13 shkurt 2023, ditë zie kombëtare, në shenjë solidariteti mbarëbotëror, për viktimat dhe të dëmtuarit nga tërmetet që ranë në Turqi dhe në Siri. Drejtuesit dhe punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë ndezën qirinj dhe mbajtën 1 minutë heshtje, në shenjë solidariteti, shprese dhe lutjeje, për viktimat dhe të dëmtuarit nga tërmetet vdekjeprurëse që ranë 1 javë më parë, në Turqi dhe në Siri.
Gjithashtu, gjatë ditës së sotme, në ambientet e kësaj drejtorie, flamuri kombëtar dhe ai i Policisë së Shtetit, u ulën në gjysmështizë.









Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.