Ndryshojnë rregullat/ Shoferët e rinj nuk mund të ngasin të gjitha makinat…

Ndryshojë rregullat për patentat e reja. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve dhe Transportit Rrugor zbulon se një nga ndryshimet është rregulli për shoferët e rinj që pajisen me patentat të kategorisë B.Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale DPSHTRR thotë se të gjithë shoferët e rinj që pajisen me patentë të tipit B nuk mund të drejtojnë një automjet me fuqi më të madhe se 65 KË/TON në 2 vitet e para pas marrjes së lejes së drejtimi.

Thënë ndryshe, drejtuesit e rinj të automjeteve nuk mund të drejtojnë automjete me motor deri në 1.5 për ato që punojnë me benzinë apo që janë hibride.

Makinat e mëposhtme janë brenda kufijve:

Fiat 500 1.0 70 kf Hybrid Connect
Ford Fiesta 1.1 Titanium 75 kf
Renault Twingo 22 kWh Zen
Citroen C3 1.2 PureTech 83 kf
Fiat Panda 1.0 Hybrid 69 kf
Hyundai i20 1.2 MPI 84 kf
Kia Rio 1.2 84 kf
Lancia Ypsilon 1.0 Hybrid 70 kf
Mazda2 1.5 75 kf
Opel Corsa 1.2 75 kf
Renault Clio 1.0 SCe 67 kf
Seat Arona 1.0 EcoTSI 95 kf
Toyota Aygo Connect 1.0 VVTi 72 kf

Një masë e tillë është bërë e domosdoshme për të shmangur aksidentet e rënda si ato që kemi parë ditët e fundit. Vetëm një javë më parë një 20-vjeçar që kishte më pak se 1 vit që kishte marrë patentën shkaktoi një aksident ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 3 të tjerë. Një ndryshim tjetër është edhe zgjatja e moshës për rinovimin e patentës. Më poshtë janë dhe afatet.

Dikur milte lopën, tani flitet për një lidhje me Neymar/ Ja si ia ndryshoi jetën Botërori bukuroshes nga Rumania…

Kupa e Botës në futboll, e mbajtur në Katar ishte ngjarja më e madhe futbollistike në vitin e kaluar.Katari ka ndryshuar jetën e shumë njerëzve, mes tyre është edhe stjuardesa atraktive Adriana Paul, nga Rumania.Ajo mbajti trofeun e “Topit të Artë” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, i cili më pas iu dorëzua Leo Messit.

Shumë shpejt pas asaj ngjarjeje, Adriana Paul u bë e njohur globalisht. Aq sa interes për të ka shfaqur edhe ylli brazilian i futbollit Neymar dhe në mediat është përfolur për lidhje mes tyre.Adriana Paul ka dhënë disa intervista pas Botërorit në Katar. Kështu, ajo pranoi në njërën prej tyre se kishte një fëmijëri të lumtur dhe se ndihmonte gjyshen dhe gjyshin e saj në fermën e lopëve.

I dogjën makinën, pronari i automjetit merr peng zjarrvënësin dhe e dhunon…

Dy persona në Elbasan janë arrestuar për djegien e qëllimshme të një automjeti. Ambri Sinakoli dhe Nazmi Liçi akuzohen për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” pasi dogjën makinën e shtetasit Jorgo Zhidro. Ky i fundit ka marrë peng njërin nga autorët duke e dhunuar dhe bërë për spital. Zhidro në bashkëpunim me dy të tjerë që janë shpallur në kërkim, morën me forcë dhe goditën me sende të forta Nazmi Liçin, njërin nga të dyshuarit që kanë djegur qëllimisht mjetin. Policia bën me dije se shtetasi Nazmi Liçi është shtruar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:    
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në DVP Elbasan, pas njoftimit për djegien e një automjeti, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, Elbasan, kanë organizuar punën për zbardhjen e shkakut të djegies së automjetit. Bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, se djegia e automjetit ishte e qëllimshme, shërbimet e Policisë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vetëgjyqësia”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

N. L., 37 vjeç dhe A. S., 28 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim;

J. Zh., 23 vjeç, banues në Elbasan, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit U. G. dhe A. Zh., për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim. Nga veprimet hetimore të kryera gjatë operacionit dyshohet se shtetasit N. L. dhe A. S., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vënë zjarrin automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit J. Zh.

Pas djegies së automjetit, shtetasi J. Zh., me vetëgjyqësi, në bashkëpunim me shtetasit U. G. dhe A. Zh., kanë marrë me forcë në automjet dhe kanë goditur me sende të forta, shtetasin N. L., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjeti tip “Audi”, në përdorim nga shtetasi N. L., si dhe disa aparate celulare.

Vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësise ligjore të 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Shpërndante kanabis dhe mbante kallashnikov, arrestohet 22-vjeçari në Korçë

Një 22-vjeçar i identifikuar si Jorgaq Dolani është arrestuar pasi shpërndante lëndë narkotike, mbante armë zjarri dhe municion luftarak. I riu u kap dhe u arrestua pasi iu gjetën 1 armë zjarri automatik, 2 krehra me fishekë, 3 thika dhe një sasi kanabisi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Operacioni “Hidden gun” u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në DVP Korçë.Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

I dhunoi banesën fqinjes, procedohet penalisht 62 vjeçarja Korçare…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Gj. S., 62 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar banesën e fqinjës së saj.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. M., 60 vjeç, banues në Bilisht, Devoll dhe N. K., 61 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas u kapën në hyrje të qytetit të Bilishtit, me automjetet e tyre, në të cilët u gjetën 11 thasë plastikë me detergjent rrobash, të dyshuar të kontrabanduar nga Greqia. Thasët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Arratia e Skënderbeut nis nga Lezha, por 3 titullarë stresojnë GVOZDENOVIC…

Skënderbeu kryeson Kategorinë e Parë me 2 pikë më shumë se Flamurtari dhe 3 më shumë se Dinamo e vendit të 3-të. Ndeshja e radhës e korçarëve do të jetë në transfertën e Lezhës. Pengesa për arratinë do të jetë Beslidhja që renditet e fundit në klasifikim, por përveç diferencave që kanë në kampionët trajnerin Ivan Gvozdenovic e stresojnë 3 lojtarë titullarë.

Nikaj, Idrizaj dhe Moraesh janë parë të diferencuar duke u stërvitur veçmas. Kjo gjë ka shkaktuar stres dhe ankth në kampion korçarë përpara tranfertës së radhës. Të tre lojtarët kanë shfaqur probleme fizike dhe gatishmëria e tyre ndaj Besëlidhjes mbetet në dyshim. Kujtojmë se Skënderbeu ka shansin e artë për të nisur arratinë duke përfituar kështu edhe nga përballja direkte mes Flamurtarit dhe Dinamos.

Lamtumira e fundit për babain/ Saimir Tahirit i jepet leja për të dalë nga burgu….

Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i kanë dhënë leje Saimir Tahirit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij, Bashkim Tahiri. Mësohet se lamtumira e fundit do t’i jepet nesër në Tiranë. Ish-Ministri i Brendshëm vuan dënimin për “shpërdorim detyre” në burgun e Fierit. Ai është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg.

I ati i tij ndërroi jetë sot në moshën 73-vjeçare.

Vetëm 25 vjeç, shuhet në aksident sportisti shqiptar në Greqi (Foto)

Një i ri shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme, në një aksident të frikshëm automobislistik në Greqi .Kampioni i atletikës Denis Gjura, sportist në ekipin Esperos dhe fitues i viteve të fundit në Run Greece Patras, humbi jetën pasi makina me të cilën po lëviste në drejtim të Tabakhanës, doli nga rruga në lartësinë e ujësjellësit antik duke goditur murin ndarës .Aksidenti ishte fatal për 25-vjeçarin që për pasojë, nga forca e përplasjes ka humbur jetën

Për nxjerrjen e tij nga mjeti është dashur një ekip zjarrfikës.

“O ba, si nuk më prite?”, Saimir Tahiri humbet babain. Ja mesazhi i tij prekës….

Ish-ministri i Brendshëm Saimi Tahiri ka prekur me fjalët për ndarjen nga jeta të babait të tij.

O Ba, si nuk më prite?
Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin.
Të ndritë shpirti atje lart!
Mua me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë.
Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.
Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më degjon më:
Të dua shume Ba!
Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim.
Përgjithmonë!

Njihuni me Mirën, shqiptarja që ka shokuar botën teknologjike…

Nga Rafaela Prifti :  
Mira Murati eshte Drejtoreshe Teknologe ne Open AI (Inteligjenca Artificiale e hapur) kompania qe shpalosi teknologjine e re GPT-4 kater muaj pasi modeli ChatGPT e shastisi ‘kryeqytetin’ e kesaj industrije, Silicon Valley. Nese nuk e keni degjuar emrin e saj, Mira Murati u lind ne Shqiperi ne 1986. Pasi ka kryer studimet me rezultate te shkelqyera ne vendlindje, ka ardhur ne Shtetet e Bashkuara per te vazhduar edukimin pasuniversitar ne fushen e inxhinjerise.

