“Vendimi i Apelit, i vonuar”/Deputeti super i mënçur i Pd-së: “S’ka rëndësi kush ka vulën, PD të garojë me kandidatë të përbashkët…

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, në një lidhje skype në emisionin “kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, ka deklaruar se vendimi i djeshëm i Apelit në lidhje me vulën e PD, ishte një vendim i vonuar. Ai ka sqaruar edhe propozimin e bërë prej tij dhe një grupi deputetësh në lidhje me mënyrën e bashkimit të PD. Deputeti Sula ka deklaruar se një bashkim i tillë bëhet me kandidatët e përbashkët më 14 maj dhe më pas me zgjedhje të brendshme që duhet të organizohen brenda PD për zgjedhjen e strukturave të brendshëm, përfshirë edhe kryetarin e partisë.

Vendimi i djeshëm është një vendim i vonuar, duhej të ishte marrë më parë. Bashkë me kolegët kemi kërkuar disa herë që kjo problematike të shqyrtohej por nuk u bë e mundur. Nuk është çështje që i përket vetëm PD apo demokratëve por shoqërisë.

Logjika është e thjeshtë, nëse në 14 maj do shkojmë të ndarë, nga kjo fiton Rama. Nëse do i thërrasim arsyes, do gjejmë modalitet. Unë kam propozuar këtë rrugë, kandidatët e Primareve duhet të kandidojnë me logon e PD dhe me disa korrigjime kur është nevoja. Nuk ka rëndësi kush firmos apo kush ka firmën. Pra kandidatë të përbashkët. Pas 14 majit, PD brenda 3 muajve nga zgjedhjet duhet të hyjë në proces zgjedhor të brendshme, anëtarët dhe kryetarët e seksioneve dhe grupseksioneve dhe zgjedhje për kryetarin e PD”, tha Sula.

”Kiara llulla”/ Dalina Buzi tallet keq me moderatoren për këtë gjë që ka bërë(Video)

Nga vajza e ëmbël, e qeshur dhe e dashur për publikun, padyshim që Kiara po kthehet në më pak të preferuarën. Nga gjithçka kemi lexuar për Kiarën, një pseudonim i ri shfaqet kudo “Kiara Llulla”. Kjo sepse moderatorja shihet gjithë kohës duke tymosur cigaren e saj elektronike. Oborr, kuzhine, dhomë gjumi dhe sallon. Ndaj edhe Dalina Buzi ka bërë një video ku e imiton dhe nga komentet duket se është pritur me shumë të qeshura nga publiku.

Fatkeqsisht, gjuha e urrejtjes në internet nuk ka mbarim dhe pas asaj vajze vërshojnë ofendime dhe mallkime nga më të ndryshmet. Jemi dakort që në një kontekst televiziv mos pëlqesh sjelljen e dikujt, por Kiara humbi pikë në sytë e publikut pas sjelljes së saj me Luizin. Askush ndoshta nuk do të kishte thënë asnjë gjysëm fjale nëse Kiara do e kishte larguar Luizin sepse nuk e pëlqen, por ajo që percepton publiku është një Kiarë që nuk e duron dot por nuk e lëshon Luizin pasi e përdor për lojë.

Kontrolle në lokale, policia e Devollit aksion kundër lojërave të fatit, disa të shoqëruar….

Një aksion i Policisë së Shtetit po zhvillohet në Devoll. Mbrëmjen e sotme, uniformat blu, po zhvillojnë kontrolle në pika të ndryshme të qytetit të Devollit. Gjatë kontrolleve të ushtruara ka gjetur dhe sekuestruar aparate celulare me të cilat dyshohet që përdoreshin nga persona të caktuar për vendosjen e basteve sportive.

Aksioni mësohet se do të vijojë edhe në vazhdim, ndërsa pritet informacioni zyrtar nga policia.

Përplasja e trenave në Larisa/ Historia tragjike e 42-vjeçares Vaya: “Do të merrte avionin për në SHBA të takonte bashkëshortin

Trishtim i papërshkrueshëm ka përfshirë Tyrnavosin që nga vdekja e 42-vjeçares Vaya Bleka-Karacosta e cila ndodhej në vagonin e dytë të trenit fatal që u përplas me trenin tregtar në Tempi. Mëngjesin e sotëm, të afërmit dhe miqtë i kanë dhënë “lamtumirën e fundit” 42-vjeçares që punonte në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Larisës, në Kishën e Shenjtë të Panagia Faneromeni në Tyrnavos.

Pas udhëtimit të Vaya për në Selanik fshihet një tragjedi e madhe. 42-vjeçarja ndodhej në vagonin e dytë të trenit dhe ishte ndër 36 trupat e parë që u identifikuan dhe u transferua fillimisht në Universitet dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm. Infermierja Vaya Bleka-Karakosta, nënë e dy fëmijëve, një vajze 19 vjeç dhe një djali 15 vjeç, kishte rezervuar një biletë për trenin fatal për të marrë një avion nga Selaniku për në SHBA.

Ajo do të kalonte tre javë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me bashkëshortin e saj, ushtar i Forcave Ajrore, i cili ka qenë atje, për herë të fundit në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve. Prindërit e 42-vjeçares kanë qëndruar me fëmijët dhe kanë qenë të parët që janë informuar për ngjarjen tragjike. Dhimbja është e padurueshme për ta dhe vëllain e saj, bashkëshortin e ardhur për varrimin e saj, si dhe dy fëmijët e saj që humbën papritur nënën.

Me një mesazh ngushëllimi, Stafi Mjekësor i Klinikës së Patologjisë të Spitalit të Përgjithshëm të Larisës i ka “lamtumirur” Vaia Bleka-Karakosta, duke folur për një nënë dhe bashkëshorte të mirë, kolege dhe infermiere e përkushtuar. “Ne do ta kujtojmë gjithmonë për mirësinë e saj, punën e saj të palodhur, shoqërinë dhe bujarinë e saj”, theksuan kolegët e saj në mesazhin e tyre.

Shkoi të vidhte pula/ Humb jetën tek ‘Trauma’ 52-vjeçari. Familjarët kërkojnë drejtësi…

Ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 28 shkurtit në lagjen “11 Janari” në Kuçovë, ku një 52-vjeçar u masakrua nga një 20-vjeçar që e kapi brenda banesës së tij duke vjedhur pula, ka marrë një rrjedhë tragjike. 52-vjeçari Lefter Brisku, i njohur ndryshe edhe me emrin Krenar Brisku, nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra dhe mesditën e sotme ka vdekur në ambientet e Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ai u dërgua menjëherë pas ngjarjes në gjendje kome, për shkak të goditjeve të shumta që kishte marrë në kokë. Lefter Brisku qëndroi 7 ditë në Spitalin e Traumës, ku sipas familjarëve mësohet se nuk ka reaguar asnjë moment. Familja Brisku në lagjen “11 Janari” në Kuçovë ka hapur pasditen e sotme dyert e mortit, në pritje të trupit të viktimës, ndërkohë që në banesën 2- katëshe të 20-vjeçarit Bjorsi Shushari (tashmë i shoqëruar nga policia pasi po procedohej fillimisht pas ngjarjes në gjendje të lirë), gjithçka është e mbyllur.

Familjarët e viktimës Lefter Brisku kërkojnë drejtësi për 52-vjeçarin, që sipas tyre u masakrua në mënyrë barbare nga i riu për dy pula. Vëllai i viktimës, Shyqo Brisku i bën apel shtetit të vërë para drejtësisë 20-vjeçarin që masakroi për vdekje vëllain e tij, kur-sipas tij-kishte edhe mënyra të tjera për ta neutralizuar e më pas njoftuar policinë.

“Nëse vëllai kishte shkuar për të vjedhur ata duhet të njoftonin policinë kur e panë në oborr dhe jo ta masakronin për vdekje. Vëllai im ka dalë atë natë nga shtëpia i dehur dhe në atë gjendje që ndodhej ishte shumë e thjeshtë që një 20-vjeçar ta neutralizonte e të thërriste policinë por jo ta masakronte për vdekje.

Lajmin e morëm vesh nga mediat sepse policia nuk na njoftoi, as në Spitalin Ushtarak se pamë dot derisa vdiq, vetëm nusja mundi të hyjë brenda, por vëllai nuk reagoi asnjëherë. Ne kërkojmë drejtësi për vëllain tonë, që la jetim djalin e vetëm 16-vjeç”-,ka thënë Shyqo Brisku.

“Viktima dhe agresori jetonin në të njëjtën lagje në qytetit e Kuçovës por edhe pse shtëpitë e tyre ishin mjaft larg nga njëra-tjetra banorët e lagjen i njihnin mirë të dyja familjet. Ndërkohë që nuk mund të dëshmojnë dot rreth të vërtetës së ngjarjes së 26 Shkurtit, banorët e lagjes “11 Janari” në Kuçovë pohojnë se 52-vjeçari ishte pijedashës por ishte familjar i rregullt dhe punëtor, ndërkohë që 20-vjeçari ishte student në Tiranë”, ka thënë vëllai i viktimës.

