nëpër shtëpi, fansat thonë se ai dëgjohet duke kërkuar ilaçe, duke qëndruar i shtrirë, apo me orë të të tëra në dhomën e rrëfimit. Së fundmi, në tjetër aludim po përhapet në rrjet për gjendjen shëndetësore të këngëtarit.

Një përdorues i rrjeteve sociale, mjaft aktiv me komentet rreth “Big Brother Vip”, Andrea, ka ndarë me ndjekësit e tij disa Instastory, ku shprehet se Luizi mbrëmjen e djeshme ka ka lënë shtëpinë për të shkuar në spital.

“Luizi paska qenë të spitali dhe ne nuk dikemi gjë?”– shkruhet në story-n e parë, i cili pasohet nga një tjetër story sqarues.“. Luizi ka qenë, ka bërë analizat i shoqëruar sikur po çonin një kriminel, normale se “Big-u” ka rregulla. Dhe më pas në dhomën ku ka qenë Luizi, kanë ndenjur vetëm dy infermieret. Analizat e Luizit nuk janë ato të Shefqet Ndroqit, por këto që janë bërë para dy ditëve, të cilat janë në pritje për të dalë dhe nëse ato analiza dalin jo të mira ai do të largohet nga loja. E keni vënë re shumë mirë që ai e ka thënë vetë që të shtunën do dalë sepse i është komunikuar që nëse nuk dalin mirë, duhet të largohet, ndaj si rrjedhojë ai zarfi mund të jetë për të”– thuhet në story-n e dytë. Vlen të përmendet fakti që nuk ka ende asnjë informacion zyrtar rreth gjendjes shëndetësore të Luizit.

Endri Fuga jep dorëheqjen nga MIA:”Tani do fokusohem tek fushata e PS

Shefi i Agjencisë për Media dhe Informim (MIA), Endri Fuga, ka njoftuar dorëheqjen nga ky institucion. Fuga shkruan se do të përqëndrohet në fushatën e zgjedhore të PS, dhe vendosi që gjatë kësaj periudhe, të dorëhiqet nga drejtimi i Agjencisë për Media dhe Informim.“

Nga dita e sotme unë do të përqendrohem në fushaten zgjedhore të PS. Ndonëse ligji nuk e pengon, nuk do të ishte e ndershme që teksa angazhohem në fushatën e një partie politike të vazhdoja të drejtoja edhe Agjencinë për Media dhe Informim, ndaj kam dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë. Ndërkohë që bashkë do të vazhdojmë të komunikojmë për të gjitha çështjet që lidhen me fushatën dhe Partinë Socialiste, kontaktet me ju nga ana e MIA do i mbajë Manjola Hasa”- shkruan Fuga.

Këmbimi valutor 3 mars, 2023…

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do të blihet me 108 lekë dhe do të shitet me 108.8 lekë. Euro vazhdon në nivele të ulëta. Sot do të blihet me 114.8 lekë dhe do të shitet me 115.3 lekë.

Rritje ka pësuar edhe paundi britanik. Sot do blihet me 129 lekë dhe do shitet me 130.5.

Ngriti kupën me Skënderbeun në vendin ku u rrit, Prishtinë / Kalludra: “E shijuam me teper se vinim nga disavantazhi…

Skënderbeu ka ngritur lart Kupën “Gjergj Kastrioti“ në Prishtinë në volejboll për femra. Korçaret përmbysën Skënderajn dhe siguruan kështu suksesin në një sallë te zjarrte. Në një intervistë për emisionin “Sport Magazine“, të moderuar nga Drilon Xhepollari dhe të transmetuar në “Ora News“, Edona Kalludra rrëfen më tepër rreth kësaj finaleje. Kjo ishte një ndeshje e veçantë për volejbollisten 23-vjeçare, e cila është rritur në Prishtinë, por mban veshur uniformën e Skënderbeut.

“Ishte vërtetë një finale shumë emocionuese dhe një atmosferë shumë e mirë. Unë e kisha të njohur atë atmosferë ndoshta. Fakti që po luaja në shtëpi dhe çdo gjë ishte si një finale. E shijuam fitoren, sepse ishte një fitore që vinte nga disavantazhet. Ishim gjatë gjithë kohës në disavantazh dhe arritëm të fitonim diçka që vërtetë kishim punuar fort.

Nga gjuha sikur ke mare edhe dialektin e Korçës ? Dialekti i Korçës ka ardhur shumë natyrshëm tashmë po bëhen gati 7 muaj që po jetoj në Korçë. Për mua ishte një ndjenjë shumë e veçantë. Ishin njerëz që unë i kisha parë prej vitesh. Po luaja në Prishtinë, po luaja në një kompeticion që me ekipet kosovare nuk e kisha pasur mundësinë. Duke luajtur kundër një ekipi të Kosovës, por duke mbrojtur ngjyrat e Skënderbeut, ishte siklet që po luaja kundër Kosovës dhe po fitoja me Shqipërinë, pavarësisht që nuk janë ato inatet. Shqipëria më hapi dyert, ashtu siç ia hapi mamasë sime dikur .Nje ndeshje qe ngjan edhe nje derbi brenda familjes ,pasi babai eshte nga Kosova, nëna nga Shqiperia.

