E rëndë në Itali/ Fëmijët gjejnë të vrarë në shtëpi nënën e tyre….

Një 32-vjeçare me origjinë nga Maroku është gjetur e vrarë në banesën e saj. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Ariano polesine (Rovigo). E reja është vrarë me një plumb në kokë në dyshemenë e kuzhinës së saj.

Ndërsa fëmijët e saj të moshës 11 dhe 8 kanë parë nënë e tyre të pajetë, kanë njoftuar menjëherë fqinjin. Burri nuk ka qenë në shtëpi kur kanë ndodhur ngjarja. Aktualisht nuk ka asnjë të dyshuar. Siç raportojnë mediat vendase e reja humbi jetën rrugës për në spital. Hetimi për zbardhjen e ngjarjes vijon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: