E rëndë në Itali/ Fëmijët gjejnë të vrarë në shtëpi nënën e tyre….

Një 32-vjeçare me origjinë nga Maroku është gjetur e vrarë në banesën e saj. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Ariano polesine (Rovigo). E reja është vrarë me një plumb në kokë në dyshemenë e kuzhinës së saj.

Ndërsa fëmijët e saj të moshës 11 dhe 8 kanë parë nënë e tyre të pajetë, kanë njoftuar menjëherë fqinjin. Burri nuk ka qenë në shtëpi kur kanë ndodhur ngjarja. Aktualisht nuk ka asnjë të dyshuar. Siç raportojnë mediat vendase e reja humbi jetën rrugës për në spital. Hetimi për zbardhjen e ngjarjes vijon.

Postoi videon e Oltës / Fifi e fut veten në telashe…vërshojnë lum komentet negative…

Edhe pse në ditët e fundit që pret të bëhet nënë, Fifi është shumë aktive në rrjetet sociale. Ditën e sotme ajo ka shpërndarë një video të këngës “Diell” e cila është trasmetuar në shtëpinë e BBV2 dhe kjo pjesë e kënduar nga Olta.

Pas shpërndarjes së kësaj video këngëtarja ka marrë mesazhe negative të shumta saqë është dashur që të bëjë një video duke sqaruar të gjithë situatën që Big Brother është vetëm një lojë dhe nuk duhet të përjetohen kaq keq gjërat.

Më poshtë video sqarimi i Fifit:

Djali u bë 36 vjeç/ Agron Llakaj: “M’u bëre shok tani….

Për aktorin e njohur të humorit Agron Llakaj dita e sotme është padyshim një nga më të bukurat, pasi djali i tij feston 36-vjetorin e lindjes. Në urimin e tij ai e ka quajtur Eno shokun e tij më të ngushtë.

“Kur biri te behet shoke…,Eno sot 36 vjec. Pac gjithe te mirat e kesaj bote bir,shendet mbi gjithcka! Gezo me familjen tende te bukur, me Teos dhe Brus, dy yjet e nena Nines dhe gjyshi Gonit, gezo me te gjithe Ne!
Zotin pac me vete ne te gjithe deshirat dhe enderrat e tua ne 100 vite!”,
shkruan Llakaj krah fotos me të birin dhe nipërit e tij.

Kristi e thotë troç: “Unë e kuptova që atë ditë që dalja e Kiarës ishte e planifikuar(Video)

Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra. Kiara është eliminuar të shtunën e kaluar, teksa ishte në televotim kokë me kokë me Oltën. Largimi i saj ka shkaktuar shumë debat mes fansave, ndërkohë që fundi është publikuar një video me disa sekuenca ku po aludohet si ‘strategji e produksionit’.

Në video shihet që dalja e Kiarës ishte e planifikuar. Madje këtë e thotë në një moment edhe Kristi, i cili thotë se ishte kishte menduar se Olta do të eliminohet por kur e kuptoi se ishte Kiara ajo e cila duhej të dilte, e kishte lënë këtë punë.

https://www.instagram.com/reel/CqVzXfojTFa/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

‘Të kam zemër, të dua Kiara’/ Ja si reagon Luizi pasi pa dronin…

Luizi ka marrë sot një suprizë të bukur nga Kiara. Moderatorja i dërgoi një dron ku në pankartë shkruhej “Të kam zemër, të dua, Kiara” dhe një foto e çiftit nga dasma e bërë brenda shtëpisë së BBVip. Për t’i treguar që vazhdon ta mbështesë, Kiara i ka dërguar ditën e sotëm një dron këngëtarit. Në të shkruhej “të kam zemër, të dua”, teksa në sfond ishte fotoja e puthjes së tyre të parë, ajo gjatë dasmës.

Ai është lumturuar shumë nga ky gjest, teksa i ka dërguar puthje dhe përqafime nga larg moderatores.

https://twitter.com/korcablog1/status/1641181548530790401?s=46

Mori lekë për të mos vënë gjobën, pezullohet nga detyra polici i rrugores….

Një efektiv i policisë rrugore të Fierit është pezulluar me urdhër të drejtorit të kësaj Policisë Vendore nën akuzën se ka marrë ryshfet. Inspektori G. M., me detyrë punonjës i Sektorit të Qarkullimit Rrugor dyshohet se mori para nga një shtetas me qëllim shmangien e gjobës pas shkeljes së kodit që ai kishte bërë.

Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, për shkelje të rëndë, ndërsa nga AMP ka nisur hetimi penal për këtë rast.

Tragjike/ E zë pema poshtë, humb jetën 42-vjeçari…

Një 42-vjeçar ka humbur jetë pasi dyshohet se aksidentalisht një trung peme e ka zënë poshtë. 42 vjeçari S.M., kishte shkuar në malin e këtij fshatit Molisht, për të prerë dru, për përdorim në banesë. Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Berat/Informacion paraprak:

Sot, rreth orës 13:30, në fshatin Molisht, dyshohet se aksidentalisht një trung peme ka zënë poshtë shtetasin S. M., 42 vjeç, i cili kishte shkuar në malin e këtij fshati, për të prerë dru, për përdorim në banesë.Si pasojë e dëmtimeve të marra, 42-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

E rëndë /33-vjeçari godet veten me thikë në zemër, vdes në spital…

Një person i identifikuar si Sali Hajdari, 33 vjeç, ka qëlluar veten ditën e sotme me thikë në banesën e tij në qytetin e Elbasanit. Ai është është transportuar me urgjencë në spital por nuk ka mundur të mbijetoje. Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rënda.

Njoftimi i policisë Elbasan :
Informacion paraprak/
Rreth orës 19.00, në lagjen “Dyli Haxhire”, shtetasi Sali Hajdari 33 vjeç, dyshohet se ka plagosur veten me thikë dhe si pasojë e plagës ka humbur jetën në spital. Nga veprimet e para hetimore rezulton se 33-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ka dëmtuar veten me thikë në zemër. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mbajtja e kreut/ Skënderbeu vijon përgatitjet intesive për takimin ndaj Apolonisë(Foto)

Skenderbeu i eshte rikthyer stervitjes duke lënë pas barazimin ndaj Beselidhjes ne Lezhë. Nen drejtimin e Gozdenovic dhe Liçit ,futbollistet kane zhvilluar stervitjen e zakonshme diten e sotme nderkohe qe ata do te zbresin ne fushë në takimin e së Premtes, për kampionat….. në oren 15: 00 ndaj Apolonisë.

Ndersa kerkohet perqendrim per te realizuar objektivin ngjitjen ne kategorine superiore

‘Është kafshë’/ Olta Gixhari shpërthen pasi Luizi shkëputi çdo kontakt: “Do e vë me shpatulla pas murit…

Pas 90+ ditësh bashkëjetimi, dy banorët më të komentuar të këtij edicioni të “Big Brother Vip Albania” kanë vendosur të ndërpresin komunikimin. Bëhet fjalë për Luizin dhe Oltën. Këngëtari ka vendosur të mos ketë asnjë komunikim me aktoren brenda shtëpisë. Përvec një rasti unik: kur të jenë në nominim kokë më kokë.

Olta është shprehur e indinjuar nga sjellja e tij karshi saj, duke e quajtur “kafshë” dhe njeri të keq. Ajo ka thënë se Luizi nuk ka logjikë njerëzore, bën thjesht strategji. Olta shtoi se të gjithë banorët e kanë frikë, por ajo jo. Ajo shprehu se është Luizi që ka frikë nga pyetjet që ajo i bën dhe zgjedh të shmanget e mos t’i flasi.

Shpërblimi për pensionistët, Rama: “Premtimi i bërë më parë, ska lidhje me zgjedhjet

Kryeministri Rama pas mbledhjes së sotme të qeverisë ku foli për rritjen e pensioneve është pyetur nëse një vendim i tillë është në shkelje të Kodit Zgjedhor pasi ka vendosur që të shpërblejë pensionistët me 5 mijë lekë nga mbledhja e taksës së jashtëzakonshme në prag të zgjedhjeve lokale.

Tani, sëpari këto janë të gjitha çështje dhe janë të gjitha zotime që janë marrë dhe s’kanë lidhje me kodin zgjedhor r zgjedhjet. Mbi të gjitha për pensionistët që janë mbi të gjithë dhe që për 1 mijë e arsye kanë dhënë më shumë se të gjithë dhe kanë marrë më pak të gjithë, nuk duhet t’i shkojë mendja njeriu ta bëjë këtë pyetje.