Mungesa e spektatorëve? Faktikisht, në qytetet e tjera po, ndërsa në Korçë nuk mungon spektatori. Pallati është gjithmonë i mbushur plot. Ne ishim mësuar. Por ishim mësuar ta kishim gjithmonë turmën përkrahë nesh, ndërsa në Prishtinë kishim vetëm drejtuesit e klubit, familjarët e mi, shoqëria ime dhe gjithë të tjerët që kishin ardhur nga Korça për të na parë. Të kesh kundër turmën nuk është e lehtë“, është shprehur Edona Kalludra.

Video:

Skenderbeu i mori kreun Dinamos/ GVOZDENOVIC mbledhje urgjente….

Skënderbeu tashmë është lideri i Kategorisë së Parë. Korçarët udhëheqin me 33 pikë, ndersa 1 pike me pak ,ka Flamurtari. Renie e lirë e Dinamos ,në javët e fundit bëri që “Ujqërit e Dëborës” të merrnin frenat e këtij kampionati. E tashmë kur janë në krye të klasifikimit, trajneri Ivan Gvozdenovic kërkon nga të tijtë të bëjnë edhe sforcën e fundit për të “blinduar” vendin e parë ,përpara sfidës me Burrelin, takim që do të luhet neser (e shtunën ora 13:00) në transfertë.

Tekniku Gvozdenovic ka bërë një mbledhje.duke “karikuar” të tijtë për ndeshjet e mbetura ,ndërsa kërkon maksimumin për të arritur në finish. Kur duhen edhe 9 sfida për tu luajtur , objektivi eshtë maksimumi i pikëve, pasi tashmë gjithçka është në dorën e tyre.

Messi i dhuron 35 ‘Iphone 14’ të personalizuar me ngjyrë ari ,lojtarëve dhe stafit të Argjentinës!

Pavarësisht se kanë kaluar mbi 2 muaj nga përfundimi i kompeteicionit të Kupës së Botës, futbollisti argjentinas, Leo Messi ka dhuruar plot 35 celularë ‘Iphone 14’ të personalizuar me ngjyrë ari për shokët e tij të skuadrës kombëtare si dhe për pjesëtarët e stafit të Argjentinës. Mësohet se vlera e dhuratave ‘modeste’ që Messi ka bërë për shokët e skuadrës kap shumën e 210 mijë eurove.

Por duke marrë parasysh faktin se Argjentina prej 36 vitesh nuk është ngjitur në majë të botës, nuk pritej një dhuratë më e paktë nga Messi. Një tjetër veçanti, e celularëve të personalizuar janë emrat dhe mbiemrat e secilit prej personave të shoqëruar me logon e përditësuar të kombëtares së Argjentinës që ka në përbërje yllin e tretë duke simbolizuar kupën e botës së fituar së fundmi.

Pasi i pajtuan / Kiara bëhet komike :”O Luiz ,ik bëna një kafe(Video)

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë qenë kryetema e këtyre ditëve në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania. Çifti i popullarizuar i shtëpisë së famshme nuk kanë qenë në momente të mira në tre ditët e fundit duke pasur një krisje në lidhje e tyre. Por, tashmë gjithçka është tejkaluar, ndërsa shkëndijat e para të pajtimit nisën me një kërkesë të Kiarës që Luizi t’i bënte kafe.

Dhe këngëtari i është përgjigjur në mënyrën më të bukur të mundshme duke u nisur me vrap që t’ia përgatiste, ndërkohë që ka nxitur të qeshura te banorët që ndodheshin aty.

U akuzua se ndau çiftin Luiz-Kiara/ Zhaklin Lekatari: “I nxita të reflektojnë, ta zgjidhin vetë…

Opinionistja e Big Brother Vip, Zhaklin Lekatari e ftuar ditën e sotme në “Wake Up” u ka dhënë përgjigje të gjitha reagimeve në rrjet nga fansat e Luiz Ejllit se komentet e saj për Kiara Titon dhe lidhjen e tyre bëri që çifti të ketë një krizë dhe të ndahet.

Sipas saj, Zhaklin ka dhënë opinionin që ka dhe sugjerimi është që secili të zgjedhë veten e tij në një marrëdhënie, e jo personin tjetër. Pyetja: Atyre që kanë thënë se nuk e ke dashur këtë marrëdhënie, dhe ke ndarë çiftion Luiz-Kiara, çfarë përgjigje ke?

Zhaklin Lekatari: Po çfarë përgjigje do jap unë, se po dhashë për këtë do jap përgjigje dhe për shumë gjëra të tjera që më akuzojnë dhe që nuk janë të vërteta. Nuk jam aty për të ndar askënd. Unë edhe në jetën time të përditëshme nuk është se ndaj çifte. Kur dikush më kërkon një këshillë, unë jap një këshillë dhe vendimi i përketë personit që është në çift. Unë i nxis njerëzit të reflektojnë në marrëdheniet e tyre dhe të zgjedhin vetën e tyre në vend se të zgjedhin një person tjetër. Të kenë besim tek vetja e tyre dhe të kenë besim tek projeksioni që kanë për jetën e tyre.