Tjetër tërmet i fuqishëm godet Turqinë…

Një tjetër tërmet është shënuar në Turqinë qendrore. Dridhjet e tokës kanë qenë me magnitudë 5.2 të shkallës rihter. Epiqendra e lëkundjeve ishte 54 kilometra në jugperëndim të Kahramanmaras në një thellësi prej 10 kilometrash.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme.

Ndërtesa që i ka habitur të gjithë në Turqi, pse nuk ka asnjë çarje nga tërmeti

Një ndërtesë 4-katëshe ka çuditur të gjithë ndërtuesit dhe ekspertët e fushës, pasi edhe pse nuk ka as edhe një kolonë të mirëfilltë por vetëm katër mure në katin e saj të parë, ajo i ka rezistuar kryelartë tërmeteve shkatërrimtare të 6 shkurtit, që i kanë marrë jetën deri më tani 45 mijë personave në Turqi e Siri.

Bëhet fjalë për ndërtesën në lagjen “Bağlar” të Dijarbakirit, e cila nuk u dëmtua nga tërmeti 6.8 ballë me qendër në Elazığ/Sivrice, madje nuk ka as edhe një të çarë, përveç disa pjesëve të suvasë së saj të jashtme. Kati i poshtëm i ndërtesës 40-vjeçare, që është në një formë trekëndore dhe më e vogël se tre katet e tjera sipër saj, përdoret për biznese, ndërsa katet lart për banim.

Situata me Luizin, reagon gruaja shtatzënë e maestros: “Më ka ofenduar keq burrin edhe familjen…

Debati i nisur mes Luizit dhe Armaldos mbrëmjen e djeshme, pas komenti të Luizit: ‘Hiqe kapelen, s’ke burrëri!”– ka vijuar edhe mëngjesin e sotëm. Në debat janë përfshirë edhe shumë banorë të tjerë. Luizi ka vendosur që të mos i flasë më Maestros ndësa ky i fundit ka përmendur edhe largimin nga shtëpia. Mirëpo, debati ka vijuar edhe jashtë ‘Big Brother Vip Albania’. Bashkëshortja e Armaldos ka reaguar rrjete sociale duke shprehur shqetësim për bullizimin që po i bëhet Maestros si dhe tregon se ka marrë shumë mesazhe nga fansat e Luizit, të cilat thotë se nuk i toleron sidomos tani që është në pritje të ëmbël.

Shkrimi i plotë:
Kur morem ftesen per Big Brother per Armaldon ishim paksa skeptik. Me pas me takimet me stafin dhe duke e njohur dhe qene pjese shume here e Top Medias vendosem per po sepse do ishte mes artistesh. Loja konsiston ne disa rregulla nder te cilat kryesoret qe nuk lejohen jane bυllizimet, ofendimet, cenimi i dinjitetit dhe ίntegritetit te personave aty brenda.

Te gjithe kane bere lojra, shaka, thashetheme, diskutime, kane gjetur miq aty brenda, kane gjetur dashurine, kane bere dasma e shume sfida me njeri tjetrin. Disa banore e kane pyetur se fundmi Luizin se pse ka arritur ne ato σ fendime ndai Armaldos. Shpjegimi i tij ka qene: Kam lυ ftuar shume me Olten. Ia kam nxjerr grupin dhe kam dashur ta shoh vetem dhe keq. Ajo eshte e fri kesuar dhe kur ka zarf te kuq. Kur ajo thote ndihem vetem kam nevoje per nje perqafim, ia jep Maestro. Prandaj e kam σfenduar por i kerkova falje.

Ai eshte personi i tretë qe i kerkoj falje dhe nuk i flas me.

Kur beheshin debat dhe lojrat me pare mes te dyve dhe ndonjehere teprohej si nga Armaldo dhe nga Luizi i kemi lene keto teprime presionit te lojes dhe 60 diteve te mbyllura aty brenda. Por te ofendosh nje person ne ate menyre ne ato nivele duke ce nuar Armaldon ne rradhe te pare, integritetin, familjen kjo i tejkalon limitet e lojes.

Per te mos permendur mesazhet nga fansat e Luizit kundrejt familjes tone ne cdo orar te dites dhe nates te cilat io vetem per mua qe jam shtatezan dhe jam dyfish e ndjeshme por cdo familjar i ka perjetuar dhe nuk i toleron. Ju jam mirenjohese per mbeshtetjen, suportin dhe do te isha e lumtur qe kjo gje te mbetej ne kuadrin e lojes nga te gjithe fansat, ndjekesit, banoret perfshire dhe Armaldon.
Fundjave te mbare.

E mërzitur me Kristin/ Olta shpërthen në lot: “Dua të largohem, s’kuptoj më çfarë po bëj!

