Dhunuan kunatën, procedohet çifti i bashkëshortëve në Maliq

Burrë dhe grua në Maliq janë bërë bashkë dhe kanë dhunuar kunatën e tyre. Konkretisht M. H., 32 vjeç dhe A. V., 30 vjeçe, banues në fshatin Shqitas, Maliq, kanë rrahur nusen e vëllait të 32-vjeçarit. Pas ngjarjes, policia ka proceduar në gjendje të lirë çiftin, teksa kanë lëshuar menjëherë urdhër-mbrojtjeje për personin, që dyshohet të jetë dhunuar. Ende nuk dihen arsyet e dhunës në këtë familje.

Njoftimi i Policisë:


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 32 vjeç dhe për bashkëjetuesen e tij, shtetasen A. V., 30 vjeçe, banues në fshatin Shqitas, Maliq, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj kunatës së tyre (nuses së vëllait të 32-vjeçarit) për të cilën u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.


Na ndiqni: