Tjetër lëvizje e bujshme/ Arlind Qori, kandidat për kryetar Bashkie…

“Lëvizja Bashkë” do te dalë me një kandidat të sajin për bashkinë e Tiranës. Ndonëse gjykata po e sorollat regjistrimin e kësaj partie në zgjedhje tashmë, grupini sak tjemelues ka marrë vendimin të përfaqësohet në kryeqytet me Arlind Qorin. Në një njoftim në Facebook ai ka shkruar:

“Kur aktivistet/ët e Lëvizjes BASHKË më propozuan të kandidoja për Bashkinë e Tiranës, nuk isha i bindur. Dy gjëra më bezdisnin: 1. Parimi se një lëvizjeje si jona nuk i shkon të nxjerrë të parin gjithmonë “kryetarin”, por duhet të jetë novatore dhe e guximshme në propozime. 2. Unë nuk jam mësuar dhe nuk kam ndër mend të mësoj se si bëhet fushatë për veten. S’do të më pushonte goja nëse do t’u kërkoja bashkëqytetarëve votën për një punëtor, student apo intelektual të guximshëm. Po për vete, “më votoni mua sepse kështu e ashtu!”, meazallah.

Gjithsesi çka më bindi në fund ishte vështirësia e garës dhe pritshmëria që ndaj Lëvizjes BASHKË do të nisë një fushatë sulmesh e shpifjesh të cilat askush më shumë se unë, më i përkëdheluri aktivist, nuk meriton t’i mbajë mbi shpinë e t’i durojë në fytyrë”.

Në njoftimin e tij Arlindi bën me dije se edhe nese gjykata e pengon regjistrimin e Lavizjes Bashkë në zgjedhje ai do ta bëjë këtë përmes mbledhjes se firmave te qytetarëve. “Me apo pa njohjen e gjykatës, me 3000 apo 7000 nënshkrime qytetarësh, me apo pa mbulim mediatik, me të gjithë të pushtetshmit, oligarkët e zullumqarët kundër, por me zemrën dhe sakrificat e përditshme të qindra shoqeve e shokëve të mi në Lëvizjen BASHKË dhe, me shpresë, me mbështetjen e shumë e më shumë qytetarëve në këtë rrugë, emrin tim do të keni mundësi ta lexoni në fletën e votimit për kandidat të Bashkisë së Tiranës” ka shkruar ai duke njoftuar se nenshkrimet mblidhen para Bibliotekes Kombetare.

U planifikua largimi i Luizit dhe maestros, por ja pse thuhet se u ndërrua Zarfi i Zi…

E pabesueshme ajo qe ka ndodhur brenda Big Brother ne keto momente gjate publicitetit dhe pas kuintave. Situate e acaruar ne shtepi ndersa ka pasur edhe fjale te medha mes Luizit dhe Oltes, por edhe Ermiones…Sherri ka zgjatur disa sekonda dhe me pas eshte shuar duke qene se eshte zarfi i zi ne mes.

Nderkohe, duket sikur skenari eshte bere per te goditur Luizin edhe pse nuk e heqin dot per shkak te audiences qe ai sjell edhe sidomos faktit qe eshte personazhi me i votuar… Fillimisht ka qene nje nominim i tij dhe me pas eshte ndryshuar gjithcka. Big Brother ka ndryshuar kartat ndersa u ka dhene edhe nje mundesi te dyte banoreve sepse e trembur nga nje reagim i bujshem i publikut per ate qe po ndodh… Arbana ka lexuar zarfin e zi sonte:

Asnje prej jush nga ky moment nuk mund te shkele me rregullat dhe cenon dinjitetin dhe personalitetin e dikujt, por edhe dhunon dhe kanos. Ne momentin e pare qe thyeni serish, do eliminoheni direkt. Ky eshte paralajmerimi i fundit i Big Brother ndaj jush. Keni shkelur te gjitha rregullat dhe nuk behet keshtu loja”.

E bujshme/ Kreu i Nismës ‘Thurje’ shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie….

Kreu i “Nismës Thurje”, Endri Shabani deklaroi ditën e sotme se do të garojë për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 14 majit. Shabani deklaroi se qytetarët kanë nevojë për një alternativë të re. Teksa ishte i ftuar në ‘News24’, Shabani tha se Këlliçi është duke dëgjuar qytetarët mirëpo ka pasur kohë mjaftueshëm ndërsa për Veliajn tha se “ka shumë zullume.”

“Unë si Endrit do drejtoj fushatën përballë këtyre të dyve, pasi Tirana ka nevojë për një alternativë më të shëndetshme. Unë nuk merrem me karakteret por me politikën. Veliaj nuk e rregullon dot trafikun në Tiranë për shkak të interesave. Ne duam një transport publik dhe jo privat. Studentët do të udhëtojnë më kartë studenti dhe pensionistët me kartë pensioni. Këlliçi është duke dëgjuar qytetarët, për mua ka pasur kohë bollë për ti dëgjuar. Veliaj ka shumë zullume, qytetari mjafton të hapë dritaren të shoh. Qyteti ka nevojë për një organizim të ri për invers të qytetarit. Infrastruktura është një ndër problemet kryesore”, u shpreh Shabani.

Shabani do të garojë përballë kryebashkiakut aktual Erion Veliaj, Belind Këlliçit dhe Arlind Qorrit.

Na mbajnë Kryetar lagje dhe po hamë bukë thatë /Revoltohet qytetari në Korçë:” Na gënjejnë shumë…

Në kohën kur në qytetin e Korçës shpenzohen shuma marramendëse për investime fasadash ,realiteti i një pjese të madhe që jetojnë në këtë qytet është i dhimbshëm . Mijëra familje përballen me papunësinë, ndërsa jetojnë me të ardhurat nga ndihma ekonomike dhe borxhet në dyqane rriten dita-ditës...

Qytetari në Korçë shprehet : Po ha bukë thatë, e kam babain socialist dhe nuk na fusin në punë! Jeton burri me bukë thatë?! Na vjen turp nga familja shprehet ai në videon e publikuar nga Joq Albania.

Kë do ndëshkojë Vëllai i Madh’? Mbërrin zarfi i zi në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’

Një zarf i zi ka mbërritur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP. Nuk dihet ende se çfarë përmban zarfi, teksa banorëve u është thënë se do hapet në momentin që i lajmëron vëllai i madh. Banorët kanë nisur të aludojnë për përmbajtjen, teksa një pjesë e tyre mendojnë se zarfi ka të bëjë me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme tek lavamani, mes Kiarës dhe Luizit.

Ndërkohë Maestro, ka deklaruar se nëse zarfi është përjashtim për Luizin për këtë ngjarje, atëherë duhet të përjashtohet dhe ai, pasi e mbështeti.

E fundit/ Tërmeti lëkund vëndin …

Lëkundje tërmeti janë regjistruar rreth orës 18:43 ne vendin tone. Sipas Emsc tërmeti ka qenë me epiqendër 13 kilometra nga qyteti i Lushnjes dhe 23 kilometra nga Elbasani, me një magnitudë prej 4.1 ballë ,të shkallës rihter dhe në një thellësi prej 2 kilometrash.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë si dhe në disa qytete të tjera te Shqiperisë se mesme.

Transportonte 53 kg marijuanë në Greqi, vihet në pranga 23-vjeçari shqiptar në Kostur

Policia greke ka zhvilluar një operacion në një zonë pyjore në Kostur. Si rezultat një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi është kapur në flagrancë teksa posedonte lëndë narkotike. I riu është ndaluar nga policia në tokën greke duke mbajtur në krahë 2 çanta që përmbanin 50 pako me 53 kilogram marijuanë. Së bashku me çantat atij iu sekuestruan dhe 2 celularë me 2 karta SIM dhe para shqiptare.

Prej fillimit të këtij viti, në zona të ndryshme të Greqisë janë kapur nga policia greke rreth 710 kg marijuanë që dyshohet se vinin nga Shqipëria.

Arrestohet për korrupsion oficerja e Policisë Gjyqësore …

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njofton se është vënë në pranga oficeren e Policisë Gjyqësore në Sektorin Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar, A.N., pasi ka kërkuar e marrë një shumë monetare në formë ryshfeti, kundrejt premtimit të lehtësimit të pozitave penale të personave që hetonte. SPAK ka caktuar ndaj saj masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, pasi kreu hetime në kuadër të procedimit penal të vitit 2023, mbi dyshimet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Tiranë – Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për punonjësen e policisë A.N., me detyrë Specialiste në Sektorin Kundër Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Caktimi i masës u bë pasi Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kreu hetime në kuadër të procedimit penal të vitit 2023, mbi dyshimet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Nga hetimet është krijuar dyshimi i arsyeshëm se 47-vjeçarja, në cilësinë e oficerit të Policisë Gjyqësore në Sektorin Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar, ka kërkuar e marrë një shumë monetare në formë ryshfeti, kundrejt premtimit të lehtësimit të pozitave penale të personave që hetonte.

“Revoltohen” sërish fansat e Luizit, njoftojnë protestën e radhës pranë shtëpisë së BBV

Një tjetër protestë për Luiz Ejllin është thirrur dhe lajmëruar përmes rrjeteve sociale nga fansat e këngëarit. Protesta është njoftuar për ditën e mërkurë, 1 mars, ora 14:00 përballë Top Channel, thuhet në thirrjen e shpërndarë në Tik Tok.

“Nesër do ti tregojmë përsëri Luizit që të vazhdojë kundrejt këtij produksioni ose tipit që fshihet pas emrit BIG BROTHER VIP ALBANIA. Personalisht së bashku me Dashin official dhe disa persona tjerë dhe fansa e kemi parë të arsyeshme që të ndodh kështu, mbase më e fuqishme se sa ishte herën e parë”, shkruhet në një njoftimin që po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Video:

Nje shëtitje në Korçë ,pa kullë ,pedonale dhe biblotekë(Video)

Shpesh qytetaret Korçare behen nostalgjike dhe kujtojne me mall Korçen e vjeter, pa kullen dhe shkallet e saj ,bibloteken apo sheshin e bollshem para katedrales. Në Korçë shpesh thuhet me ze te larte humbëm disa sheshe dhe ngushtuan disa rrugë, ndersa sot kemi një pedonale dhe institucione te zhvendosura…

Nje xhiro në bulevardin ku sot eshte vendosur kulla e Korçes dhe pedonalja qe njihet si zona më e bukur e qytetit te serenatave… Pamjet nga Korca Artstar ,viti 2007.

Drejt ndarjes Kiara dhe Luizi/ Deklarata: Ik andej, burri sa një derr edhe nuk kupton….

Dita e djeshme ka qenë mjaft me debate për Kiara Titon dhe Luiz Ejllin. Gjithçka nisi nga një mision sekret që kishin vajzat. Këto të fundit nuk duhej që të flisnin me djemtë dhe në fund do kishin një avantazh. Djemtë e kuptuan misionin e tyre dhe bënë gjithçka që t’ua prishnin. Në një moment, Luizi kapi Kiarën dhe e vendosi në një cep të lavamanit të tualetit, aty ku nuk kishte mundësi të dilte.

Këngëtarit iu bashkua edhe Armaldo Kllogjeri. Edhe pse Kiara u thoshte se nuk ndihej mirë, që të dy nuk e dëgjonin dhe nuk e linin të lirë. Vajzat e tjera u munduan që t’i largonin dy djemtë por ishte e pamundur, e si pasojë i thanë moderatores që t’a prishte misionin.

Për këtë arsye, Kiara është nervozuar shumë me Luizin dhe kanë debatuar. Madje në një moment i tha “burri sa një derr, të fut në një cep e nuk të lë tv dalësh”.

Kur këngëtari e pyeti ‘a jam derr’, moderatorja i shpjegoi se në çfarë kuptimi e tha. Pjesë nga biseda: Kiara: Burri sa një derr, të kap, të fut në një cep e nuk të lë të dalësh. Kush je ti?

