‘Më dukesh posesive në krevat’/ Bledi dhe Ermiona flasin hapur: “Me kamzhik të rrah…

Bledi dhe Ermiona kanë biseduar mëngjesin e sotëm mbi temat erotike. Bledi është shprehur se Ermiona i duket posesive në krevat, ndërsa këngëtarja e ka marrë me të qeshur këtë deklaratë.

Bledi: Ti më dukesh posesive në marrëdhënie në krevat, je tek prangat, tek shkopi

Ermiona: Me kamzhik, hajde te lali të rrah një çik…(qesh)

Bledi: Të shkon sepse hyrjen e parë e bëre me çizmet e zeza

Ermiona: Po kishte arsye ajo veshje. Aty më mungonte kamzhiku…

Shpërthen keq Bled Mane: “Babai im ka qenë dashnori i mamasë së Arian Çanit…

Gazetari dhe moderatori Arjan Çani u përfshi në një ‘sherr’ me gazetarin Bledi Mane pergjigjet per deklaratat e lëshuara ndaj tij. Në një prononcim per 360 gradë, Çani thekson se nuk ka adresë facebook-u prej më shumë se 1 viti dhe se gjithçka që shkruhet në emrin e tij është e pavertete.

Nuk jam në dijeni të kësaj polemike dhe nuk di ç’fare ka ndodhur. Di vetëm qe une s’kam facebook personal prej më shume se 1 viti
dhe se gjithçka shkruhet në emrin tim është e pavertetë. Ka shumë ‘Arjan Çani ’ në fb por asnjë prej tyre nuk jam unë”, deklaron Çani .
Por gazetari ka edhe një pergjigje per Bled Manen, i cili deklaroi se babai i tij ka qenë dashnori i mamasë së Çanit. Ai thotë se ky sulm familjar ndaj tij, vjen një ditë pas botimit të një opinioni për situaten në vend, duke akuzuar pushtetin se ka vënë 2 njerez per ta kafshuar, Mero Bazen dhe Bledi Manen.

Zi kombëtare për viktimat nga tërmetet/ Policia e Korçës solidarizohet: “Ndezin qirinj(Fotolajm)

13 shkurt 2023, ditë zie kombëtare, në shenjë solidariteti mbarëbotëror, për viktimat dhe të dëmtuarit nga tërmetet që ranë në Turqi dhe në Siri. Drejtuesit dhe punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë ndezën qirinj dhe mbajtën 1 minutë heshtje, në shenjë solidariteti, shprese dhe lutjeje, për viktimat dhe të dëmtuarit nga tërmetet vdekjeprurëse që ranë 1 javë më parë, në Turqi dhe në Siri.

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme, në ambientet e kësaj drejtorie, flamuri kombëtar dhe ai i Policisë së Shtetit, u ulën në gjysmështizë.

Olta shpërthen keq brenda burgut te BBVIP :’Po ndihem e pavlerë'(Video)

Që pas leximit të zarfit ku banorët kishin mundësi shkëmbimi, Olta ka shprehur shqetësim. Sipas saj Luizi ka negociuar për ardhjen e atij zarfi dhe kjo nuk është e drejtë. Ajo tha se të gjithë mund të negociojnë jo vetëm Luizi, ose të kryejnë dënimin që i është caktuar.

Olta: Unë tani jam shumë e shqetësuar. Nuk e ke idenë sa po e ruaj qetësinë. Po ndihem e pavlerë. Kaq.

Luizi: Mos vallë je e pavlerë në këtë lojë?

Shkundet ballkani/ Tërmet 5.2 balle në Rumani…

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar ditën e sotme në Rumani. Mësohet se tërmeti që ka goditur vendin ballkanik ka qenë me magnitudë 5.2 ballë dhe thellësi 10 kilometra. Kujtojmë se së fundmi disa tërmete të fuqishme kanë goditur Turqinë dhe Sirinë duke shkaktuar mbi 29 mijë viktima.

Po ashtu edhe në vendin tonë janë regjistruar lëkundje, edhe pse me intensitet të ulët.

Tension në Kuvend/ Protestuesit hedhin bomba molotov drejt policisë, efektivët përgjigjen me spraj lotsjellës

Është përshkallëzuar protesta e thirrur nga opozita ditën e sotme përpara Kuvendit të Shqipërisë. Protestuesit kanë arritur të çajnë korridorin e policisë, ndërsa kanë hedhur edhe bomba molotov drejt tyre dhe drejt godinës së Kuvendit.

Ndërkohë, efektivët janë të pajisur me spraj lotsjellës, me të cilin po përpiqen të largojnë qytetarët.

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë 89-vjeçare arkitekti korçar Petraq Kolevica

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare arkitekti i njohur Korçar, Petraq Kolevica L. Një ndër veprat e projektuara prej tij është dhe godina e bibliotekës “Thimi Mitko” në këtë qytet. Lajmin e trishte e bëri të ditur Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, UPT, në Tiranë .

“Me keqardhje të madhe ju njoftojmë se sot u nda nga jeta arkitekti i mirënjohur Petraq Kolevic. Fau shpreh ngushëllimet e përzemerta familjes dhe të gjithe komunitetit të arkitekteve për këtë humbje të madhe të një prej Mjeshtrave te Modernizmit në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e postuar në faqen në Facebook të këtij fakulteti.

Luizi Ejlli: “Emrin e vajzës së Jozefina Topallit e kam tatuazh e s’pendohem(Video)

Në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania” së fundmi banorët kanë realizuar lojën “E kam bërë, se kam bërë.” Të vendosur përballë një monitori ku shfaqeshin situatat, me një tabelë në dorë ku në njërën anë shkruante e kam bërë dhe në tjetrën se kam bërë ata janë përgjigjur.

