Autorë të 53 vjedhjeve, arrestohen 3 hajdutet e biçikletave(Video)

Tre adoleshentë janë arrestuar pasi akuzohen për vjedhje gjatë vitit 2022 dhe muajit janar 2023. Bëhet me dije se në pranga kanë rënë K. N., 17 vjeç, për veprat penale të vjedhjes, vjedhjes me dhunë dhe shtytjes së të miturve në krim; J. F., 15 vjeç, për vjedhje dhe vjedhje me dhunë; E. M., 15 vjeç, për vjedhje dhe vjedhje me dhunë.Në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe të shfrytëzuar e të drejtuar nga shtetasi 17-vjeçari K. N., për një periudhë prej më shumë se 6 muaj, kanë kryer 53 vjedhje në qytetin e Shkodrës, si:

26 vjedhje motoçikletash, 11 vjedhje biçikletash, 8 vjedhje dyqanesh, 8 vjedhje me dhunë të shtetasve të cilëve u merrnin telefona celular, portofole me sasi vlerash monetare etj.Po gjatë kësaj periudhe, për 10 raste vjedhjesh, shtetasit J. F. dhe E. M. janë ndjekur gjendje të lirë, për shkak të moshës.

Aksident i frikshëm në Prrenjas, makinat përplasen kokë me kokë(Video)

Një aksident është shënuar ditën e sotme në Prrenjas. Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy makina. Siç shihet në videon e mëposhtme një makinë është dëmtuar rëndë. Raportohet se nga aksidenti ka vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për rrethanat e plota të këtij aksidenti.

Luizi plas deklaratën e dashurisë nga ‘burgu’: “O Kiara të dua”(Video)

Luizi, Armaldo, Olta dhe Kristi u dënuan gjatë spektaklit të djeshëm për shkak se kishin thyer një nga rregullat më të rëndësishme të “Big Brother” që është sekreti i nominimeve. Të katërt banorët u vendosën në një ambient të ri brenda shtëpisë, por të veçuar nga pjesa tjetër, i përshtatur si një burg “luksoz”.

Megjithatë, duket se Kiara dhe Luizi edhe pse të ndarë nuk mund të rrinë pa ia shprehur dashurinë njëri-tjetrit. E gjeti të shtrirë mes vajzave, Kiara i jep ultimatumin Luizit: Sa të vij unë të jesh çuar, more vesh? Këngëtari ka dalë në oborr dhe ka thërritur emrin e moderatores, e cila i është përgjigjur menjëherë. Ai i ka thënë “të dua”, ndërsa Kiara i është përgjigjur “edhe unë”.

Dhunuan kunatën, procedohet çifti i bashkëshortëve në Maliq

Burrë dhe grua në Maliq janë bërë bashkë dhe kanë dhunuar kunatën e tyre. Konkretisht M. H., 32 vjeç dhe A. V., 30 vjeçe, banues në fshatin Shqitas, Maliq, kanë rrahur nusen e vëllait të 32-vjeçarit. Pas ngjarjes, policia ka proceduar në gjendje të lirë çiftin, teksa kanë lëshuar menjëherë urdhër-mbrojtjeje për personin, që dyshohet të jetë dhunuar. Ende nuk dihen arsyet e dhunës në këtë familje.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 32 vjeç dhe për bashkëjetuesen e tij, shtetasen A. V., 30 vjeçe, banues në fshatin Shqitas, Maliq, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj kunatës së tyre (nuses së vëllait të 32-vjeçarit) për të cilën u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme

Po transportonte Sirianin kundrejt pageses/ Arrestohet 55-vjeçari nga Ravoniku i Korçes…

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt përfitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Midnight”, arrestuan në flagrancë shtetasin I. B., 55 vjeç, banues në fshatin Ravonik, Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në afërsi të fshatit Ravonik, automjetin tip “Renault”, me drejtues shtetasin I. B. Gjatë kontrollit në këtë automjet është gjetur 1 shtetas i huaj të cilin 55-vjeçari dyshohet se do ta transportonte në mënyrë të kundërligjshme, drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit.

Kapet makina plot me drogë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet shoferi

Një sasi droge është kapur në kufirin greko-shqiptar. 126 kg kanabis u sekuestruan në zonën e Thesprotisë në Igumenicë. Dyshohet se droga ishte nisur nga Shqipëria drejt Greqisë. Një person ka rënë në prangat e policisë greke, por ende nuk dihet nëse është me origjinë shqiptare ose jo .

Droga ishte e ndarë 89 pako dhe ishte e futur në pjesën e pasme të makinës, ashtu siç shihet edhe nga fotot e publikuara nga policia helene.Droga ishte e ndarë 89 pako dhe ishte e futur në pjesën e pasme të makinës, ashtu siç shihet edhe nga fotot e publikuara nga policia helene.

Drejtuesi i mjetit është arrestuar teksa po tentonte të futej në Greqi nga kufiri i gjelbër. Ai akuzohet për veprën penale të mbajtjes, transportit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Policia greke ka sekuestruar mjetin si dhe 650 euro dhe 2 celularë. Sipas policisë greke, vlera e drogës shkon në rreth 316 mijë euro. Policia greke po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje në bashkëpunim me Policinë e Sarandës. Pasi dyshohet se janë dy shqiptarë që e kanë transportuar lëndën narkotike.