U punesua ne Zodiac Aerospace dhe per tri vjet te tjera te Tesla por ne 2018 hyri ne OpenAI ku mbikqyr Chat GPT si Drejtoreshe Teknologe. Pikerisht kater muaj me pare, kjo kompani e vogel dominoi debatet ne industrine teknologjike kur prezantoi nje model qe kishte aftesine t’ju pergjigjej pyetjeve komplekse, madje mund te shkruante poezi dhe te imitonte ndjenjat njerezore.

Tani kompania ka nxjerre nje model te ri dhe te permiresuar duke nxjerr ne plan te pare garen per inteligjencen artificiale dhe ethet se kush do te jete ne balle te industrise. Programatoret dhe drejtuesit e kesaj fushe e krahasojne momentin e tanishem me krijimin e aplikacioneve te cilat duke filluar nga 1996 u bene motorat e kerkimeve ne internet si Microsoft Edge, Google Chrome, Internet Explorer etj. Tani mund te jemi ne nje pike te paparashikuar per industrine teknologjike ne dhjetevjecaret e fundit, thone ata.

Per sa i takon perdorimeve praktike, disa kompani dhe individe e kane inkuadruar ate ne sistemet e punes dhe portale te tregtise virtuale. Gjenialiteti i ChatGPT eshte aftesia per te kuptuar modelet dhe ne formulimin e te menduarit abstrakt si edhe zotesine per te pergjithsuar ne forme logjike, thote Mira Murati ne intervisten e saj me Revisten Nderkombetare te Financave. Teknologjia e OpenAI funksionon ne nivel eksperti ne subjekte te caktuara por eshte diletante ne disa te tjera.

Nuk mund te zevendesoje arsyetimin njerezor. Ashtu sic mund te tregoje nje barcelete por nuk e ka konceptin se cfare e shkakton te qeshuren. Modeli bazohet ne te njejten teknologji si Siri dhe eshte ndertuar si nje “rrjet neuroni” nga nje sistem matematikor qe meson nepermjet analizimit te te dhenave (data).

Per mesuesit dhe studentet modeli ka paraqitur sfida te reja meqe mund te perdoret per te shkruar ese, teza, per te dhene provime shkolle etj. Eshte e qarte se kjo teknologji do te mbylle shume vende pune psh ne firma juridike, banka, zyra te pergatitjes se taksave etj., por krijuesit thone se edhe do hap mundesi te tjera punesimi. Mbetet per tu pare sesa te verteta do dalin parashikimet e tyre.

Nga aplikacioni qe ka aftesine te shkruaje vazhdimin e nje teksti ne baze te te dhenave qe ka marre paraprakisht, brenda nje kohe te shkurter, kompania arriti te krijoje DALL-E, nje stad me i perparuar qe mund ta beje kete me imazhe dhe foto, duke dhene krijime origjinale dixhitale. Mira Murati flet hapur si per perparesite dhe mundesite dobiprurese ne fushen e arsimit dhe shendetesise por edhe per dobesite vecanerisht ne aspektin etik dhe moral sic eshte keqperdorimi dhe abuzimi nga persona keqdashes.

Per te qene te pergjegjshem, ajo thote se rregullatoret duhet te jene te perfshire ne kete proces nderkohe qe raporti midis teknologjise dhe shoqerise duhet te jete i dyanshem. “Synimi duhet te jete demokratizimi i inteligjences artificiale dhe per te qene funksionale ajo duhet te jete ne duart e te gjitheve,” veren ajo ne bisede me revisten Gruaja Globale.

 

Flor Mumajesi surprizon Efin për ditëlindje, i dedikoi këngë….

Efi ka festuar mbrëmë 28-vjetorin me një super festë mes miqsh dhe njerëzish të dashur për të. Ish-banorja e Big Brother VIP shkëlqente e veshur me një fustan të zi me pjesën e poshtme ngjyrë ari. Por pjesa më kulminante e mbrëmjes ishte kur Efit i kishin dedikuar një këngë. Më saktë një ripunim i këngës së Flori Mumajesit, këngë të cilën Efi e pëlqen shumë. Flori bashkë me miqtë e Efit kanë bashkëpunuar për t’i sjellë asaj një version unik të këngës.

“Kjo ishte dhurata me e bukur per mua. Faleminderit shume Flori Mumajesi. Skam fjalë, lotët folën”, shkruan Efi.