Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare arkitekti i njohur Korçar, Petraq Kolevica L. Një ndër veprat e projektuara prej tij është dhe godina e bibliotekës “Thimi Mitko” në këtë qytet. Lajmin e trishte e bëri të ditur Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, UPT, në Tiranë .
“Me keqardhje të madhe ju njoftojmë se sot u nda nga jeta arkitekti i mirënjohur Petraq Kolevic. Fau shpreh ngushëllimet e përzemerta familjes dhe të gjithe komunitetit të arkitekteve për këtë humbje të madhe të një prej Mjeshtrave te Modernizmit në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e postuar në faqen në Facebook të këtij fakulteti.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.