3 banore në nominim/ Kush largohet te shtunen?

Big Brother i dha mundësinë Kiarës të hapë “Kutinë e Pandorës”. Në zarfin e parë, thuhej se kompania prestigjoze “Sava tours” i dhuron asaj një biletë udhëtimi çift në Maldive. Ndërsa në zarfin tjetër, Kiara kishte mundësinë të dërgonte në televotim tre banorë, një prej të cilëve do të largohet të shtunën nga shtëpia.

Kiara zgjodhi Oltën, Tean dhe Dean…po ju ?

Efi e shikon nga jashtë dhe qesh: “Po kjo Olta…ka qarë me të madhe për Amosin…

Nga shtëpia e Big Brother VIP Albania është larguar aktori Amos Zaharia. Ai rezultoi më pak i votuari nga televotimi javor. Dalja e tij ka pikëlluar një pjesë të madhe të banorëve, në veçanti aleaten e tij në këtë lojë – aktoren Olta Gixhari. Ajo është pa duke qarë me dënesë pas daljes së kolegut të saj ndërsa reagimi i Efit është epik.

E mërzitur ka ngelur edhe Deamishel e cila gjithashtu kishte krijuar një afrimitet të madh me Amosin gjatë qëndrimit të tyre në BVVA.

Sfidon Dea Mishel : “Luizi s’ia del dot me mua! Unë kam strategji…

Dea Mishel vijon t’i mëshojë mendimit të saj se Luizi e ka frikë nga ajo dhe se është e pamposhtur. Në një bisedë me Oltën dhe Amosin, Dea foli sërish me bindje për faktin se “Luizi me të nuk ia del dot.”

“Ai nuk merret me mua fare. Nuk merret sepse me mua nuk ia del dot fare, e patë çfarë nuk më tha dhe unë nuk reagova fare. E kam parë në sy, ai më heq sytë mua. Me mua është trembur. Ai ka kuptuar se po të flasë me mua, nxjerr anën e tjj më të keqe. Ai këtë lojë ka, të njerrë njerëzit nga vetja, nuk di më çfarë loje të bëjë. Ai nuk di çfarë loje të bëjë me mua”.Luizi është trembur nga unë dhe kam frikë se do e kamuflojë duke thënë “po e injoroj”, por ai ka frikë nga unë. Unë jam shumë e ftohtë, ai e humbi fare dje me mua, fakti që nuk më nxjerr dot nga vetja e tremb shumë”-tha Dea.

Berisha thirrje të rinjve të FRPD: “Le t’i bllokojmë rrugët! Ndaj Ramës do të ketë vetëm protesta dhe mosbindje civile

Ish kryeministri, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike të cilëve u ka bërë thirrje që të marrin pjesë në protesta dhe revolta deri në bllokimin e rrugëve dhe mosbindje civile me qëllim rrëzimin e qeverisë. Ai përgëzoi anëtarët e FRPD-së për protesten që këta të fundit zhvilluan ditën e djeshme pranë banesës së kryeministrit Edi Rama në Surrel, duke u thënë se ishin të parët të cilët nisën revolucionin.

“Ju jeni tmerri i këtij regjimi ndaj ai bën çdo gjë që ju të largoheni nga Shqipëria. Le të fillojmë revolucionin tonë me moton ‘T’i dalim zot Shqipërisë’. Sytë, mendja, zemra e shqiptarëve që e duan këtë vend, që u larguan shpresëvrarë nga ky vend, janë sot tek ju.
Qindra e mijëra moshatarë tuaj përballen me dhimbje dhe sakrifica por ka një shpëtim, që është largimi i Edi Ramës nga pushteti.

Edi Rama e ka bërë Shqipërinë dhe të huaj për ju, le t’ja bëjmë atij Shqipërinë dhe të huaj për të. Le të përballemi ne me këtë organizatë kriminale, ju garantoj se aq sa duken të fortë, aq janë kalbësirë.
Le t’ja bllokojmë rrugët dhe t’i themi se rrugët janë tonat dhe jo të tuat o hajdut që përzë vëllezërit tanë nga Shqipëria. Le t’j bllokojmë ne bashkinë Erion Veliajt që rri gjithë ditën në TV dhe vjedh taksat e qytetarëve.