Luizi: Burri sa një derr? Kiara: Është shprehje. Nuk të tha njeri derr. Luizi: Po të pyes a jam derr, jam qesharak? Të përdori si leckëKiara: E thashë se je shumë i madh për të bërë disa veprime.

Kiara: Më ke thënë ‘nuk ke parë gjë akoma’, ama ka ca limite dhe limitet e mia ti duhet ti respektosh. Nëse nuk i respekton, vazhdo, ja ku e ke derën. E po ta them me sinqeritetin më të madh

Luizi: Cilën derë. Kiara: Derën aty. Luizi: Të dal jashtë? Kiara: Po. E di si jam? Se mbase nuk më njeh mirë. Sado që ta dua një njeri me zemër me shpirt, kam dhe forcën që ta stopoj vetën kur shoh që gjërat nuk shkojnë.

Luizi: Je duke e stopuar tani? Kiara: Tani nuk po stopoj. Nëse ti nuk i respekton limitet e mia, ja ku e ke derën, nëse vazhdon të mos i respektosh.

Pamje të rënda, vajzat shkelmojnë njëra-tjetrën dhe kapen për flokësh(Video)

Numri i vajzave që rrihen dhe dhunojnë njëra-tjetrën në shkolla, sa vjen e rritet. Një tjetër video që po qarkullon në rrjetet sociale, tregon dy vajza të mitura duke u rrahur. Pamjet janë filmuar në Bathore, pranë shkollës “Ibrahim Basha”.Në momentin që vajzat zihen, pranë tyre afrohen dhe bashkëmoshatarët, por jo për t’i ndarë. Ata shihet që shijojnë ‘shfaqjen’ dhe filmojnë, ndërkohë që dy vajzat zihen me njëra-tjetrën.

Ky është sherri i disatë që ndodh në shkolla. Vetëm pak ditë më parë, një tjetër video e publikuar në rrjetet sociale tregonte dy vajza që ziheshin me njëra-tjetrën. Vajzat ishin nxënëse të shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit”.

U kapën me 13 emigrantë në mjet/ Arrestohen vëllezërit njeri i transportonte,tjetri monitoronte policinë

Një tjetër rast i transportimit të emigrantëve të paligjshëm është goditur nga policia gjatë një aksioni të koduar “Midnight 6”. Një automjet Volkswagen i drejtohet nga 33-vjeçari E.P. u ndalua në aksin Korçë – Pogradec në Qafë Plloçë. Brenda këtij automjeti u gjetën 13 emigrantë të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme, të cilët do të transportoheshin drejt vendeve të BE-së kundrejt përfitimit monetar.

Në pranga ra shoferi i mjetit, i cili rezultoi se drejtonte makinën në gjendje të dehur. Po kështu, u arrestua edhe vëllai i tij A.P. 45 vjeç, i cili udhëtonte me një makinë tjetër BMW për të kontrolluar rrugën nëse kishte prezencë policore. Materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

3 miket e mia që po ikin familjarisht nga Shqipëria (Nuk janë as studente, as pa punë, as azilante)

Nga Edona Llukaçaj:                                                               “Të lësh duhanin dhe Shqipërinë nuk është kurrë vonë, apo jo?” ishte batuta e hidhur – dhe që, mendoja, e vjetëruar – me të cilën një mikeshë e hershme më dha lajmin, pasi kishte ndarë mendjen për të ikur nga Shqipëria. Fatkeqësisht, e treta në harkun kohor të një jave që më tregonte se po mblidhte plaçkat për të ndërtuar jetën me familjen e vet tjetërkund.

Tre zonjat që njoh personalisht, si shumë të tjerë që, së fundmi, po vendosin të marrin rrugët nuk i përkasin kategorive që na vjen përshtat të besojmë se zgjedhin të ikin nga vendi. Nuk janë të rinj e studentë, të cilët ndodh e kthehen. Nuk bëjnë pjesë në shtresat në nevojë apo ndër ata që joshen nga pagesat e punëve sezonale në bujqësi e turizëm në vendet fqinje, paçka se në kufi kërcet dajaku. S’janë as azilkërkues profesionistë, as nuk kishin kapur ndonjë ofertë të paparë punësimi në ndonjë shtëpi bari.

