Një tjetër rast i transportimit të emigrantëve të paligjshëm është goditur nga policia gjatë një aksioni të koduar “Midnight 6”. Një automjet Volkswagen i drejtohet nga 33-vjeçari E.P. u ndalua në aksin Korçë – Pogradec në Qafë Plloçë. Brenda këtij automjeti u gjetën 13 emigrantë të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme, të cilët do të transportoheshin drejt vendeve të BE-së kundrejt përfitimit monetar.
Në pranga ra shoferi i mjetit, i cili rezultoi se drejtonte makinën në gjendje të dehur. Po kështu, u arrestua edhe vëllai i tij A.P. 45 vjeç, i cili udhëtonte me një makinë tjetër BMW për të kontrolluar rrugën nëse kishte prezencë policore. Materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
U kapën me 13 emigrantë në mjet/ Arrestohen vëllezërit njeri i transportonte,tjetri monitoronte policinë pic.twitter.com/ANAhSh3NY6
— KorcaBlog.com (@KorcaAlbania) February 28, 2023
