Këpuca e mbuluar nga gjaku/ Pamje nga vendi ku ishte ulur 23-vjeçarja shqiptare që humbi jetën në Greqi ….

Avokati i familjes së Ifigjeni Mickës, shqiptares e cila humbi jetën nga përplasja e dy trenave në Greqi, ka publikuar foto nga vendi në tren ku ishte ulur 23-vjeçarja shqiptare. Siç shihet nga pamjet pranë sediljes ndodhet një këpucë, ndërsa sediljet janë mbuluar me gjak. Trupi i 23-vjeçares u identifikua me anë të ADN-së. ‘Vagoni i 3-të, vendi 67, vendi i 23 ku ishte ulur Ifigjeni Micka’- shkruan avokati.

Ifigjeni Micka, studionte për administrim biznesi dhe ndodhej në vagonin e tretë të trenit Intercity. Ajo ishte duke u kthyer me të fejuarin e saj nga Athina ku kishin shkuar që të hënën. Ky i fundit ka pësuar djegie të shumta në trup. Ai ka thënë se vajza ishte varur tek ai nga dritarja dhe ai ka bërë thirrje për ndihmë, por askush nuk është përgjigjur.

Nga përplasja janë thyer xhamat. Ifigjenia ishte varur nga dritarja dhe unë e mbaja me gjithë forcën time. Po bëja thirrje për ndihmë, në një moment më ndihmoi një person tjetër, e zbritëm dhe e çuam në daljen e parë, prej nga dilnin njerëzit. E vendosëm në sedilje, sepse ishte rëndë dhe nuk doja ta lëndoja dhe dola jashtë për të thirrur zjarrfikësit. U përpoqa të kthehesha, por nuk më lanë dhe më çuan në ambulancë. Që atëherë i humba gjurmët e saj. Unë pyesja dhe askush nuk më përgjigjej”, ka thënë i riu.

Sedilja ku ishte ulur 23-vjeçarja
Ifigjeni Micka

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: