Balina Bodinaku ka reaguar ndaj videos që iu transmetua Kiarës si avantazh mbrëmjen e të martës në prime. Ish-opinionistja e Big Brother VIP shprehet se për qëllime spektakli po përdoren terma delikate dhe se transmetimi i asaj videoje para Kiarës ishte e gabuar. “Mua nuk më ka kaluar ende shija e keqe e avantazhit që fitoi Kiara. Dhe kjo jo thjesht për keqardhje ndaj situatës, në të cilën u vendos ajo vajzë, por edhe sepse kjo situatë na bën më të ndjeshëm pasi na prek të gjithëve.
Prej kohësh në Big Brother po ndodh përdorimi dhe instrumentalizimi i termave shumë të rëndësishme dhe delikate si feminizmi, seksizmi, dhuna ndaj gruas apo bullizimi për qëllime të strategjive në lojë apo për qëllime të show-t dhe spektaklit. Nuk ka asgjë spektakolare dhe asgjë feministe që t’i rreshtosh një vajze në formën sesi u bë, listën e ish-të dashurve, para miliona shqiptarëve, duke e bërë atë të ndihet e turpëruar dhe e zvogëluar”, tha ndër të tjera Balina.
Për spektakël i nxorrën listën e ish-të dashurve, para miliona shqiptarëve/ Shpërthen Balina Bodinaku ndaj produksionit :”Shije e keqe… pic.twitter.com/IWwZD0K7oW
— KorcaBlog.com (@korcablog1) March 9, 2023