Dua të largohem“– është deklarata e dëgjuar disa herë nga banorët në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. Pas Armaldos dhe Ermionës, edhe Olta duket se po dorëzohet, lodhet e po ngarkohet nga loja. Mëngjesin e sotëm, aktorja e njohur shpërtheu në të qara.

Teksa qëndronte e ulur në shtrat, Olta, e vetme, filloi të fliste dhe të tregonte ndjesitë që kishte. “Dua të iki në shpi. Jam shumë e lodhur. Jam shumë e ngarkuar, nuk di më çfarë po bëj. Do prish çdo gjë“- thotë Olta ndërkohë që në sfond dëgjohet kënga “I’m coming home”.

Hysaj mes Lazio-s dhe pasionit për makinat, garazhi i tij është një “minierë ari”

Prej vitesh, Elseid Hysaj është një realitet në Serie A, një nga legjionarët më të rëndësishëm në Serie A. Në Itali, Hysaj njihet shumë edhe për pasion e tij të madh që ka për makinat e luksit. Anësori kuqezi nuk e fsheh për asnjë moment dashurinë e tij për makinat, Instagrami i tij është i mbushur plot me foto ku reklamon “mallin” e tij.

Corriere dello Sport i ka kushtuar një shkrim pikërisht pasionit të Hysaj për makinat duke bërë dhe një bilanc të “bishave” që Hysaj ka në garazh.

Hysaj ka një pronësi një Ferrari 458 që kushton 206 mijë euro, një Mercedes Classse G AMG që kushton 187 mijë euro, një Jeep Wrangler që kushton 84 mijë euro dhe një Lamborghini Aventador që kushton 430 mijë euro.

Tani i ‘tradhtuar’ nga veprimi i Luizit: “Më shumë se te Kiara duhet të kesh besim tek unë!

Luizi Ejlli duket se është i vendosur të bëjë gjithçka të mundet për të mbajtur Kiara Titon brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe këtë gjë e thotë hapur sa herë që i vjen rasti.Por së fundmi ai është përballur me reagimin e shokut të tij, Tan Brahimit, i cili ka bërë disa që është pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Në një mision të dhënë nga “Vëllai i Madh”, këngëtari në bashkëpunim me Olta Gixharin, duhej të bënin banorët e rinj që të hidheshin në pishinë, që në “këmbim” BBV t’iu hiqte imunitetin. Luizi dhe Olta e realizuan misionin dhe Tani u shpreh i pakënaqur që këngëtari luftoi aq shumë për t’iu hequr atyre imunitetin, veçanërisht “shokut të tij”, duke pasur parasysh zarfin e kuq që ka ardhur për aktoren e njohur.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Nuk je i rrezikuar fare nga unë. Unë i bëra llogaritë, i binte që të të ikë imuniteti nesër, thashë Tanit nuk i bën njeri dëm.

Tani: Unë nuk e kam te rreziku, thjesht pse ia bëre shokut. Nëse më fusin mua në mes, ta dish se më shumë se te Kiara duhet të kesh besim te unë. Në çdo lloj rrethane, unë e analizoj, kur të vijë puna që të më përplasin e të më tregojnë për ty unë e kam reagimin. Nëse jam vetëm, ne nuk jemi shokë. Nuk kemi dy muaj jetë, nuk janë ditët e fundit dhe po kalon vetëm këto dy muaj, ose varet loja nga çifti.

Luizi: E di që nuk do jem me Kiarën gjithë kohës, qëllimi im është që ta mbaj sa më shumë gjatë këtu brenda.

Kiara: Është frika se mund të ndahemi kaq shpejt, e di që do bashkohemi prapë, por është ideja që ta shtyjmë sa më shumë dhe pse jo të shkojmë në finale.

‘Çmendet’ dhëndri në Pogradec, dhunon vjehrrën e tij, policia nis hetimet

Policia e Pogradecit ka nisur hetimet ndaj shtetasit G. L pasi akuzohet për dhunë në familje. Sipas burimeve zyrtare, ai akuzohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht vjehrrën e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. L., banues në fshatin Proptisht, Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vjehrrës së tij.” njofton policia.

‘Mora fjalë’/ Stërmbesa e Skënderbeut, Sophie Castriota i këndon Adem Jasharit

Stërmbesa e heroit kombëtar Gjergj Kastriot-Skënderbeu, Sophie Castriota në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka kënduar disa vargje të këngës “Mora fjalë”. Stërmbesa e heroit kombëtar Gjergj Kastriot-Skënderbeu, Sophie Castriota në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka kënduar disa vargje të këngës “Mora fjalë”.

Kohë më parë Sophia ka dhënë detaje rreth prejardhje së saj dhe lidhjes me heroin tonë kombëtar. “Po, unë jam pa diskutim një pasardhëse e linjës së gjakut (14 gjenerata) të Gjergj Kastrioti Skënderbeu, por jo trashëgimtarja e tij, siç kanë thënë disa. Linja e gjakut është e nënës dhe vjen nga gjenerata e 6 e stër stër-gjyshes sime, Princeshës Giuseppa Castriota Scanderbeg, e cila u martua me Marquis Vincenzo Bernardini.

Ne jemi pasardhës të linjës së Pardos, siç është edhe familja e Kastriot Skënderbeut në Leçe të Italisë; nga i njëjti vend që ka prejardhjen dhe familja e nënës sime. Historia e një princeshe në familje ishte një legjendë e vjetër familjare deri sa stër-daja im nisi kërkimet dhe krijoi pemën familjare”, ka shpjeguar ajo.

“Pema është rikërkuar, ashtu siç duhet vite më parë dhe kjo ndodhi kur ne kuptuam se kush ishte princesha-një nga stër-stër mbesat e linjës së gjakut të Skënderbegëve. Pema e familjes sonë është kontrolluar edhe nga ambasadat dhe tjerë dhe kanë arritur në përfundimin se unë jam një nga pasardhëset e linjës së gjakut të atij njeriu të madh. Jam shumë krenare për të dhe për gjakun që unë mbaj që vjen nga ai.

Paraardhësit e mi shqiptarë lanë Shqipërinë kur perandoria Osmane i pushtoi pas vdekjes së Skënderbeut. Ata u vendosën në jug të Italisë, në Leçe/ Apuglia. Gjyshja ime italiane u largua nga Italia para shumë vitesh, jetoi në Francë dhe më vonë në Angli. Ajo së bashku me prindërit e mi lanë Mbretërinë e Bashkuar në fillim të ’90 për të jetuar më vonë në Australi ku dhe linda unë”, kishte thënë tutje ajo.

Bordi ul çmimin e karburanteve, ja sa do shitet nafta dhe benzina…

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve. Nafta do të shitet jo më shumë se 190 lekë/litri, duke e ulur me 5 lekë për litër nga vendimi i datës 15 shkurt. Ndërsa benzina jo më shumë se 186 lekë/litri, duke u ulur çmimi me 3 lekë për litër. Çmimi i shitjes me pakicë i gazit do të jetë 80 lekë/litri. Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 18 Shkurt 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 186 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 174 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 96 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 18 Shkurt 2023, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Shkaktoi aksident i dehur në timon, policia i ve prangat 45 vjeçarit nga Pogradeci

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 45 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Udënisht, Pogradec, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me automjetin tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin V. V., të cilit i ka shkaktuar dëme materiale. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se 45-vjeçari drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan prokurorise se rrethit gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

Aksident i frikshëm në Korçë, shoferja me Citroen përplas 16-vjeçarin

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në unazen e qytetit te Korçës . Raportohet se një makinë që drejtohej nga vajza me emrin M. H ka përplasur një 16-vjeçar. I riu është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që e reja është dërguar në komisariar për të dhënë dëshminë e saj. Rrethrrotullimi i Fajancës ka pasur aksidente të shumta kjo edhe për shkak se ky segment unaze ndan dy qëndra banimi.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 18.02.2023, rreth orës 14:00, në lagjen nr. 6, Korçë, pranë unazës së qytetit, automjeti tip “Citroen”, me drejtuese shtetasen M. H., ka aksidentuar një këmbësor rreth 16 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Luanin poker dhe bixhoz fshehtas/ Policia operacion në Korçë ,vihen në hetim 7 persona …

Vijon operacioni policor “Basti i fundit”, për goditjen e organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit dhe për goditjen e informalitetit. U kapën duke organizuar lojëra fati (bixhoz me zare), në një lokal të paregjistruar, vihen në hetim 7 shtetas. Shpallet në kërkim shtetasi që e kishte marrë me qira këtë ambient, për ta përshtatur për kryerjen e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, për goditjen e informalitetit dhe organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet në ambiente të ndryshme. Si rezultat kanë evidentuar dhe goditur një rast tjetër të këtyre paligjshmërive, për të cilin është iniciuar hetimi në gjendje të lirë, për 7 shtetas, konkretisht:

  1. K., 39 vjeç, F. G., 21 vjeç, K. V., 26 vjeç, K. B., 37 vjeç, R. M., 29 vjeç, E. Sh., 27 vjeç, E. D., 30 vjeç, banues në Korçë dhe në fshatrat Bulgarec, Dishnicë dhe Libonik.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u shpall në kërkim edhe shtetasi D. B., 18 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në një lokal të paregjistruar në organet kompetente, në lagjen nr. 11, të marrë me qira nga shtetasi D. B., u kapën 7 shtetasit e proceduar penalisht, duke luajtur lojëra fati (bixhoz me zare), në kundërshtim me ligjin

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri, një sasi çipsash, letra bixhozi dhe një shumë parash që dyshohet se ishte përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”; “Fshehja e të ardhurave” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin