Skënderbeu tashmë është lideri i Kategorisë së Parë. Korçarët udhëheqin me 33 pikë, ndersa 1 pike me pak ,ka Flamurtari. Renie e lirë e Dinamos ,në javët e fundit bëri që “Ujqërit e Dëborës” të merrnin frenat e këtij kampionati. E tashmë kur janë në krye të klasifikimit, trajneri Ivan Gvozdenovic kërkon nga të tijtë të bëjnë edhe sforcën e fundit për të “blinduar” vendin e parë ,përpara sfidës me Burrelin, takim që do të luhet neser (e shtunën ora 13:00) në transfertë.
Tekniku Gvozdenovic ka bërë një mbledhje.… duke “karikuar” të tijtë për ndeshjet e mbetura ,ndërsa kërkon maksimumin për të arritur në finish. Kur duhen edhe 9 sfida për tu luajtur , objektivi eshtë maksimumi i pikëve, pasi tashmë gjithçka është në dorën e tyre.
