Ndërron jetë në spital edhe shoferi 20-vjeçar, shkon në 3 numri i viktimave nga aksidenti tragjik(Emri)

Thellohet bilanci tragjik nga aksidenti që ndodhi paditen e sotme tek rrethrrotullimi i TEG në Tiranë. Pas 2 vajzave pasagjere në makinën Audi A8 ka ndërruar jetë në spital edhe shoferi, 20-vjeçari Klevis Ruçaj. Mesohet se Audi A8 ka çarë barrierat e rrethrrotullimit dhe ka përfunduar në skajin tjetër të autostradës duke kaluar në ajër tre korsi dhe bordurën ndarëse të rrugës. Shpejtësia e lartë dhe përplasja e fortë ka bërë që mjeti të shkatërrohet plotësisht dhe dy pasagjeret femra të humbin jetën.

Në vijim të aksidentit të dhënë më parë, të ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, ku humbën jetën dy shtetase, ju informojmë se: Si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital shtetasi K. R., 20 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Audi””, thuhet në njoftim e policise.

Viktima: Klevis Ruçaj – 20 vjeç, shoferi i Audi
Viktima: Dy vajza ende të paidentifikuara, pasagjere në Audi
I plagosur: Q.K., rreth 60 vjeç – Shofer i Hyundai
E plagosur: Alda Kurti, 51 vjeç, – Pasagjer në Hyundai
I plagosur: O.K, 24 vjeç, – Pasagjer në Hyndai

Celibashi kërkon firmën e Bashës për regjistrimin e PD në zgjedhje/ Alibeaj: “Detyrën e kryetarit e ushtroj unë…

Kryetari i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj, i ftuar në emisionin “Open”, ka diskutuar në lidhje me situatën në PD dhe zgjedhjet lokale. Ai ka komentuar edhe në lidhje me vendimin e bërë publik sot nga Ilirjan Celibashi, që si kryetar i PD është Lulzim Basha dhe i njihet atij e drejta për tu regjistruar në KQZ për zgjedhjet lokale të 14 majit. Alibeaj tha se ende nuk ka një vendim të shkruar e të firmosur në lidhje me atë që Celibashi deklaroi për mediat.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Alibeaj: Për regjistrimin e një partie duhet një deklaratë ku kryetari merr një zotim se partia nuk do të përfshihet në shitblerje votash apo veprime të ngjashme. Marrim një rast sikur një kryetar partie, sëmuret dhe bie në koma. Çndodh? Partia nuk regjistrohet? A ka të tjerë persona që mund të përfaqësojnë këtë vullnet për partinë? Mesa duket o është një keqlexim i zotit Celibashi i nenit 64 ose ka një tjetër prapaskenë.

Jam nënkryetar dhe në mungesë të kryetarit që ka dhënë dorëheqjen e ushtroj unë këtë detyrë dhe për këtë ka një autorizim i nënshkruar nga Basha dhe në pikën 2 thuhet: Të nënshkruajnë deklaratën në emër e për llogari të kryetarit të partisë ku përmendet zotimi për mospërfshirje në aktivitete të paligjshme. Ish kryetari i partisë para dorëheqjes dhe një autorizim drejtuar nënkryetarit që jo vetëm në procese administrative por edhe në procesin elektoral.

Rakipllari: Nga e dinte Basha në 18 mars 2022 që nuk do ishit zgjedhur kryetar? Ishte Nostradamus?

Alibeaj: Njeri i lexuar ishte. Disa ditë pas dorëheqjes u dha edhe një vendim gjykate që bëri një rrugëtim të gjatë në Apel dhe me shumë mundësi do shkojë ne Gjykatën e lartë. Autorizimi jepet kundrejt një ngjarje që mund të ndodhte por nuk kishte siguri se kur. Emri i kryetarit që jep dorëheqjen ekziston në gjykatë.

Luizi-Kiarës: “Nëse dalim të dy në finale, çmimin do ta jap ty”…Të dua shumë për Zotin

Në një bisedë të zhvilluar ditën e sotme mes Luizit dhe Kiarës në dhomën e ndenjes duket se janë bërë premtime të mëdha. Me siguri Luizi ka thënë se çifti do të jetë në finale teksa këngëtari dëshiron që t’ja jap çmimin e madh të dashurës së tij.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Tani unë dhe ti jemi në finale, që të dy dhe e fiton ti

Kiara: Ç’pate Lui?

Luizi: Kam vendosur me ta dhënë ty, sepse të dua shumë për Zotin. E meriton

Kiara: Po ik o Lui, ik

Byroja e Hetimit zbarkon në shtëpinë e partneres dhe ish gruas së Arben Ahmetajt…

Byroja Kombëtare e Hetimit ka zbarkuar mbrëmjen e sotme në banesën e partneres së ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj në Hamallaj. Mësohet se është kontrolluar edhe shtëpia e ish-bashkëshortes së Ahmetajt. Në kontrollin e kryer në shtëpinë e ish-bashkëshortes nuk është gjetur asgjë e paligjshme. Ndërsa në shtëpinë e partneres deri tani është gjetur një shumë parash prej 30 mijë eurosh.

Kujtojmë se ish-ministri i Financave Ahmetaj po hetohet nga SPAK në lidhje me përfshirjen e tij në aferën e inceneratorëve.

Blogerja e prerë: “Dua një burrë modern, jam e zhgënjyer nga meshkujt shqiptarë…

Opinionistja e “Big Brother Vip”, Zhaklin Lekatari është shprehur se mes burrave shqiptarë dhe të huaj, ajo zgjedh këta të fundit. E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Zhaklina tha se është e zhgënjyer nga shoqëria shqiptare dhe nuk beson se një mashkull shqiptar do të mbante afër vetes një njeri që komentohet negativisht nga publiku.

“Një burrë modern. Ndoshta një të huaj. Jam zhgënjyer shumë nga shoqëria shqiptare se të merr të hedh, si t’i dojë qejfi asaj. Frustrimi kulturor që ne kemi në këtë moment është shumë i tmerrshëm. Jam shumë e shqetësuar për të ardhmen e vendit. Ne kemi nevojë për një dorë të hekurt më të madhe, që të na mbështesë dhe të shkojmë aty ku ne nuk shkojmë dot.

Nuk më kanë prishur punë komentet në një lidhje tani, se nuk ka lidhje aktuale. Po janë shumë problem kur ti bën një punë të tillë. Se ai personi që do jetë partneri yt, do marrë pjesë në këtë gjë e nuk e di nëse ai do të marrë pjesë në këtë gjë. Është shumë e vështirë të gjesh dikë që mund të jetë me ty”, tha Zhaklina.

Largohet Artan Lame nga “Kadastra”, e zëvendëson Dallëndyshe Bici

Është larguar nga detyra kreu i Kadastrës Artan Lame. Ai pritet të zëvendësohet nga Dallëndyshe Bici. Prezantimi i Bicit pritet të bëhet nesër në orën 10:00. Në periudhën Tetor 2013 – Gusht 2014 Bici ka punuar si drejtoreshë tek Drejtoria Inspektimit Juridik, në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar .

Që nga muaji Gusht i vitit 2014 e deri më tani Bici punon si kryeinspektore në Institutin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Kënga e Armaldos e kopjuar nga Kostandinos Argiros? Fansat publikojnë VIDEON që nxjerr zbuluar banorin e BBV….

Armaldo Kllogjeri surprizoi vajzat dhe nënat me rastin e Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Ai këndoi këngën “Ta dije” përballë banorëve dhe të gjithë shikuesve të “Big Brother VIP”.“Sikur ta dije, ta dije, se sa të dua shpirt/ S’do shkoje, do rrije, tërë jetën në krahët e mi”, është refreni i këngës.

Armaldo falenderoi “Vëllanë e Madh” mirëpo nuk la pa përmendur Alban Kondin që ka krijuar muzikën dhe tekstin dhe Shpëtimin Saraçin. Teksa kanë kaluar ditë nga publikimi i këngës, në rrjet flitet se kënga është një kopje e këngëtarit grek Argiros.

Bravo shumë e bukur, këngë e vjedhur nga këngëtari grek Kostandino Argiro, Eleftero”“A s’ju vjen zor dhe një këngë që deshi me bo tamam shkuat dhe e kopjuat. “Edhe Kostandinos Argiros me këngën e vet Elfteros do ishte super krenar për këtë kopjim”

Duhet pranuar se ritmi i këngës është i njëjtë e ashtu edhe melodia. Po ju, mendoni se dy këngët kanë ngjashmëri?

Pamje të frikshme/ Aksidenti me dy viktima dhe 3 të plagosur te TEG (Video)

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek nënkalimi i TEG në Tiranë. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës, thanë se një makinë “Audi” me drejtues K. R., vjeç 24 që vinte nga Unaza lindore ka thyer barrierat e rrethrrotullimit dhe ka rënë në rrugën nacionale.Makina ka rënë mbi kofanon e një makine tip “Honda” me drejtues Q. K., rreth 60 vjeç që po kalonte rastësisht dhe ka kaluar në anën tjetër të rrugës, duke u përplasur me muret anësore.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:55, në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare “TEG”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshire automjeti tip “Audi” dhe automjeti tip “Honda”. Referuar mekanizmit dhe të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin K. R., vjeç 24, ka qenë duke udhëtuar ne unazën lindore me drejtim levizje nga Farka per tek rrethrrotullimi pranë Teg, dhe pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Honda”, me drejtues shtetasin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç.

Si pasojë e aksidentit rrugor kanë humbur jetën dy shtetase të pa identifikuara akoma, të cilat ishin pasagjere ne automjetin “Audi” si dhe ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i këtij automjeti, si dhe shtetasit A. K., 51 vjeç, O. K, 24 dhe Q. K, rreth 60 vjeç, që udhetonin me automjetin tjetër.

E enjte e zezë në Tiranë, dy vajza të vdekura, tre të plagosur…

Detaje të reja kanë dalë lidhur me aksidentin e regjistruar pasditen e kësaj të enjteje ku një automjet ka rënë nga mbikalimi pranë TEG-ut dhe më pas është përplasur me një tjetër mjet. Bëhet me dije se fatkeqësisht si pasojë e aksidentit kanë vdekur dy vajza, ndërsa tre persona të tjerë janë nisur në gjendje të rëndë drejt spitalit. Automjeti vinte nga Shkoza në drejtim të TEG-ut dhe si pasojë e shpejtësisë së lartë ka humbur kontrollin duke thyer barrierën mbrojtëse të mbikalimit dhe ka rënë mbi kofanon e një tjetër mjeti tip “Hyundai” i cili ishte në lëvizje.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.03.2023, rreth orës 18:05, shtetasi Q. K., duke drejtuar automjetin, në unazën lindore dyshohet se duke dalë për tek rrethrrotullimi i Tegut, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga mbikalimi, mbi kofanon e një automjeti tjetër.

Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetase femra, si dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit Q K., O. K., dhe K. R., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Mbi rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, dhe për gjendjen shëndetsore të të dëmtuarve në spital, do të keni njoftim në vijim.

Heroinë, euro dhe celularë, arrestohet 58-vjeçari shqiptar në Greqi…

Një 58-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia greke, pasi iu sekuestrua një sasi e madhe droge. Gjatë kontrollit të banesës së tij në Kolono të Athinës, u gjetën dhe sekuestruan 3 kg 550 gram heroinë, 185 gram hashash çokollate, 1 peshore elektronike, 2500 euro, 2100 lek shqiptare dhe 5 celularë.

I arrestuari është dërguar në Prokurorinë Penale të Athinës.

Aksident i frikshëm pranë TEG-ut/ Makina rrëzohet nga mbikalimi, dyshohet për viktima…

Një aksident tragjik me pasojë dy të vdekur ka ndodhur këtë pasdite në hyrje të Tiranës, pranë Saukut. Një makinë ka humbur kontrollin në mbikalim dhe ka ka rënë mbi kofanon e një makine që po udhëtonte në korsinë e saj. Nga goditja, kanë humbur jetën dy persona. Shkatërrimi i plotë i dy mjeteve tregon përplasjen e fortë, ndërkohë që është përplasur më lehtë një makinë e tretë.

Tre persona raportohet se janë plagosur, ndërsa qarkullimi në rrugë është i bllokuar.

U gjet i groposur muaj më parë në Greqi, identifikohet shqiptari (Emri)

Është identifikuar trupi i pajetë që u gjet në shtator të 2022 në Mouriki, Viotia të Greqisë. Mediat greke bëjnë me dije se trupi që u gjet u gropozur i përket një shqiptari, të identifikuar si Ilir Rrasa 46 vjeç nga Elbasani. “Vradini.gr”, shkruan se shqiptari ishte arratisur nga burgu i Patres në gusht 2011 pas lejes 6 ditore dhe nuk ishte kthyer më kurrë. Sipas dokumenteve të policisë, viktima mbahej në burg dhe ishte dënuar me 15 vjet e dy muaj burg dhe 30 mijë euro gjobë, për import-transport dhe mbajtje të lëndëve narkotike.

Trupi i tij u gjet i varrosur në një fushë nga punëtorët që po instalonin një tubacion nëntokësor, një kilometër përpara fshatit Mouriki në Thiva.

Në rrobat e tij policët e Thivës kishin gjetur një kartë identiteti të Autoriteteve Shqiptare, duke konstatuar kështu se ai ishte i arratisuri nga burgjet e Patrës.Familjarët e Ilir Rrasës nga Elbasani e kanë patur kontaktin e fundit me të më 4 shtator, teksa 15 ditë më pas u gjet i gjysmë i groposur në Greqi. Trupi i pajetë, sipas mediave Greke, ishte në gjendje dekompozimi. Aktualisht, trupi i viktimës ndodhet në morgun e Athinës për të përfunduar ekspertizat ligjore për të verifikuar nëse ka pasur vdekje të dhunshme.

Ilir Rrasa

I nxorrën listën e ish-të dashurve, para miliona shqiptarëve/ Shpërthen Balina Bodinaku ndaj produksionit :”Shije e keqe…

Balina Bodinaku ka reaguar ndaj videos që iu transmetua Kiarës si avantazh mbrëmjen e të martës në prime. Ish-opinionistja e Big Brother VIP shprehet se për qëllime spektakli po përdoren terma delikate dhe se transmetimi i asaj videoje para Kiarës ishte e gabuar. “Mua nuk më ka kaluar ende shija e keqe e avantazhit që fitoi Kiara. Dhe kjo jo thjesht për keqardhje ndaj situatës, në të cilën u vendos ajo vajzë, por edhe sepse kjo situatë na bën më të ndjeshëm pasi na prek të gjithëve.

Prej kohësh në Big Brother po ndodh përdorimi dhe instrumentalizimi i termave shumë të rëndësishme dhe delikate si feminizmi, seksizmi, dhuna ndaj gruas apo bullizimi për qëllime të strategjive në lojë apo për qëllime të show-t dhe spektaklit. Nuk ka asgjë spektakolare dhe asgjë feministe që t’i rreshtosh një vajze në formën sesi u bë, listën e ish-të dashurve, para miliona shqiptarëve, duke e bërë atë të ndihet e turpëruar dhe e zvogëluar”, tha ndër të tjera Balina.

Pas mollëve ,Korça futet në krizën e qepës: “Fermerët e Korçës: “I hodhëm në kanal…

Këto ditë një kilogram qepë nga cilësia e dobët po shitet me 120 lekë, gati dyfish në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar. Përveçse me çmim të lartë, në treg mungon qepa e kuqe që ka edhe cilësinë më të lartë. Qepa është produkt themelor në gatimet shqiptare, një nga perimet më të kërkuara në treg. Prezenca e saj nuk ka qenë asnjëherë problematike pasi koha e kultivimit është e shkurtër dhe rritet në të gjitha qarqet e vendit.

Tregtarët këto ditë po ndeshen me vështirësi të mëdha në furnizimet me qepë për shkak të reduktimit të prodhimit në zonën e Korçës që realizon edhe sasitë më të mëdha të produktit. Nevion Telha, agronom në zonën e Korçës tha se sezonin e kaluar është reduktuar ndjeshëm sipërfaqja e mbjellë me qepë. Reduktimi i sipërfaqes mbart disa arsye, sqaron specialisti.

Së pari popullsia rurale po tkurret dhe gjithnjë e më shumë po mbeten toka djerrë.

Së dyti sezonin e kaluar kishte një prirje që në vend të qepës të mbilleshin kultura të tjera si patate, misër dhe grurë.

Lufta në Ukrainë që solli një rritje të pazakonte të çmimeve të drithërave nxiti fermerët shqiptarë të mbillnin drithëra. Korça është një nga zonat me klimën dhe tokën më të përshtatshme në vend për prodhimin e drithërave. Mirëpo teksa prodhimi në drithëra është rritur duke plotësuar edhe një pjesë të nevojave të konsumit në qark, janë krijuar deficite në kulturat e tjera, të tilla si qepa.

Teksa prodhimet e tjera sezonale janë në rënie, si domatja, brokoli lulelakra etj, qepa e thatë po shitet me çmime shumë të larta. Ndikimet klimaterikë, problemet strukturore të bujqësisë dhe zhvillimet demografike në zonat rurale po sjellin çrregullime në prodhimin nga sektori i bujqësor.

Pakësimi i popullsisë në zonat rurale, mungesa e subvencioneve në bujqësi po ndikojnë negativisht.

Teksa në kultivimin e bimëve prodhimi ka qëndruar në ekuilibër nga normat e fitimeve që siguron eksporti, në sektorin e blegtorisë situata po agravohet dita ditës. Kushtet klimaterike e bëjnë Shqipërinë konkurruese në Bujqësi sidomos në prodhimin e perimeve dhe zarzavateve, për të cilat kërkesa është gjithmonë në rritje, por qeveritë shqiptare ndër vite nuk kanë ndjekur politika që të zhvillojnë në mënyrë që qëndrueshme sektorin, duke i lënë fermerët sot e kësaj dite nën mëshirën tregjeve dhe rreziqeve të motit./Monitor

“Je mbretëresha jonë”/ Ngrihet paprashuta për ditëlindjen e nënës së Luizit(Video)

Nëna e Luiz Ejllit ditën e sotme feston ditëlindjen. Banorët brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” kanë uruar këngëtarin për ditëlindjen e nënës së tij. “Urime ditëlindjen”, dëgjohen të thonë ata ndërsa Luizi i përgjigjet “Veç të jenë mirë.” Por padyshim nuk mungon as urimi i fansave për nënën e këngëtarit në këtë ditë.

Një parashut është ngritur ditën e sotme ku në të valvitet një pankart me shkrimin: Gëzuar ditëlindjen nana e Luizit. Je mbretëresha jonë!”. Kjo video është shpërndarë edhe në profilin zyrtar të Luiz Ejllit.