Mburret me vjedhjet e tij dhe ka pafytyrësinë të mburret me inaugurime pasi vjedh shtatëfishin e fondit të përdorur për ndërtim. Ndaj këtyre ka vetëm protestë dhe mosbindje civile. Si mund të jetë kryeministria strofull e një hajduti? Ai nuk largohet nga pushteti por ne duhet ta largojmë. Revolucioni ynë nuk do ndalojë deri në fitoren e plotë. Ju përgëzoj, jeni të parët që e filluar revolucionin, e filluar me guxim por le t’i themi Ramës që nuk ke parë gjë akoma”-tha Berisha.

Rrugët e florinjta/ Greqia sfidon Shqipërinë, 1 km i autostradës Janinë-Kakavijë kushton 4.5 mln euro. Në Shqipëri ndërtohet 3 herë më shtrenjtë

Janinë-Kakavijë është autostrada e re që do të lidhë Greqinë me Shqipërinë. Tenderi është shpallur në 2 shkurt në Greqi dhe sipas projektit, autostrada 70 kilometra e gjatë do të shtrihet në një terren fushor dhe do të kushtojë 310 milionë euro. Sipas një përllogaritjeje të thjeshtë, një kilometër i saj do të kushtojë 4.5 milionë euro.

Kjo autostradë pjesë e Korridorit Blu lidh Greqinë-Shqipërinë-Malin e Zi dhe Kroacinë. Në Shqipëri vazhdimi i këtij korridori do të nisë me ndërtimin e aksit rrugor Lekaj-Fier pjesë e autostradës Milot-Fier, e cila është një rrugë ekzistuese me 4 korsi me një gjatësi 46 kilometra.

3.2 kilometra të saj do të ndërtohen tërësisht të reja, ndërsa pjesa tjetër prej 42.4 kilometrash kalon në aks ekzistues. 7 milionë euro do t’iu kushtojë qytetarëve shqiptarë një kilometër rrugë i këtij aksi, ose 2 herë më shtrenjtë se autostrada që do të ndërtohet në Greqi.

Pjesë e koncesionit të autostradës Milot-Fier është edhe rruga Thumanë-Kashar me një gjatësi 20.8 kilometra dhe me një vlerë rreth 300 milionë euro. Një kilometër i saj do të kushtoj 13 milionë euro pra 3 herë më e lartë se partneritetet europiane. Autostrada Milot-Fier ka pjesë të saj edhe Milot-Thumanë me një gjatësi 13.5 kilometra dhe me një kosto 44.6 milion euro dhe Kashar-Lekaj me një gjatësi 26.2 kilometra me një kosto prej 476,8 milionë euro për të cilat gara është hapur por ende ende nuk ka dalë fituesi i garës./News 24

Bie ndjeshëm numri i shqiptarëve me lejeqëndrimi në Greqi…

Ministria greke e Emigracionit dhe Azilit publikoi të dhënat e lëshimit të lejeqëndrimeve për emigrantët e huaj që jetojnë në Greqi, pjesën më të madhe të të cilëve e përbëjnë emigrantët nga Shqipëria. Sipas të dhënave zyrtare në muajin dhjetor të vitit 2022, në Greqi rezultojnë 285.842 mijë emigrantë shqiptarë të pajisur me lejeqëndrimi, të cilët përbëjnë rreth 60.5% të të huajve me qëndrim të rregullt.

Numri i shqiptarëve me lejeqëndrimi në dhjetor të vitit 2022 ka një rënie të ndjeshme me gati 150.000 persona krahasur me dhjetorin e vitit 2021 kur në Greqi rezultonin sipas të dhënave të Ministrisë greke të Emigracionit dhe Azilit 435.642 mijë emigrantë shqiptarë me lejeqëndrimi, të cilët përbënin 62.8% të totalit të të huajve me dokumenta qëndrimi.

Rënia e ndjeshme e numrit të emigrantëve shqiptarë me dokumenta të rregullta në Greqi pas një viti, lidhet sipas analistëve të emigracionit me shumë faktorë. Procedurat e lëshimit të lejeve të reja të qëndrimit vijojnë të ecin me ngadalësi, ndërkohë që një kategori e emigrantëve shqiptarë të brezit të dytë kanë përfituar dy vitet e fundit nënshtetësinë greke, duke mos aplikuar më në vazhdim për leje qëndrimi.

