Vrasja në Top Channel/ Reagon Bora Zemani: “Kjo është një kambanë e fortë alarmi…

Televizioni i Top Channel u godit nga një ngjarje tragjike në orët e para të së hënës që lamë pas. Të shtënat me armë që objektivin kishin ndërtesën e televizionit lanë të vdekur personin e sigurisë së ndërtesës. Gjuajtja me armë u dëgjuan edhe nga banorët e Big Brother VIP Albania që ndodheshin në oborrin e shtëpisë. Pas kësaj ngjarje të shumta kanë qenë reagimet nga personazhet publike të cilat janë pjesë e televizionit.

Jam e shokuar, e lënduar, e prekur! Marrja e jetëve të pafajshme nuk mund të ketë kurrë asnjë dhe asnjë justifikim. Dje ishte një nga ditët më të trishta ku pamë edhe njëherë përpara syve tanë sesa pak vlen jeta këtu tek ne. Dhimbje e madhe! U prehsh në paqe Pal Koka! Zoti ua lehtësoftë dhimbjen bashkëshortes dhe tre fëmijëve. Do të mbetet plagë e madhe për të gjithë ne”, ka shkruar Bora.

Sulmi ndaj Top Channel, Big Brother anulon spektaklin(Video)

Banorët e Big Brother Vip janë njohur në spektaklin e së martës me njarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e së hënës ku Top Channel u qëllua me armë dhe mbeti i vrarë roja Pal Kola. Moderatorja Arbana Osmani pasi ka njohur banorët me lajmin e hidhur, dhe duke marrë parasysh gjendjen emocionale të tyre, ka lënë në dorën e pjesëmarrësve nëse duan ta vijojnë lojën deri në fund apo do ta ndërpresin.

“Do reflektoni, nëse doni të lini shtëpinë, ju mirëkuptojmë, nga ana tjetër ju vëmë në dispozicion çfarë të keni nevojë, përfshirë edhe në një komunikim në telefon me familjarët, transparentë për publikun që të jeni të qetë dhe pastaj të merrni një vendim dhe të jeni ju nëse do e vazhdoni. Nëse do e ndërrisni të gjithë, ne ju mirëkuptojmë”, tha Arbana.

Pavarësisht situatës banorët theksuan se do të vijojnë të qendrojnë. Mbrëmjen e sotme në nder të Pal Kolës, i cili fatkeqësisht mbeti viktimë e sulmit kriminal, nuk do të ketë spektakël.

Ndërkohë, njëzëri banorët kanë ngushëlluar familjarët.

“E njoh Palin, do t’iu dhuroj para familjes së tij”…,Luizi ia plas së qarës pas lajmit të trishtë të TCH…

Banorët e Big brother kanë qenë mjaft të prekur në momentin që kanë mësuar lajmin e trishtë atë të sulmit mbi Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola. Luiz Ejlli ishte mjaft i emocionuar dhe i përlotur kur mësoi lajmin, pasi tha se e njohte personin që kishte humbur.

Megjithatë pavarësishtë gjithcckaje Luizi u shpreh i bindur se do ta vazhdojë lojën.

Nëse nuk fiton Big Brotherin/ Luizi zbulon levizje e radhës ku do të marrë pjesë…

Pasi gati e ka të mbyllur Big Brotherin në Shqipëri, Luiz Ejlli ka synime të tjera, veçanërisht nëse nuk i japin Çmimin e Madh. Ai ka shprehur sot dëshirën se, nëse nuk del fitues nga ‘Big Brother VIP Albania’, do të provojë ‘Grante Fratellon’. Luizi bëri të ditur se me italishten është shumë mirë, madje shtoi se me batutat është edhe më mirë se në gjuhën shqipe.

Po ashtu, ai tha se, nëse do bëhej pjesë e atij reality shoë, do kishte mbështetjen e shqiptarëve që jetojnë në Itali, pasi janë shumë.‘E gjeta synimin e radhës. Do shkoj të fitoj Grante Fratello se s’bën. Nëse nuk e fitoj këtu, do e fitoj atje. Kurdo që të fillojë do e filloj atje. Është gjë e mirë se edhe batutat më vijnë italisht, për zotin eci në Itali. Shqiptarë ka sa të duash’.

Bordi ul çmimin e naftës me 3 lekë…

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve. Sipas njoftimit, çmimi i naftës do të jetë 184 lekë/litri duke u ulur me tre lekë, benzina do të shitet me 186 lekë/litri ndërsa gazi 75 lekë/litri. Çmimet e caktuara nga bordi do të hyjnë në fuqi sot në orën 18.00.

Vendim i Bordit të Transparencës.  
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 184 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 172 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 186 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 174 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 90 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 28 Mars ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Arrestohet 42 vjeçari/ Policia e Pogradecit :”Ishte i shpallur në kërkim për…

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim R. Z., 42 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Kontrrolli në Kapshticë habit policinë/ Gjejnë të fshehur edhe 5 emigrantë në kamion…

-Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Ç., 29 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë, pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në automjetin (kamion) që ky shtetas drejtonte, u gjetën të fshehur 5 emigrantë,

të cilët dyshohet se transportoheshin nga 29-vjeçari, me qëllim kalimin drejt vendeve të BE-së.

Policia e Shtetit: “100 mijë euro shpërblim kush jep informacion për sulmin mbi Top Channel….

Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar mbi sulmin terrorist ndaj “Top Channel”, ku për pasojë mbeti i vrarë punonjësi i sigurisë, Pal Kola.Policia ndërkohë, ka vënë shpërblim 100 mijë euro kush jep informacion për sulmin.

Njoftimi i Policisë  :    
“Më datë 27.03.2023, rreth orës 00:30, shtetas ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri automatik model AK-47, në drejtim të godinës së Top Channel dhe për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi Pal Kola, 61 vjeç. Po nga të shtënat është dëmtuar fasada ballore e godinës së televizionit, si dhe dy automjete të parkuara në oborr. Nga veprimet hetimore të kryera deri tani rezulton se në orën 00:27 të datës 27.03.2023, automjetit i autorëve është fiksuar nga kamerat e sigurisë, në zonën e Kasharit.

Ky automjet ka lëvizur në rrugën dytësore të autostradës Durrës-Tiranë, ka dalë përballë godinës së televizionit Top Channel dhe në atë moment autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës së televizionit.

Autorët, pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me shpejtësi përsëri nëpërmjet rrugës që kanë ardhur, për në drejtim të Durrësit, dhe në orën 00:36 janë fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonën e Kasharit. Në orën 00:55, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë marrë njoftim për djegien e një automjeti, në autostradën Durrës-Rrogozhinë, në vendin e qujatur “Përroi i Agait”.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen e ndodhur, në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, si dhe janë organizuar pika kontrolli në të gjitha akset rrugore të vendit.

U formua grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe u kryen të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në vendin e ngjarjes dhe në vendin e djegies së automjetit.Nga veprimet hetimore në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 25 gëzhoja model 56, 5 predha dhe 9 copëza predhash municioni luftarak. Janë këqyrur dhe sekuestruar kamerat e sigurisë të televizionit, si dhe disa kamera sigurie të subjekteve private përrreth vendit të ngjarjes dhe në drejtimin e lëvizjes së automjetit të përdorur nga autorët.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe vendos shpërblim 100 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në identifkimin e autorëve. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 41 10 299, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.”

“Zgjohem dhe fle me ty, vazhdo përpara luani im”/ Kiara nuk ndal dedikimet për Luizin….

Dalja e befasishme e Kiarës nga shtëpia e ”Big Brother Albania Vip 2”, vijon që të trishtojë Luizin. Ky i fundit, në një bisedë me Visin, është shprehur se është në merak për Kiarën, sesi është ajo dhe sesi po e sheh Luizin nga ekrani. Moderatorja ka reaguar, por që Luizi nuk ka sesi ta marrë si përgjigje, pasi Kiara ka postuar në Instagram një video të bisedës së Luizit me Visin, ku edhe shkruan:

”Zgjohem dhe fle përballë teje. 24/24 vetëm me ty. Vazhdo përpara luani im”.

Pas Korçës dhe Vorës, dorëhiqen kandidatët e Alibeajt në Lezhë, Kurbin e Librazhd…

Një tjetër kandidat i Partisë Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn, është tërhequr nga gara për zgjedhjet vendore të 14 majit. Bëhet fjalë për kandidatin e Bashkisë së Lezhës, Sandër Marku. Por përveç Markut, bëhet me dije se kandidati i Kurbinit, Genc Doci është dorëhequr gjithashtu.

Bujar Vreto, kandidati i PD në Librazhd nuk do të marrë pjesë në garën e zgjedhjeve të 14 majit, i cili ka thënë se nuk ka dorëzuar dokumentacionin në KQZ dhe si pasojë as nuk është regjistruar. Më herët edhe kandidati për Bashkinë e Korçës, Gjergji Gjata dhe kandidati i Vorës Ibrahim Bruka njoftuan dorëheqjen nga gara për zgjedhjet e 14 majit.

Xhensila Myrtezaj :”Bashkë me Besin ….Luizin e presim për një bashkëpunim

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka dhënë së fundmi një intervistë për “E diell”. Mes shumë gjërash, ajo është pyetur nga moderatoret Beniada Nishani dhe Argjira Spanca për Luiz Ejllin. Artistja thotë se së bashku me partnerin e saj, Bes Kallakun, janë në mbështetje të banorit me te ndjekur te ketij edicioni të Big Brother VIP Albania i cili dhe ka marr edhe zemrat e te famshmeve shqiptar.

“Ta marrim kështu, super këngëtar është, ka një karrierë të mëparshme goxha të mirëfilltë, fitues i ‘Etheve të së Premtes’ pak a shumë kemi një rrugëtim të njëjtë edhe pse unë nuk i fitova ‘Ethet’, pjesëmarrës në Eurovision, këngë shumë të suksesshme kështu që pse jo, po të jetë një këngë e duhur”, u shpreh ajo.

Me tej, 29-vjeçarja theksoi se artisti shkodran do të ketë shumë oferta nga kolegët e tjerë . Ai tashmë po qëndron prej më shumë se 90 ditësh në shtëpi dhe po pëlqehet në masë të madhe nga publiku. Ku mund të thuhet se ka marrë gjithë vëmendjen në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

E bujshme/ Tërhiqet nga gara kandidati i PD për Bashkinë e Korçës….

Gjergji Gjata, kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Korçës është tërhequr nga gara. Bashkë me të bëhet me dije se janë tërhequr nga gara edhe 40 kandidatët për Këshillin Bashkiak të propozuar nga PD.
Edhe Alibeaj, në konferencën për mediat, tha se janë tërhequr edhe kandidatët e Kurbinit dhe Lezhës.

Ju informojmë se unë si kandidati për Kryetar i Bashkisë Korçë is 40 kandidatë për Këshillin Bashkiak, të partisë politike PDSh, tërhiqemi nga gara elektorale (në mënyrë të parevokueshme) për Zgjedhjet Vendore 2023, për mungesë të proçedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PDSh lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cënuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale.

Urojmë më të mirën për Korçën dhe suksese për kandidatët më të mirë në të gjithë vendin. (Proçedurën zyrtare do e kryejmë sipas rregullave që parashikon ligji, pranë KQZ.)”, ka thënë Gjata.

Big Brother ju vëzhgon/ Këto janë 14 rrugët që do monitorohen me kamera e radarë

Pas kontratës për ndërtimin e qendrës së monitorimit të trafikut tashmë ka kaluar edhe ajo për mbikëqyrjen e kësaj vepre. Në Agjencinë e Prokurimit Publik u njoftua tashmë kalimi i kësaj hallke duke i hapur kështu rrugë ecurisë së punimeve. Ndërtimi i qendrës së monitorimit të trafikut është një nga më të diskutuarit për shkak të synimit të njoftuar ku të paktën për 200 kilometra rrugë do të ketë monitorim të plotë me kamera e radarë.

Qendra do të përpunojë të dhënat në kohë reale duke synuar kështu largimin e efektivëve të rrugores nga këto segmente. Shkeljet që do të konstatohen nga monitorimi do të bëjnë që në kohë reale të vendoset edhe masa ndëshkimore për ata që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit teksa do të shërbejë edhe si nxitje për të rritur sigurinë rrugore.

Por cilat janë në fakt 14 segmentet rrugorë që përbëjnë gati 200 kilometrat e parë të vendosjes së këtij sistemi monitorim?

-Autostrada Tiranë-Durrës 32 kilometra që nis nga Sheshi Shqiponja dhe përfundon tek Mbikalimi i Portit.

-Tiranë-Elbasan që nis nga TEG dhe përfundon në Bradashesh për 26.4 kilometra.

-Durrës-Plazhi i Unazës për 5.9 kilometra që nis nga Mbikalimi i Shkozetit dhe përfundon në Plepa.

-Durrës-Kavajë, autostrada e Rrogozhinës 9.81 kilometra që nis në Plepa dhe përfundon në Kavaja Veri.

-Unaza e Kavajës 7.89 kilometra që nis nga Kavaja Veri dhe përfundon në Kavajën në pjesën Jugore.

-Kavajë-Rrogozhinë që përfshin Rrgozhinë, autostradë Lushnjë 13.9 kilometra që nis në Rrogozhinë korridori i 8 dhe përfundon në pjesën veriore të Lushnjës.

-Unaza e Lushnjës 4.62 kilometra që nis nga pjesa veriore në Lushnjë dhe vazhdon në pjesën Jugore.

-Lushnje-Fier, autostrada 20 kilometra që nis nga pjesa Jugore në Lushnjë dhe mbaron në Mbrostar.

-Unaza e Fierit 21.5 kilometra që nis nga Mbrostari dhe mbaron në Levan.

-Fier-Vlorë, autostrada 24 kilometra gjatësi që nis në Levan dhe mbaron në Transballkanike.

-Vore-Ahmetaq 6.52 kilometra që nis nga Vora dhe përfundon në kryqëzimin e rrugës Ahmetaq. Qafë-Kashar-Rinas-Ahmetaq 9.59 kilometra gjatësi overpass Qaf Kashar Kryqëzimi i rrugës Ahmetaq dhe Kryqëzime dhe rampa me gjatësi 5 kilometra në këto rrugë.