Një lojtar vdiq nga tërmeti / Klubi i Malatyaspor: “Nuk mund të luajmë më futboll, tërhiqemi nga gara…

Klubi i Yeni Malatyaspor po bëhet gati që të dorëzojë në Federatën Turke kërkesën që të tërhiqet nga kampionati në këtë edicion. Skuadra e kategorisë së dytë turke është e vendosur në një nga zonat më të prekura nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Turqinë, me mijëra të vdekur e të plagosur. Një ditë më parë, klubi bëri të ditur se ishte gjetur pa jetë poshtë rrënojave të një prej godinave të shembura, portierin i kësaj skuadre, Ahmet Ejup Turkaslan.

Sot, presidenti i klubit, Ahmet Yaman, konfirmoi se bordi do të mblidhej për të marrë vendimin e braktisjes së garave të këtij kampionati si pasojë e kësaj fatkeqësie të rëndë, pasi njerëzit do të përqendroheshin tek ajo që kishte më shumë rëndësi në këto momente.

Tani nuk është koha për futboll. Mijëra njerëz tanë janë në gërmadha, familjet e tyre janë në zi, duke pritur lajmin rreth tyre, duke varrosur trupat e tyre. Nuk ka se si të luajmë futboll. Nuk kemi marrë një vendim të qartë për momentin, por nuk do të mund të luajmë futboll. Pas mbledhjes së bordit drejtues, do të marrim vendimin për t’u tërhequr nga liga”, – tha ai.

Rregullat e reja për lëvizjen në BE, s’do ketë më vula në pasaporta

Shtetasit e vendeve të treta që lejohen të hyjnë pa viza ose me vizë afatshkurtër në Zonën Shengen, së shpejti nuk do të kenë më vulë në pasaportat e tyre.Të dhënat për hyrjen dhe daljen në bllok, do të regjistrohen përmes një sistemi të ri të automatizuar – Sistemi Hyrje/Dalje (Entry/Exit System, EES). Sistemi i hyrje/daljes është një sistem i ri i automatizuar, i cili pritet të fillojë përdorimin plotësisht në fund të këtij viti. Sistemi do të shërbejë për të gjurmuar udhëtarët e vendeve të treat, që hyjnë në BE, si dhe për të zbuluar ata që i kanë shkelur afatet e qëndrimit.

EES do të zëvendësojë sistemin aktual të vulosjes manuale të pasaportave, i cili është shumë i ngadaldtë, nuk ofron të dhëna të besueshme për kalimet kufitare dhe nuk lejon gjithnjë identifikimin e personave që kanë kaluar afatin e qëndrimit. Njëkohësisht, synohet modernizimi i disa procedurave të tjera, që udhëtarët nga vendeve jashtë BE duhet të ndjekin kur të arrijnë në bllok. Në këtë mënyrë u mundësohet udhëtarëve një kalim më i shpejtë i kufijve.

Për më tepër, sistemi do të regjistrojë të dhëna specifike për udhëtarët, si emrin e tyre, gjurmët e gishtërinjve, fytyrën, llojin e dokumentit të udhëtimit, datën dhe vendin e hyrjes, datën dhe vendin e daljes, si dhe periudhën e qëndrimit të tyre në zonën Shengen.Sapo Sistemi i Hyrje/Daljes të bëhet plotësisht funksional, udhëtarëve që mund të hyjnë pa viza në Zonën Shengen do t’u kërkohet të marrin një autorizim udhëtimi në internet – Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (European Travel Information and Authorisation System, ETIAS).

ETIAS është një sistem tërësisht elektronik, që do të përdoret për të gjurmuar vizitorët që nuk kanë nevojë për vizë në zonën Shengen.

ETIAS do të kushtojë 7 € për person dhe do tëjetë e vlefshme tre vjet. Rreth 1.4 miliardë njerëz që aktualisht mund të hyjnë pa viza në Zonën Shengen, do të duhet të aplikojnë për një ETIAS. Përveç planifikimit për të nisur EES këtë vit, autoritetet e BE-së planifikojnë gjithashtu të bëjnë ndryshime në procesin e aplikimit për vizë.

Parlamenti i BE-së sapo miratoi kryerjen e procedurave të aplikimit për vizë Shengen plotësisht online. Raporti i miratuar synon të modernizojë procedurat e aplikimit për viza Shengen, duke kaluar në një sistem dixhital. Parlamenti i BE-së theksoi se sapo të miratohet një plan i tillë, aplikimet për viza do të përpunohen në një platformë të vetme dhe në të njëjtën kohë vuri në dukje se kjo do t’i bëjë të ditur aplikantëve se cili vend do të marrë aplikimin e tyre./Monitor

Neda e thotë troç: ‘Big Brotherin e fiton Luizi, lojtarët këtë vit janë shumë të dobët…

E ftuar në emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio, ish-banorja e “Big Brother 4” dhe opinionistja e “Përputhen”, Neda Balluku foli për këtë edicion të BBV duke u ndalur tek një nga pretendentët për fitues, Luiz Ejllin. “Luizi është me shans të madh sepse ky edicion ka një kast të dobët. Vitin e kaluar Iliri fitoi një “BBV” shumë të vështirë. Këtë vit duket se nuk ka konkurrencë. Mendoj që Luizi është fituesi. Banorët aty janë dorëzuar. Amosi kur kuptoi dominimin e Luizit, u dorëzua ku shumë mirë mund të bënte antagonizmin”, tha Neda.

E pyetur sa e favorizon pjesa e romancës dikë aty brenda, Neda u përgjigj: Çiftet janë arsyeja më madhore se pse ndiqen këto reality show. Unë personalisht kam tendencën t’i shoh, ta shijoj romancën e tyre dhe në momentin që dalin dhe ndahen nuk kanë pse i japin askujt llogari.

Aty brenda është tendenca për të kërkuar aleatë dhe i dashuri që ti gjen vjen edhe si nevojë për të pasur dikë të besuar. Ka darka që i shoh Luizin dhe Kiarën në shtrat, duke folur, duke buzëqeshur dhe nuk ka të paguar qetësia shpirtërore që ata marrin në atë moment. Ky është një avantazh që kanë çiftet sepse je më në paqe. Romanca me Kiarën e ka bërë më njerëzor Luizin, përtej fokusit që kishte në lojë.

“Unë si vajzë dhe çdo vajzë besoj e duam pak mi sterin te tjetri, pra kur bën atë lojën njëherë indiferent dhe njëherë i afërt. Kush është ajo vajzë që i reziston një shpërthimi dashurie siç është ajo që i bën Luizi Kiarës. Ka pasur debate brenda shtëpisë ku Kiarës i kërkohej të dilte kundra Luizit. Kush është ajo vajzë që ngrihet kundra atij që i lan pjatën, i shpreh adhurim, i thotë je pika ime e dobët. Asnjë njeriu me zemër nuk do i kalonin pa bërë përshtypje këto veprime. Pastaj nëse këto sjellje janë apo nuk janë të vërteta do shihet në momentin e parë që ata do të dalin nga andej”, tha ajo.

Nuk përmbahet Bled Mane: “Dua të puth Oltën! Nuk kam frikë nga burri i saj, por ka ca…

Gazetari Bled Mane u fut mbrëmjen e te Martes në prime-in e Big Brother brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Që në nisje nuk kishin si të mungonin batutat dhe deklaratat e tij, herë herë të bujshme. Kur u pyet nga banorët se kush nga vajzat i pëlqente që do dëshironte ta puthte meqë shumë prej tyre janë single, Bledi tha se nuk e kishte problem edhe të puthte gra të martuara

Unë për atë punë dua të puth dhe Oltën po ka ca barriera, jo nga frika e partnerit, por duke menduar që është staturë tjetër,” tha Bledi Mane.

‘Big Brother sëmur Bledi Manen: “Kam temperaturë të lartë dhe po mbaj akull te pjesa e…

Sapo është futur në Big Brother, Bledi Mane ka pasur probleme shëndetësore. Dje gjatë gjithë ditës, por edhe sot ai ka qëndruar shtrirë për shkak të dhimbjeve të forta të dhëmbëve. Mesa ka thënë ai ka bërë së fundmi një ndërhyrje dentare, e cila i ka sjellë probleme.

Sot në një bisedë me Diolën ai ka treguar se ka edhe temperaturë dhe është parë që mban akull tek pjesa e nofullës.

Berisha thirrje demokratëve: “Gjuajini me vezë dhe domate Erjon Veliajt!

Duke marrë si shembull pagesën që paguajnë banorët e Tiranës për një ton plehra, ndërkohë që inceneratori nuk ekziston, Sali Berisha ka hapur një lojë tjetër me kundërshtarët politikë, atë të cënimit fizik përmes goditjes në rrugë. Duke folur për Erjon Veliajn që e quajti një hajdut ordiner që u merr qytetarëve 29 euro për një ton plehra ndërkohë që inceneratori nuk ekziston, Berisha tha se ai meriton të gjuhet me vezë dhe domate në rrugë.

“Kontrata thotë se plehrat do depozitohen me 11 euro për ton, që do paguani ju. Ai hajdut i neveritshëm, i paturp kalon rrugicave dhe u merr tek ndërmarrja e tij 29 Euro që sipas kontratës duhet të merren nëse digjen. Por nuk digjet asnjë ton. Depozitohen si 25 vjet më parë dhe u taton ju 25 Euro. A lejohet ky të qarkullojë nëpër Tiranë? A nuk është hajdut i secilit? A nuk vjedh çdo familje? A nuk duhet gjuajtur me vezë e domate kudo ku kalon? Çfarë na bëjnë këta ne? Kur vjen një hajdut në oborr e merr diçka, ikën me vrap, kurse ky kalon si hije me 30 policë rreth. Kudo që të jetë ky duhet gjuajtur me vezë e domate. S’ka turp e s’ka cipë” tha Berisha.

Alfred Cako vazhdon me zbulimet e tij: “Nuk është Luizi ai që e fiton BBVIP, por…

Konspiracionisti Korçar Alfred Cako ka deklaruar se fituesi i Big Brother VIP Albania eshte Bledi Mane . Ky i fundit do të fitojë këtë format pasi ka hyrë me një princip në jetë, ndersa do ti kundërvihet banorit Luiz Ejlli dhe se sipas tij ate do ta mposhtë nje Sorosian…

Reagimi i plotë:

I uroj mikut tim Bledi Manes suksese dhe fitore ne Finale te BBVA. Ashtu sic ka princip ne jetë, do ti kundervihet Luizit dhe do ta mposhte pa asnje dyshim, me ka premtuar se te gjitha parat e finales do ti dergoj per bamiresi .!

Rrethi Katror do te vazhdoj me mua dhe Milaimin. Dmth tashi do te perballem me nje Sorosian me pak.

Bled Mane: “Jam tigri do jem në finale! Olta në mes, unë majtas dhe Luizi djathtas”

Nga një bisedë kokë më kokë me Oltën, Bledi e ka sjellë dialogun te finalja. Ai e shikon veten finalist. Olta në mes, Bledi majtas dhe Luizi djathtas. Kështu e shikon finalen gazetari që hyri mbrëmjen e djeshme në BBV. Ti je aktore i thotë ai Oltës, ke bërë shumë role duke dhënë dhe duke marrë nga roli, nuk është kompliment por ti je shumë dimensionale, i drejtohet ai.

Ti dukesh ndryshe çdo ditë jave, vazhdon ai. Po ky është super kompliment, ti po më mahnit, ia kthen Olta.

Bledi vazhdon i thotë se ajo është një lojtare e fortë, ai do t’ua thotë edhe gocave me zë të lartë se ato nuk janë në nivelin e Luizit dhe të Oltës. Pse do ta bësh këtë, e pyet Olta. Sepse ju dua në finale, i thotë Bledi. Unë dua të jem i treti i vërteti…

Prekëse/ Luizi premtim Kiarës: “Kur të dalim nga BBVIP do shkojmë të varri i babait tim t’i prezantoj nusen….

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë çifti i parë i krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”. Që ditën e parë që ata u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, këngëtari ka treguar një interes për moderatoren. Fillimisht Kiara i qëndronte e ftohtë dhe i thoshte se nuk mund të krijojnë një lidhje aty brenda.

Pavarësisht refuzimeve të Kiarës, Luizi diti ta bëjë për vete ndërsa moderatorja i dha një mundësi. Luizi bën gjithçka për lojë, pa e përfshirë aspak marrëdhënien e tij me Kiarën. Madje, këngëtari ka arritur në atë pikë sa e sheh si nënën e fëmijëve të tij. Teksa bisedonin në mbrëmje me njëri-tjetrin në shtrat, këngëtari i bëri Kiarës një premtim prekës.

Para se të ikin në Maldive (udhëtimi i dhuruar për çiftin nga produksioni i BBV), ata do të ndalen më parë në Shkodër. Kjo pasi Luizi dëshiron ta çojë Kiarën te varri i babait, për t’i prezantuar nusen. Këto fjalë e prekën dhe Kiarën, e cila ka treguar edhe më herët që ndihet mirë dhe e vlerëson përkushtimin dhe dashurinë që Luizi i jep çdo moment.

Efi Dhedhes: “Banorët në Big Brother kanë karaktere të dobëta, dhe i menaxhonte një person….

Efi Dhedhes u largua ditë më parë nga Big Brother VIP Albania. Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Pardon My French”, ku ka folur për eksperiencën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. E njëjta foli për momentin kur doli në nominim me Luizin dhe Kiarën pasi në po atë natë u eliminua nga publiku.

Automatikisht që në momentin që iu dha një avantazh loje, unë në njëfarë mënyre e dija që ne të tre do të ishim në nominim. Diçka do të ndodhte, qoftë zinxhir. E dija që do të ishim ne të tre, por shpresoja të ishim katër të paktën”, u shpreh ajo. Mes bisedës, Efi theksoi se ka pasur ditë kur ka dashur të dalë me dëshirë nga shtëpia për shkak të gjërave që janë krijuar brenda.

Normalisht që ka pasur momente që kam dashur të dal, realisht kam dashur por jo për faktin që unë e kam ndjerë veten të dobët për faktin se unë e kam ndjerë veten superiore. Shikoja disa lloje debatesh që nuk doja të përfshihesha, zgjodha që të qëndroj në heshtje ose të mbyllem në dhomë dhe të rrija me dy persona që kisha dëshirë dhe po e ndjeja veten që nuk po luaja. Po thoja me vete që: “Kush është në të vërtetë loja dhe pse të gjithë po e përdorin këtë fjalë” dhe po më bezdiste pafundësisht shumë”.

Me tej, për nominimin që iu bë nga Dea befas në program, Dhedhes përfshiu edhe Oltën duke thënë se i menaxhonte ajo. “Shiko, nuk doja as të jepja një koment, unë e kam thënë që për mua aty ishin të gjithë karaktere të dobëta, të cilët i menaxhonte një person dhe asgjë më tepër”.

Rama jep lajmin e bukur : “Paga minimale shumë shpejt në 40 mijë lekë

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka bërë me dije se paga minimale do të shkojë në 40 mijë lekë brenda disa javësh. “Dua t’ju them një sekret se jemi këtu midis nesh dhe mbase është gjëja e duhur për të ndarë me ju përpara fjalëve të tjera të rastit që paga minimale shumë shpejt do të shkojë në 40 mijë lekë. Kur them shumë shpejt domehtënë cështje javësh dhe do të aplikohet për të gjithë.

Nuk duam të kemi pagë më të ulët se 40 mijë lekë qoftë në sektorin public, qoftë edhe atë privat.
Nëse bëmë një përpjekje për të mbështetur 1 milionë shqiptarë nga pensionistët deri te grupet në nevojë, mbeti pa u adresuar pjesa e atyre që kontribuojnë në sektorin privat dhe besojmë që kjo rritje është e duhura dhe jo vetëm kaq por besojmë po ashtu që duke kontribuar edhe ne, qeveria me një mekanizëm që jemi duke përfunduar, paga minimale do të rritet në vijim dhe duam që brenda 2 viteve të shkojë në 45 mijë lekë”, tha Rama.

Diola e Big Brother: “Kam rënë në dashuri me një 77-vjeçar, sytë e tij ishin sikur shikoja botën…

Diola Dosti, një nga banoret e “Big Brother VIP”, ka rrëfyer se ka rënë në dashuri me një 77-vjeçar. Diola tha se nuk dashurohet dot me fizikun e njerëzve,, por me mendjen, dhe për personin në fjalë tha se ishte shumë i zgjuar dhe se kur shikonte sytë e tij ndihej sikur shikonte botën.

“O Dea, nuk e di se unë këtë problem kam dhe me meshkujt. Nuk dashurohem dot me fizikun. E kam shumë të rëndësishme mendjen. Dhe ai ishte aq i zgjuar.
Unë e shikoja atë, sytë e tij ishin sikur shikoja botën. Ishte online. Kur i thosha shoqeve të mia “Kam rënë në dashuri”, ato thoshin “Ti je e çmendur, ai është 77 vjeç”, tha ajo.

Diola është mama e tri vajzave, ndërsa pak kohë më parë u divorcua nga bashkëshorti, pas një martese 12-vjeçare.

Gvozdenoviç kërkon reflektim ndaj Dinamos: “Të luftojmë egoizmin në fazën sulmuese …

Fitorja me vuajtje e Skënderbeut ndaj Tërbunit, nuk kishte si të mos kalonte pa analizë të detajuar. Shpërdorimi i rasteve dhe ulja e ritmit të lojës dhe lënia e mesit të fushës kundërshtarit, nuk i kanë pëlqyer aspak trajnerit. Këtë shqetësim Ivan Gvozdenoviç ia ka përcjellë dhe ekipit, me qëllim të reflektojë ndaj Dinamos. Në mbledhjen e zhvilluar me të gjithë lojtarët, serbi është shprehur i bindur tek aftësitë e të tijve, por ka kundërshtuar egoizmin e theksuar në fazën sulmuese. “

Jemi duke kaluar një moment të mirë, por ndeshja e fundit më ka lënë të mërzitur. I referohem lojës. Le të marrim vetëm pikët nga ajo ndeshje dhe të ndryshojmë shumëçka në lojë. Së pari, mund të nxjerrim alibinë e fushës dhe vështirësinë e temperaturave, por është e patolerueshme që shumë prej jush të jenë egoistë në fazën sulmuese.

Kjo duhet të ndryshojë menjëherë. Po ashtu, nuk duhet t’i lëmë kundërshtarit të marrë mesin e fushës dhe të na diktojë lojën se jemi në avantazh. Ndodhi me Tërbunin, shpëtuam, por nesër me një kundërshtar tjetër çfarë të presim. Prandaj le të bëhemi seriozë dhe t’i shkojmë ndeshjes deri në fund”, ka theksuar veç të tjerash trajneri i Skënderbeut përballë lojtarëve të tij./Panorama Sport

Luizi nis ‘luftën e ftohtë ndaj Bled Manes: “Ka 2 ditë që nuk ndërron çorapet…

Luizi duket se i ka shpallur “luftë të ftohtë” banorit më të ri në shtëpinë e Big Brother Vip Albania, gazetarit, Bledi Mane. Gjatë një diskutimi me Oltën, Luzi i ka thënë aktores së Bledi ka dy ditë që s’ka ndërruar çorapet, e as rrobat. Nga ana e saj Olta përpiqet të “mbrojë” Bledin, duke thënë se mund t’i ketë të gjitha çorapet njësoj, dhe se që prej ditës që ka hyrë ai ka pasur dhimbje të forta në dhëmballe. Por Luizi nuk bindet, insistoin në fjalët e tij, ndërsa thotë se nëse Bledi nuk e përballon lojën, të dalë nga shtëpia.

Pjesë nga dialogu Luiz-Olta

Luizi: Dy ditë në shtëpi s’ka ndërruar çorapet. Nuk i ka ndërruar që ditën që ka ardhur.

Olta: Nuk e kam vënë re.

Luizi: E kam vënë re unë. Ti e di si jam une me detajet.

Olta: I dhemb shumë dhëmballa.Mos i ka njësoj.

Luizi: Ka fjet me të njëjtat rroba. Thashë që si duhet imuniteti, të dali vetë.

Bledi Mane është banori më i ri që i është shtuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ai që në hyrje është pritur nga shoqja dhe bashkëpunëtorja e saj, Dea Mishel.

Mane ka thënë se nuk di të gatuajë dhe se dy gjëra i kishin ngelur pa provuar në jetë: Martesa dhe Big Brother Vip.
Ai para hyrjes është përfolur se do të provokojë Luizin, pasi edhe ditë më parë kishte thënë se ai ka prirje bixhozi.

Dhe me sa duket, ai nuk humbi kohë dhe me të mbaruar spektakli i mbrëmshëm, gjeti mundësinë për të biseduar me Luizin dhe filloi me provokimet. “Ti ke një nuhatje prej bastexhiu”, duke dashur të dijë nëse këngëtari do të pranonte se ishte i tillë.

Do ketë edhe shitje në ankand/ Blendi Gonxhnja: “Një targë e personalizuar mund të shkojë edhe 300 mijë euro…

Blendi Gonxhja drejtor DPSHTRR i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania foli në lidhje me targat e personalizuara. Ai tha se një targë e personalizuar në ankand mund të shkojë 30 mijë euro, mund të shkojë 300 mijë euro por dhe 5 mijë euro.

Më tej shtoi se ka persona që janë të gatshëm të paguajnë 20 mijë euro për një targë të personalizuar.“Një targë e personalizuar në ankand mund të shkojë 30 mijë euro, mund të shkojë 300 mijë euro por dhe 5 mijë euro. Dje më thanë se një person është i gatshëm të japë 20 mijë euro për targën”- tha ai.

https://www.instagram.com/p/CoZhZ_TNK4-/?igshid=ZmMyNmFmZTc=