Kjo lojë sigurisht është realizuar edhe në “burgun” brenda shtëpisë, ku ndodhen Olta, Kristi, Maestro dhe Luizi.

Kam bërë tatuazh emrin e partnerit/partneres dhe jam penduar. Kjo ishte një nga situatat, ku përgjigjja e Luizit ka tërhequr vëmendje. Ai u shpreh se e ka tatuazh në dorë emrin e ish-partneres së tij dhe nuk është penduar aspak.Kam pasur dy të dashura njëkohësisht, ishte situata tjetër ku sërish përgjigjja e Luizit dhe Kristit këtë herë bënë përshtypje. “E kam bërë”, u përgjigjën të dy djemtë.

Bled Mane e tha troç: “Arbër Hajdarin e kam dhëndër unë(Video)

Gazetari Bledi Mane është një ndër banorët më të rinjt të “Big Brother VIP”. Hyrja e tij nuk u prit më entuziazëm nga banorët duket njohur tipin nga cmues dhe pro vokues të gazetaritt. Siç priej dhe diskutohej, përplasja e tij e parë ishte me Luizin për të cilën u përplasën edhe mbrëmje e djeshme në prime.

Por a e dinit lidhjen e Bledi Manes me opinionistin e Big Brother, Arbër Hajdarin. Gjatë një bisede me Nitën, Bledi i tregon se Arbri është dhëndri i tij.

“Kam dhe dhëndrin, e di kush është dhëndri apo jo? Arbri. Kam qenë në dasmën e tij. Por Arbri s’ka të drejtë të të mbajë në shtëpi, ai jep thjesht opinione”, shprehet Bledi. Kujtojmë se Arbri u martua në muajin tetor të vitit që lamë pas me Vlera Devollin në një festë madhështore. Vlera është me origjinë nga Peja e Kosovës dhe nuk dihet se çfarë lidhje ka Bledi Mane në këë mes.

Gvozdenoviç : “Rezultati s’më kënaq, mund ta kishim mbyllur ndeshjen më herët…

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç foli pas barazimit që morën ndaj Dinamos. Ai u shpreh i lumtur për ndeshjen, por jo me rezultatin.

Barazimi?

Rezultatin nuk më kënaq, por për lojën mirë, pasi skuadra luajti mirë. Pjesën e parë e nisëm shumë mirë, dhe pas 15 minutash Moraesh kishte problem në mesfushë dhe u tërhoqëm pak prapa. Pjesën e dytë ndërruam për të bërë mirë dhe për të shënuar golin e dytë. Mund ta kishim mbyllur ndeshjen më herët. Rasti i Likës mund të ishte penallti, por në përgjithësi gjyqtari bëri mirë.

Vendi i dytë në klasifikim. A ka skuadra potencialin e duhur për në Superiore?

Cdo gjë është akoma e hapur. I kemi të gjitha mundësitë për të bërë mirë. Ka akoma ndeshje për të luajtur në këtë kampionat.

Skënderbeut i ikën fitorja nga “duart”, mbyllet në barazim –sfida me Dinamon

Dinamo dhe Skënderbeu kanë ndarë pikët në javën e 15-të të Kategorisë së Parë. Një ndeshje që nisi mirë për Korçaret të cilët gjetën golin që në minutën e 7-të të takimit. Temitope do të ndëshkonte kështu Krostan, i cili nuk mundi të bënte asgjë. Djemve te Nevil Dedes fati do u buzëqeshte vetëm në minutën e 82-të kur Abukabari do të barazonte shifrat.

Pas javës së 15-të, Dinamo mban kreun e Kategorisë së Parë me 31 pikë, teksa Skënderbeu me 27 pikë është në vendin e dytë. Flamurtari, Korabi, Besa dhe Tërbuni janë në zonën e promovimit, teksa Lushnja, Oriku, Turbina dhe Besëlidhja në zonën e ftohtë.

DINAMO 1-1 SKËNDERBEU

82′ Babakar/ 7′ Temitope

Do shkonin në Kanada, arrestohet në Rinas çifti kinez me leje qëndrimi false…

Një çift bashkëshortësh më nënshtetësi kineze janë arrestuar nga policia kufitare e Rinasit pasi tentuan të kalonin kufirin drejt Kanadasë me leje qëndrimi false. Sipas policisë, në pranga ranë shtetasit L. Ch., 36 vjeç dhe Y. Ch., 33 vjeçe (bashkëshortë), të dy banues në Kinë.

Këta shtetas u kaluan në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm dhe gjatë verifikimeve, rezultoi se lejet e qëndrimit që paraqitën me qëllim udhëtimin drejt Kanadasë, ishin të falsifikuara. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Luizi surprizon me përgjigjen: “Kam emrin e ish-të dashurës tatuazh! S’e fshij se s’jam penduar!

Teksa ndodhen të izoluar në “Burg Brother VIP”, Luizi, Armaldo, Olta dhe Kristi kanë realizuar lojën ‘E kam bërë, se kam bërë’. Të gjithë janë rrëfyer detaje personale rreth jetës së tyre. Përgjigjet e Luizit kanë tërhequr vëmendjen pasi është shprehur se e ka tatuazh në dorë emrin e ish-partneres së tij dhe nuk është penduar aspak.

Luizi e mban në ‘krah’ emrin e ish-të dashurës dhe thotë që nuk e ka fshirë. Po ashtu, Luizi dhe Kristi kanë pranuar se kanë pasur dy të dashura njëkohësisht.

E kam bërë”, u përgjigjën të dy djemtë.