Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç foli pas barazimit që morën ndaj Dinamos. Ai u shpreh i lumtur për ndeshjen, por jo me rezultatin.
Barazimi?
Rezultatin nuk më kënaq, por për lojën mirë, pasi skuadra luajti mirë. Pjesën e parë e nisëm shumë mirë, dhe pas 15 minutash Moraesh kishte problem në mesfushë dhe u tërhoqëm pak prapa. Pjesën e dytë ndërruam për të bërë mirë dhe për të shënuar golin e dytë. Mund ta kishim mbyllur ndeshjen më herët. Rasti i Likës mund të ishte penallti, por në përgjithësi gjyqtari bëri mirë.
Vendi i dytë në klasifikim. A ka skuadra potencialin e duhur për në Superiore?
Cdo gjë është akoma e hapur. I kemi të gjitha mundësitë për të bërë mirë. Ka akoma ndeshje për të luajtur në këtë kampionat.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.