Ky për pensionistët është një adresim në vazhdim i një problemi që ekzisto, siç ekzistonte edhe më parë, por nëse nuk ndjehet, se qeveria shqiptare është aty në mbrojtje të konsumatorëve,

problemi i madh i krizës së energjisë dhe inflacioni dhe s’mund t’iu themi pensionistëve që nga taksa e jashtëzakonshme ju s’mund të merrni gjë se janë ca zgjedhje vendore dhe do prisni katër muaj se kështu kanë vendosur partitë në ato kinezeritë e tyre për të bërë sisteme që janë ta panjohura në botë. Kjo nuk mundet ti shkojë ne mend njeriu që mund të na pengojë se mund të shpërblejmë pensionistët, në kushtet që jo 5 mijë lekë por 1 mijë lekë të reja për pensionistët janë të domosdoshme”, ka thënë ai

Një nga zonat më të bukura në Shqipëri, peng i rrugës Korçë-Përmet

Rruga automobilistike Korçë – Përmet përshkon një nga zonat më piktoreske të vendit tonë, por gjendja aktuale e saj e bën thuajse të pamundur lëvizjen e automjeteve.

Nga Gëzim Kabashi:   
Në trasenë e segmentit të rrugës nacionale Ersekë – Leskovik një firmë ndërtuese po punon për rikthimin e normalitetit në pjesën më të dëmtuar të saj. Megjithatë, drejtuesit e mjeteve përpiqen ta shmangin kalimin nga ky aks, duke preferuar rrugën më të gjatë nëpërmjet superstradave të Shqipërisë së mesme. Rruga Ersekë-Leskovik 42 km thuajse të pakalueshme . “Jo, jo, nuk jua këshilloj që të kaloni nga Leskoviku – tha Artani, një djalë i ri nga Përmeti. Ditën e Shën Valentinit unë shkova në Korçë, po u bëra pishman.

Rruga është për faqe të zezë – shtoi ai për BIRN.

Artani shton se në dimër përrenjtë mund të dalin nga shtrati, duke bllokuar trafikun. Pasiguria e lëvizjes së automjeteve ka ndikuar negativisht në lidhjet turistike të qyteteve të juglindjes, pasi udhërrëfyesit-guida nuk duan të rrezikojnë transportin e udhëtarëve vendas apo të huaj. Vasili, që administron një nga hotelet në qendër të Përmetit tha për BIRN se të huajt kanë informacione për afërsinë me Korçën, 130 km gjithsej, dhe duan ta njohin zonën dhe ta përshkojnë atë. “

Para një muaji Përmetin e vizituan një grup i madh gazetarësh. Ata lëvizën me autobuz, dhe iu deshën më shumë se 4 orë deri në Ersekë – tha më tej Vasili.

Të njejtën gjë si gazetarët bëri edhe Shpëtim Canka, i cili bashkë me të afërmit e tij, mbërriti nga Leskoviku në Ersekë për dy orë. “Unë jam me origjinë nga Përmeti dhe vij shpesh në vendin e të parëve të mij. Më pas, herë pas here vazhdoj për në Korçë, pasi kam vizituar edhe monumentet historikë dhe natyrorë të zonës – tha mesoburri nga Durrësi, duke shtuar: Çfarë kuptimi ka që të kthehem në Rrogozhinë për tiu drejtuar pastaj Pogradecit apo Korçës.

Nga Përmeti deri në Leskovik rruga e rindërtuar vitet e fundit si dhe vendqendrimet e automjeteve e bëjnë mjaft të këndshëm udhëtimin, me lumin Vjosë dhe Malin e Nëmërçkës në të njëjtin krah. Situata ndryshon kur hyn mes fshatrave të Kolonjës, aty ku numri i automjeteve në rrugë nuk i kalon gishtat e një dore.

Udhëtimi i Shpëtimit u ndërpre për rreth 20 minuta, kur mjetet e rënda të një firme ndërtuese po zgjeronin karrexhatën e rrugës, duke përdorur gurët e thyer nga një gurore pranë. Andoni, një nga teknikët specialistë tha për BIRN se rikonstruksioni i rrugës prej 42 km dhe zgjerimi i saj ka nisur kohë më parë. Tashmë është shpallur edhe firma e cila do të fillojë punën në muajin maj dhe brenda një viti do të dorëzojë objektin e asfaltuar dhe të përfunduar” – vijoi Andoni, pa e hequr vemendjen nga punonjësit dhe mjetet në rrugë.

Infrastruktura turistike nuk mbaron me rrugën

Rruga Ersekë – Leskovik, që pritet të përfundojë vitin e ardhshëm, do ti shërbejë rizgjimit të turizmit dhe komunikimit ekonomik në këtë territor, ku bashkohen edhe disa nga nyjet ndërkombëtare me fqinjin jugor, Greqinë.

Por, ndërsa Korça dhe Pogradeci kanë filluar ta shfrytëzojnë turizmin, si një element të rëndësishëm punësimi dhe mirëqënieje, qytetet e jugut kanë nevojë për ritme më të larta në zgjidhjen e problematikave të infrastrukturës. “Nga tre kishat pranë Përmetit që i dedikohen Shën Marisë, vetëm në njërën prej tyre, në atë të Kosinës mbërrin me automjet – shprehet Johan Nako, i cili administron një bujtinë.

Kishat mesjetare të Leusës dhe të Bënjës janë të parritshme me autoveturë, megjithëse ndodhen shumë afër rrugës së asfaltuar. Të shpallura “Monument kulture” objektet e kultit pranë Përmetit aktualisht mund të vizitohen vetëm nëse nisesh në këmbë drejt tyre.

Edhe në Bual, ku një mësues i pasionuar ka ngritur një muze me elemente folklorike turistët mund të mbërrijnë vetëm në këmbë. Së bashku me dy ortakë, Sokol Kallo ka ngritur dy vjet më parë një inkubator përpunimi të produkteve ‘tipike lokale’.

“Puna jonë është e përqëndruar në vjeshtë, atëhere kur fermerët vjelin frutat e stinës” – tha Sokoli për BIRN, por ai e ndjen se fshatarët kanë nevojë për mbështetje me subvencione nga shteti, duke shtuar se një pjesë e tyre po largohen nga vendi. “Jemi qytet mikpritës, por duhet tu tregojmë vizitorëve të gjitha mrekullitë e natyrës dhe ato të historisë që na rrethojnë – përfundon Johan Nako.

Rama jep lajmin e mirë: “Synojmë të rrisim pagën mesatare në 900 Euro….

Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë, deklaroi se synohet që paga mesatare të shkojë në vlerën e 900 eurove. Tani kemi në dorë një plan shumë ambicioz por edhe mjaftueshëm të arsyeshme për një rritje pagash e cila synon të mundësojë ngritjen në harkun e këtyre 2 viteve, 2023-2024, të Shqipërisë në nivelin e lartë të rajonit. Dhe faktikisht synon të realizojë një target të një page mesatare prej 900 Eurosh.

Që do të thotë se jem në kushtet e një mundësie të re, një mundësi që do ta shfrytëzojmë maksimalisht në të mirë të njerëzve, të familjeve dhe pas rritjes së pagës minimale tani mund të shkojmë drejt rritjes edhe të pagës mesatare”.

E rëndë në Pogradec /I moshuari hidhet nga ballkoni ,ndërron jetë në vend…

Një i moshuar në Pogradec është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit, duke humbur jetën. Policia bën me dije se viktima është 85-vjeçari me iniciale S.M, i cili pasi është transportuar në spitalin e Pogradecit, ka ndërruar jetë. Nga të dhënat e para, rezulton se ky shtetas vuante nga skleroza.

Në momentin e ngjarjes, 85 vjeçari ka qenë vetëm pasi nusja e djalit të tij ka qenë në pazar. 85 vjeçari ka hapur dritaren e dhomës dhe është hedhur. Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nga sondazhi i TAR /Ky është banori që mund të largohet të shtunën…

Edhe pse spektakli i prime i të martës nuk u zhvillua sikurse çdo spektakël tjetër, për arsye të zisë që Top Channel po mbante për të ndjerin, rojen që mbeti i vdekur nga atentati. Kujtojmë që në nominim vazhdojnë të jenë Keisi, Antoneta dhe Qetësori. Sipas një sondazhi të zhvilluar nga Top Albania Radio publiku ka votuar në lidhje me banorin që dëshironin ta shikonin sërish brënda shtëpisë nga 3 të nominuarit.

Votimi ka nxjerr më me pak vota Qetësorin, pra sipas publikut Qetësorin nuk duan që ta vazhdojnë ta shikojnë brënda shtëpisë së BBV2. Mos vallë publiku gjithashtu do të votojë që Qetësori të largohet nga shtëpia ditën e shtunë. Kjo gjë mbetet për tu parë.