”Mund të përfundosh te 5”/Luizi i kthehet Oltës: “Po flet me një person që ka targa ’CD’ diplomatike…

Olta dhe Luizi kanë gjithmonë debate mes tyre, në lidhje me pyetjen se kush do e fitojë ‘Big Brother VIP Albania’. Mëngjesin e sotëm, Luizi i tha se po flet me një person që ka targa ‘CD’ (diplomatike), e më pas tha se tani ka targa ‘FT’ (fitues). Kjo acaroi Oltën e cila tha se nëse Luizi nuk fiton, ai do përfundojë në spital .“Unë jam me targa CD moj Oltë e merresh me mua, tani jam me targa FT, fitues”- tha Luizi.

“Bravo shumë bukur, po mos ta fitosh çfarë do bësh? Ky do shkojë te 5 po mos ta fitojë, do kalojë, e kam me vërtetë që ky do kalojë. Ky nuk e mendon se nuk do ta fitojë. Ky çdo ditë sillet si fitues. Dhe realisht, nëse ndodh që nuk e fiton, ky do dalë nga trutë”-tha Olta.

Zoti President, shtyni zgjedhjet e 14 majit!

Nga Agim Xhafka /                                                                       Si këto ditë vendi nuk është gjendur kurrë. Nuk quhet udhëkryq, quhet një lëmsh i madh ligjor, politik e social njësoj si ato mijëra fijet e internetit në lagje që ngërthehen rreth shtyllës së elektrikut. Gjykata shqiptare më e zellshme se simotra në kohë të diktaturës. Nuk gjykoi, por nënshkroi atë çfarë donte qeveria. Më saktë firmosi: “Lejimin e zgjedhjeve pa garë”. Si një lojë futbolli vetëm me një ekip nga që autobuzin e ekipit tjetër e kishte kap policia dhe do e lironte, por pasi të mbaronte ndeshja! Po jetojmë një paradoks të madh.

Partia Demokratike ka mbushur vitin që ka bërë votimet e veta, ka kryetar e organe të zgjedhura sipas statutit të saj, të cilat ia miratoi Gjykata e Shkallës së Parë, por që ngelën pa u regjistruar se nuk donte kryeministri. Ndaj u sajua sebepi sipas shprehjes, komshiu do hajë atë gatim që dua unë. D.m.th PS do të vendosë se kush do jetë dhe kryetar i PD-së.

E kështu u zvarrit ngërçi deri në limit, deri kur nuk duhej një vendim, por nevojitej një pengim gjykate. E, ja në prag të skadimit të regjistrimit të partive në KQZ u vu trari: “Çështja kthehet për rigjykim”.

Pra kismet PD të marrë pjesë në zgjedhjet e moteve që do të vijnë. Kështu me një vendim e tre firma nuk do të lejohen të përfaqësohen 750 mijë votues. Do shkojnë në kuti komunistët e si opozitë ca partiçka. Tamam nuk do mungojnë patatet e një pjate ku mungon bifteku.

Në këtë gjendje që do prodhojë përplasje sociale, protesta, manifestime e për pasojë goditje ekonomike, duhet të dalë në mbrojtje të Republikës Presidenti i vendit. Ai me një shtyrje të zgjedhjeve jep sinjal: 1 – Gjykatat ta mbyllin shpejt tollovinë juridike dhe: 2 – KQZ të ketë mundësi të hapë fushën për të garuar të gjitha forcat politike.

Flitet për thelbin e sistemit, për pluralizmin që është materniteti i kapitalizmit.

Zoti President, mos hezitoni! Çasti historik është i vështirë. Mos u tut nga Edi Rama. Ai i do zgjedhjet me një parti se dhe tenderat ka vite e vite që i bën me një pjesëmarrës. Me mikun e oligarkun e tij ndaj borxhi ynë shkoi më shumë se sa mori Tito për 7 republikat jugosllave.

Zoti President shtyni zgjedhjet në emër të paqes sociale e progresit!

Në emër të atyre që kanë ikur dhe të shqiptarëve që po i bëjnë gati valixhet.

“Ka ardhur koha të bëjmë dëme”/ Çfarë po paralajmëron Sabiani, VIDEO që ngre dyshime…

Pas afrimitetit të Kejsit me Kristin, babai i saj, Sabiani e ka shprehur hapur që nuk do ta mbështeste vajzën e tij në këtë rast, duke qenë kundër një lidhje të tillë të mundshme. Pak ditë më parë Sabiani fshiu fotot me të bijën dhe e hoqi nga ndjekësit. Së fundmi ai ka publikuar një video, ku shfaqrt duke thënë: “Më në fund erdhi momenti që po prisnit. Ka ardhur koha të bëjmë dëme. Do bjmë dëme sot apo jo?”, thuhet në videon e tij.

Kjo ka bërë që ndjekësit të aludojnë se këngëtari mund të futet sonte në shtëpinë e Big Brother si surprizë për Kejsin. Nuk dihet saktësisht se kujt i referohet ai kur thotë fjalën “dëme”.

Lot dhe britma/ Me arkivol të bardhë përcillet në banesën e fundit vajza shqiptare, Ifigjenia Micka (Video)

Ditën e sotme është organizuar ceremonia mortore dhe i është dhënë lamtumira e fundit 23-vjeçares me origjine shqiptare, Efigeni Mitska, e cila është mes dhjetëra viktimave të përplasjes së trenit në Larisa. Vajza është kthyer me arkivol në vendlindjen e saj, Giannica, ku u bë edhe varrimi i saj. Familjarët, të afërmit dhe banorët e zonës i kanë dhënë lamtumirën e fundit 23-vjeçares.

Më poshtë pamje nga ceremonia mortore e Ifigjenias.

“Në lule të rinisë, vetëm 21-vjeç’ /Shuhet një tjetër ëngjëll në Greqi(Foto)

Mediat fqinje shkruajne se “një vajzë e bukur plot etje për jetë dhe ëndrra, 21-vjeçarja Klaudia Lata, është një tjetër viktimë e trenit tragjik. Klaudia, me origjinë nga Shqipëria dhe shtetase greke, është rritur në Larisa. Studentja e shkëlqyer arriti të realizojë ëndrrën e saj. Ajo u transferua në SSAS Mjekësi në Selanik. E reja hipi në tren nga Athina, pasi tre ditët e karnavalit i kishte kaluar në Patra dhe po kthehej në shkollën e saj.

Prindërit e saj, të cilët jetojnë në një fshat të Larisës, i kërkuan të kalonte edhe pranë tyre….Ndalu që të të shohim”, i thanë. ….Megjithatë, ajo nuk pranoi, për të shkuar më shpejt në Selanik. Siç u shpjegoi, donte të pushonte edhe disa orë, për të filluar leximin. Por fati kishte plane të tjera….Askush nuk mund ta besojë se filli i jetës së saj u pre kaq papritur, kaq padrejtësisht. Klaudia ka lënë pas edhe dy vëllezërit e motrat e saj të dashur, Xhenin dhe Elvisin.

Familja e saj dha një mostër të ADN-së dhe priti rezultatin. Babai i saj u shpreh i shokuar pas tragjedisë: “Ajo është studente për mjekësi. Ne dhamë ADN dhe na thanë shkoni në shtëpi dhe do t’ju thërrasim. Kështu na thanë….Ndër të plagosurit na thanë se nuk ekziston me atë emër. Në të gjitha spitalet, në të gjithë Greqinë. Na mori vajza nga Patra dhe na tregoi kështu e kështu. “Ngrihuni shpejt për të shkuar në spital”, na tha vajza tjetër,” tregoi i ati.

Skenderbeu le kreun në Burrel/ Lojtarët përplasen me arbitrin për golin e anulluar në 90’

Skënderbeu nuk ka mundur dot të mbajë vendin e parë në renditje, teksa ditën e sotme është ndalur 0-0 në “Liri Ballabani” nga skuadra e Burrelit. Korçarët në këtë transfertë vuajtën shumë për ta zhbllokuar sfidën. Gjithsesi kuqebardhet gjetën golin në minutën e 90-të por gjyqtari anësor sinjalizon pozicion jashtë loje. Lojtarët e Skenderbeut, u përplasen me gjyqtarin kryesor për golin e anuluar, në minutat e fundit

Ky vendim i jep goditje ‘ujqërve’ pasi me këtë barazim zbresin nga froni i Kategorisë së Parë, pas fitores se Flamurtarit dhe Dinamos.

Zyrtare nga Bordi/ Rritet çmimi i naftës dhe benzinës në vend

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja për karburantin në vend. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet me dije se çmimi i naftës është rritur me 7 lekë dhe do të shitet me 197 lekë/litri. Gjithashtu njoftohet se çmimi i benzinës është rritur me 4 lekë dhe do të shitet me 190 lekë/litri. Ndërkohë çmimi i gazit mbetet i pandryshuar, i cili do të vazhdojë të shitet me 80 lekë.

Njoftimi / Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 103 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi në datë 04 Mars 2023, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Të rrinjtë Pogradecarë bëjnë vetëgjyqësi/ Ndjekin dhe përplasin njëri-tjetrin me makina….