Por sipas analistëve një faktor madhor në uljen e numrit të shqiptarëve në Greqi lidhet me një dinamikë lëvizjeje të emigrantëve që punonin e jetonin prej vitesh në Greqi drejt vendeve të tjera europiane. Sipas analistëve të emigracionit, emigrimi i ri i shqiptarëve të brezit të dytë po ndodh nga Greqia drejt vendeve si Anglia, Gjermania, Holanda dhe disa prej vendeve të Europës Veriore, pas vështirësive në Greqi me punësimin dhe rritjen e çmimeve.

Megjithë rënien e ndjeshme, emigrantët shqiptarë vijojnë të kryesojnë edhe në vitin 2022 numrin e të huajve me dokumenta qëndrimi në Greqi, duke u pasuar nga kinezët që rezultojnë me 22,951 lejeqëndrimi, të cilat përbëjnë 4,9% të totalit të lejeve të lëshuara dhe gjeorgjianët me 20.002 lejeqëndrime, të cilat përbëjnë 4,2 % të totalit të lejeve të qëndrimit.

Sipas të dhënave zyrtare greke në vitin 2020, shtetasit nga Shqipëria, Kina dhe Pakistani kryesojnë me numrin më të madh të lejeqëndrimeve, ndërsa në vitin 2021 shtetasit nga Shqipëria, Gjeorgjia dhe Pakistani kryesonin listën e vendeve kryesore të emigrantëve të huaj në Greqi, të pajisur me lejeqëndrimi./ VOA

Ky është Dori, burri nga Shijaku i Olta Gixharit që është gati të sakrifikojë 1 milionë euro për të fituar çmimin e madh 100 mijë euro

Aktorja Olta Goxhari është bërë një nga banoret më protagoniste të këtij sezoni të “Big Brother Vip Albania” duke marrë vëmendjen kryesore të mediave rozë. Por jashtë vemendjes nuk ka ngelur as bashkëshorti i saj biznesmen, të cilin aktorja e ka përmendur shpesh gjatë qendrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Aktorja ka zbuluar se atë e quajnë Dori, por deri më sot nuk e ka zbuluar portretin e tij. Pak javë më parë, ai ishte drejtuar me një letër Oltës, teksa së fundmi u rikthye sërish në vëmendje pasi u publikua audio e një mesazhi WhatsApp-i, ku opinionistja e BBV Zhaklin Lekatari pretendonte se do të shantazhohej, nga ai, por nuk ishte Olta që të blihej me lekë.

Së fundmi, në media është publikuar një foto me identitetin e tij. Raportohet se bëhet fjalë për Dor Lushin nga Shijaku, por që punon në Spanjë, ku njihet si biznesmen. Nisur edhe nga një letër plot emocion që i ka dërguar aktores, Dor Lushi duket një burrë i dashuruar pas Olta Gixharit. Çifti ka së bashku një djale 2 vjeç.

“Qeveria turke ka gjynahe për të larë”…Deputeti super i mençur i PD-së e lidh tërmetin me Erdoganin…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka folur për tërmetin tragjik që i mori jetën mijëra njerëzve në Turqi dhe Siri, të cilin ai e konsideron si një ndëshkim të Zotit për qeverine turke, që sipas tij ka “shumë gjynahe për të larë”. Sipas Sulës, ngjarje të tilla të këtyre përmasave i tregojnë njeriut dhe qeverisë e kryeministrit turk në këtë rast, se duhet të besojnë në Zot e të sillen mirë çdo ditë, jo vetëm kur ka fatkeqësi natyrore.

Sula u shpreh se ka rezerva lidhur me qeverinë turke, e cila siç tha, ka shumë gjynahe për të larë.

“Keqardhje për të gjithë popullin turk. Ngjarje të tilla ndodhin, por çdo njëri duhet të kuptojë që duhet të besojë në Zot, që nga ai kryeministri turk dhe qeveria turke për të cilin kam rezerva.

Duhet të kuptojë se kjo botë të sprovon me ngjarje të dhimbshme. Jo vetëm kur kemi ngjarje të tilla duhet t’i drejtohemi Zotit dhe të tregojmë njerëzillëk. Njerëzillëk duhet treguar edhe në kohë paqeje dhe normaliteti.

Qeveria turke ka shumë gjynahe për të larë, e keqja është që i bie popullsisë. Popullsia në zonën ku ka rënë tërmet i përket zonës kurde, ndaj të cilëve ka qenë shumë e madhe”, tha Sula në Euronews.

Eleni Foureira bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë djalin e saj

Ylli i popit me origjinë shqiptare, Eleni Foureira po kalon fazën më të lumtur të jetës së saj, pasi u bë nënë për herë të parë. Këngëtarja solli në jetë një djalë të shëndetshëm, fryt i dashurisë me partnerin e saj, Alberto Botia. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Gjithmonë kam dashur të bëhem nënë, thjesht e kam pasur shumë të vështirë. Unë jam duke u përpjekur për një kohë të gjatë. Më ka ndodhur të jetë më e vështirë për mua, si për shumë gra të tjera. Dua t’u them të mos zhgënjehen, sepse kur të vjen dëshira të heqësh dorë, kur thua se nuk duroj të shoh një tjetër test negativ, ndodh një mrekulli. Kam luftuar për një vit e gjysmë. Kam kaluar nëpër IVF të dështuara, shumë mjekë, derisa më në fund fëmija erdhi natyrshëm. Personi i parë me të cilin e ndava ishte Alberto, sigurisht. Ai ishte dhe është një partner jashtëzakonisht mbështetës dhe jam e sigurt se do të jetë një baba fantastik”, ka rrëfyer së fundmi Eleni Foureira për Vogue greke.

Ekipi shqiptar në Turqi nxjerr gjallë nga rrënojat një 4-vjeçar: “Jemi 24 orë në shërbim…

Në rajonet e Turqisë të prekura nga tërmetet shkatërruese, është edhe një ekip me personel nga Shqipëria. Madje ata kanë nxjerrë nga rrënojat një fëmijë 4 vjeçar pas orësh 31 orësh. Pjesëtar të ktij ekipi kanë rrëfyer për punën e tyre në Malatya.

“Sot u gjet një fëmijë 4 vjeçar nën rrënoja, u dëgjuan të ulurimat e tij. E shpëtuam pas 31 orësh. Ekipi jonë arriti që të identifikojë një fëmijë, pastaj me bashkëpunimin e turkut e nxorrën nga rrënojat”.

Luizi çuditet nga veprimi i Dea Mishel:” Po më bën magji me qirinj dhe bizhuteri…

Ky edicion i ”Big Brother Vip Albania” është më i diskutuar se kurrë, por edhe me personazhe që janë të çuditshëm. Raporti mes Luizit dhe Deas nuk ka qenë i mirë që në fillim, por marrëdhënia e tyre është përkeqësuar akoma më tepër pas nominimit të bujshëm të Deas, duke bërë që Efi Dhedhes të largohet nga reality show.

Këtë mëngjes, Luizi është habitur pasi ka parë disa qirinj dhe një byrzylyk në tokë. Këngëtari u shpreh se është një magji e Dea Mishel që ai të eliminohet nga gara.

Nga ana tjetër, Armaldo tha se ata duan të marrin vëmendje përmes këtij veprimi, kurse Kiara u shpreh se është një lloj “rituali”, i cili thith energjitë negative ose pozitive të një personi.

Rrjeti ”kryqëzon” Dea Mishel/ Babai i saj thyen heshtjen: “Vajza ime është labe, po bullizohet…

Dea Mishel është personazhi më pak i pëlqyer nga publiku, dhe sonte rrezikon që të dalë nga shtëpia e ”Big Brother Vip 2”. Babai i saj, Bujar Hoxha ka dhënë në qëndrim pas reagimeve të rrjetit kundër saj. Ai thotë se vajza e tij si labe që është, shprehet e drejtëpërdrejtë dhe se ajo sipas tij, po bullizohet.

Kujtojmë se një pjesë e ndjekësve të ”Big Brother VIP” u vunë kundër Dea Mishel, pasi ajo nxori në nominim Luizin, Kiarën dhe Efin dhe doli kjo e fundit. Por edhe më herët, me ”shakatë” që do të shiste fëmijë me Amosin, njerëzit u shokuan.

”Të thuash të vërtetën sot krijon armiq, vajza ime është labe dhe nuk bën kurrë mbrapsh për asnjë edhe kur e bën faj kërkon falje. Ajo duket e butë, por ka karakter të fortë ajo nuk ka fyer askënd, është sjellë me edukatë që e karakterizon, por kur shikon padrejtësi ajo rri përballë, as ka bërë prapaskena. Unë e shoh siç është në jetën e përditshme, e vërtetë. Është një lojë e pakuptimtë, unë kam ankesat e mia, nga njerëzit që janë brenda dhe që janë jashtë. Aty bullizohet një femër. Dea bullizohet në TV direkt, fyhet nga një mashkull që është babai i saj në moshë, në vend që të reagojë solidarizohet me të”, tha babai i saj.

Pamje që të thyejnë zemrën/ Babai nuk i lëshon për asnjë moment dorën vajzës së tij të vdekur të mbetur nën rrënoja…

Nga njëra anë shpresa, nga ana tjetër trishtimi… Ndërsa pamjet që shfaqin të mbijetuarit e tërmeteve 7.7 dhe 7.6, epiqendra e të cilit ishte në Kahramanmaraş, i dhanë shpresë jetës, nga ana tjetër, fytyra e dhimbshme e tërmetit del në disa foto të tjera të publikuara në internet. Një baba në Kahramanmaraş nuk ia lëshon për asnjë moment dorën vajzës së tij 15-vjeçare, e cila humbi jetën nga tërmeti.

Pas tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë që prekën 10 provinca me qendër në Kahramanmaraş, e gjithë Turqia është në ankth teksa lufton me kohën, për të nxjerrë gjallë nga rrënojat njerëzit.

Në pamjet e bëra nga fotoreporteri i AFP-së Adem Altan në Kahramanmaraş, epiqendra e tërmetit, në foto pasqyrohej dhimbja e papërshkrueshme e babait që humbi vajzën. Në fotografi shihet babai, që i qëndron pranë dhe i mban dorën vajzës së tij të vdekur në rrënoja.

E thërrisnin ‘Parisi i vogël’ por ja ç’farë beri kryetari i parë i Bashkisë Korçë….

Pjesë nga libri i Robert Ballaurit                                   Nga “Njëqint trëndafilat e Korçës”:                    

Qytetin e Korçës, Në vitet midis dy luftrave botërore e thërrisnin:
“Parisi i vogël”.
Personalitete që e zbukuruan Korçën midis të tjerëve ishin dhe dy kryetarë bashkie:
-Vasil Avrami, korçar, që shtroi rrugët me kalldrëm,
bëri kanalizimet e qytetit,
solli dritën elektrike dhe
krijoi planin urbanistik të Korçës
me sistemin e rrugëve përpendikulare
duke zbatuar rigorozisht ligjin,
që asnjë ndërtim të mos bëhej pa lejen përkatëse të bashkisë.

  • Kryetari tjetër i Bashkisë ishte:
    dibrani Rustem Ymeri,
    dashamirës i Korçës,
    i cili i dha qytetit një pamje moderne.
    Ai shtroi me asfaltin e Serës nga Selenica e Vlorës:
    dy bulevardet,
    riorganizoi lulishtet,
    pyllëzoi rrugët dhe
    sheshet kryesore,
    organizoi shpërndarjen e profesioneve
    në treg dhe
    sistemoi rrugët e Pazarit…

Prekëse, fëmijën e kishte zënë gjumi nën rrënoja, ekipi i shpëtimit i thotë mirëmëngjes…

Mediat në Turqi kanë publikuar një video që tregon momentin kur ekipet e shpëtimit i kanë dhënë ndihmë një fëmije të bllokuar nën gërmadha. Sipas asaj që raportojnë mediat, në momentet që u arrit nga ekipet e shpëtimit, fëmija pyeti i habitur se ç’po ndodhte, gjë që shkaktoi edhe të qeshura mes personave të angazhuar në operacionin e shpëtimit. “Mirëmëngjes”, i thanë ata vogëlushit.

Fëmijën e kishte zënë gjumi nga rraskapitja. Pasi u nxor nga gërmadhat, vogëlushi u dërgua në spital për kujdes shëndetësor.