Në fakt, e përbashkëta e tyre ishte se janë të punësuara në profesion dhe me arritjet e veta në fushat përkatëse. Por gjithsecila në mënyrën e vet e kishte marrë parasysh të hidhte në plehra vite mund e karrierë e të bënte ndonjë punë të rëndomtë andej nga do e çonte bileta me një drejtim. Veç të ikte!

E kjo e bën ikjen e tyre thellësisht të dhimbshme. Është e dhimbshme se përditë e më shumë po largohen individë aktivë e kontribues nga çdo sferë e çdo shtresë e shoqërisë. Po largohen në masë edhe ata që normalisht nuk do ndiheshin të detyruar ta bënin këtë nëse do ishin një vend tjetër të botës së lirë (me të cilët na e ka fort ëndja të matemi).

Është e dhimbshme sepse po ikin për arsye të qenësishme. Largohen se me rrogat më të ulëta në rajon nuk përballohen pa sforco çmimet pakuptimisht të larta. Se puna e ndershme nuk mjafton për një jetesë optimale pa shtyrë në kohë nevoja bazë. E ata nuk kanë të ardhura shtesë, të fituara në rrugë të paqëna.

Se bërrylave të nepotizmit dhe kaheve politike, gjetkë, mund t’i shpëtojnë me përkushtim dhe profesionalizëm të shtuar, por këtu, dukshëm, aq nuk mjafton. Gjenden përditë nën presionin e kompromisive të papranueshme për të marrë atë që u takon. Është e dhimbshme sepse ikin për një të ardhme më të ndritur për fëmijët e vet. Se në shkollat e bojatisura, në ato të ndërtuarat për bukuri apo në ato ku vijon mësimi me turne nuk jepet dije e edukim me standarte. Ato vijojnë të jenë çerdhe mësuesish sekserë, që duan element për kurse private, e gjithologësh të paprofilizuar e të pafiltruar.

Ndryshe, të paktën fenomeni i bullizimit do ishte adresuar. Nuk do kishte kapur përmasa të tilla dhune fizike e verbale, ku më e fundit u shfaq në videon e bërë pranë një shkolle 9-vjeçare në Tiranë. Është fort e dhimbshme, por ikin sepse kanë humbur shpresën se Shqipëria u përket edhe atyre. Sepse vendi i tyre duket se është kthyer në dheun e një pakice të pushtetshme e të pasur.

Sistemi i mirëinstaluar duket si një çark i mbrapshtë, një mekanizmë në shërbim të anti-vlerës. Se i tyre është kthyer në një vend ku, në rastin më të mirë, pushtetarët veçse përfliten për korrupsion galopant, kurse të tjerë që faktohet të jenë të përfshirë vijojnë të jenë të pandëshkueshëm. Ikin se ndryshim më drastik politik nënkupton rikthim në zgjedhën e vjetër dhe optimali nuk jep asgjë të re. Është e dhimbshme se janë të gatshëm të largohen me çdo kusht. Të sakrifikojnë një jetë përpjekje drejt të panjohurës, se në vendin e vet të bësh gjënë e duhur një jetë, thjesht, nuk ta garanton një jetesë të thjeshtë.

Messi fiton çmimin “Futbollisti më i mirë” nga FIFA

Është shpallur edhe futbollisti më i mirë i FIFA-së dhe futbollisti më i mirë në botë .Ai është Lionel Messi që e ka marrë këtë çmim në garë me Karim Benzema dhe Kylian Mbappe. Ai si zakonisht ka falënderuar të gjithë ata që kanë bërë ëndrrat realitet, por edhe Benzeman dhe Mbappen që ishin në garë dhe “mund ta kishin fituar çmimin”.

Pastaj ai ka lavdëruar edhe Scalonin dhe Argjentinën për rrugëtimin e tyre të madh në Katari 2022 ku fituan Botërorin. “Ishte një ëndërr që në fund u bë realitet”, tha Messi gjatë fjalimit të tij.