Një aksident tragjik me pasojë dy të vdekur ka ndodhur këtë pasdite në hyrje të Tiranës, pranë Saukut. Një makinë ka humbur kontrollin në mbikalim dhe ka ka rënë mbi kofanon e një makine që po udhëtonte në korsinë e saj. Nga goditja, kanë humbur jetën dy persona. Shkatërrimi i plotë i dy mjeteve tregon përplasjen e fortë, ndërkohë që është përplasur më lehtë një makinë e tretë.
Tre persona raportohet se janë plagosur, ndërsa qarkullimi në rrugë është i bllokuar.
E enjte e zezë në Tiranë, dy vajza të vdekura, tre të plagosur… pic.twitter.com/dQdd2a8dlK
— KorcaBlog.com (@korcablog1) March 9, 2023
Aksident i frikshëm pranë TEG-ut/ Makina rrëzohet nga mbikalimi, dyshohet për viktima… pic.twitter.com/ptztwV0yKR
— KorcaBlog.com (@korcablog1) March 9, 2023
Pamje të frikshme/ Aksidenti me dy viktima dhe 3 të plagosur te TEG pic.twitter.com/9ITC4cNOsH
— KorcaBlog.com (@korcablog1) March 9, 2023