Një ngjarje që rrezikonte të merrte përmasa të frikshme është parandaluar mbrëmjen e kaluar në Elbasan. Mësohet se disa persona pasi ishin konfliktuar me njeri tjetrin, kishin nisur të ndiqnin njëri-tjetrin ndjekjet me makinë. Bëhet me dije nga policia se 5 të rinj, për shkak të një sherri mes tyre të mëparshëm në Pogradec, kanë ndjekur njëri-tjetrin me 2 automjetet që drejtonin deri në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik” dhe më pas kanë përplasur qëllimisht këto automjete. Pas ngjarjes, 2 persona janë arrestuar me iniciale E. C. dhe G. D, ndërkohë që 3 të tjerë me iniciale M. Xh, S. S dhe B. S kanë mundur që të arratisen.

Ndërhyrja në kohë e Policisë së Elbasanit, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti midis 5 shtetasve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, sapo kanë marrë njoftim se në hyrje të Elbasanit, disa shtetas ndiqnin njëri-tjetrin, me 2 automjetet që drejtonin, për shkak të një koflikti të mëparshëm midis tyre, kanë ndërhyrë me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti dhe për nxjerrjen para përgjegjësisë penale të shtetasve të përfshirë në të.

Për këtë rast specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit E. C., 39 vjeç dhe G. D., 23 vjeç, të dy banues në Pogradec, si dhe shpallën në kërkim shtetasit M. Xh., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe S. S., 28 vjeç dhe B. S., 31 vjeç, të dy banues në Pogradec, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”, të kryera në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 5 shtetas, për shkak të një konflikti të mëparshëm midis tyre, në Pogradec, kanë ndjekur njëri-tjetrin me 2 automjetet që drejtonin dhe në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”, i kanë përplasur qëllimisht këto automjete, me njëra-tjetrën, duke shkaktuar për pasojë, vetëm dëme materiale. Pas ngjarjes, 3 shtetasit e shpallur në kërkim kanë mundur të largohen, pasi janë marrë me automjet nga një shtetas ende i paidentifikuar. Vijon puna me qëllim identifikimin, kapjen dhe nxjerren përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë konflikt.

Aksidenti në Larisa/ Këta janë 3 shqiptarët që humbën jetën në tragjedinë hekurudhore

Janë identifikuar katër shqiptarët në mesin e viktimave nga aksidenti vdekjeprurës, ku një tren me pasagjerë u përplas kokë më kokë me një tren mallrash në Tempi të Larisas. Trupat e tyre janë identifikuar përmes ADN-së, të amrrë nga të afërmit ëe tyre. Mediat helene kanë bërë të ditur se bëhët fjalë për 22-vjecarin, ledio ruci, 21-vjecarja Klaudia Lata dhe 23 vjecarja ifigjenia Micka. Ata shin cilësuar si të zhdukur nga autoritetet, tëksa të afërmit e tyre i këkronin prej 3 ditësh.

Më herët ishte konfirmuar 60-vjeçari Pavlin Bozo, nga Lushnja, i cili punonte prej 10 vitesh në bar/bufe brenda në tren.

Aksidenti tragjik/ Ministria e Jashtme: “Konfirmohen katër Shqiptarët të vdekur

Ministria e Punëve të Jashtme ka publikuar emrat e 4 shqiptarëve nga tragjedia në Greqi, mes të cilëve dy janë konfimruar të vdekur ndërsa dy të tjerë ‘të zhdukur’ deri në verifikimin e mostrave të ADN-së. Në njoftim bëhet me dije se Pavlin Bozo dhe Joanis Xhollas janë dy shqiptarët të cilët dyshohet se kanë humbur jetën pas tragjedisë hekururdhore në Greqi. Prindërit e tyre janë në pritje të përgjigjes së ADN-së për të zbuluar të vërtetën, ndërsa deri në këtë moment ata konsiderohen ‘të zhdukur’. Sakaq gjithashtu njoftohet se pritet përgjigja e ADN-së së një tjetri shqiptar emri i të cilit nuk është bërë ende publik.

NJOFTIMI I PLOTË-  

Pas komunikimit me autoritetet greke, MEPJ bën me dije se në rradhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurodhor në Larisa konfirmohen deri më tani katër shtetas shqiptarë dhe me origjinë shqiptare:

Ifigjenia Micka
Pavlin Bozo
Joanis Xhollas
Klaudia Lato.

Pritet përgjigja e ADN për një tjetër shtetas shqiptar të deklaruar “i zhdukur” nga familja dhe policia greke. MEPJ i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.