E rëndë në Pogradec /I moshuari hidhet nga ballkoni ,ndërron jetë në vend…

Një i moshuar në Pogradec është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit, duke humbur jetën. Policia bën me dije se viktima është 85-vjeçari me iniciale S.M, i cili pasi është transportuar në spitalin e Pogradecit, ka ndërruar jetë. Nga të dhënat e para, rezulton se ky shtetas vuante nga skleroza.

Në momentin e ngjarjes, 85 vjeçari ka qenë vetëm pasi nusja e djalit të tij ka qenë në pazar. 85 vjeçari ka hapur dritaren e dhomës dhe është hedhur. Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: