Artan Hoxha: “Kompania holandeze ka kërkuar mbylljen e “Big Brother”, pas sulmit me armë ndaj Top Channel

Kompania holandeze që mban firmën e prodhimit të spektaklit “Big Brother”, ka kërkuar mbylljen e emisionit në Shqipëri. Kështu është shprehur mbrëmjen e djeshme gazetari Artan Hoxha, teksa ka folur për sulmin me armë ndaj televizionit kombëtar Top Channel.

Sipas tij, duke qenë se është cënuar siguria është kërkuar dhe mbyllja e programit. Sot diskutohej kompania, Endemol, që i ka dhënë ekskluzivitetin Top Channel për Big Brother. Është cënuar siguria. Kërkon ta mbyllë.

Ti e pe, njeriu që dha të dhënat e para ishte Qetsori, është nga Vlora ai. Duket vlonjati sepse është mësuar. Të ishte në Tiranë do të na kishte thënë janë zjarrfikëse. Por, të flasim për sigurinë, kemi hetuesit më të mirë në kryeqytet”, u shpreh Artan Hoxha në emisionin “Opinion”.

https://twitter.com/korcablog1/status/1641069070052147202?s=46

Më ka shkruar Balotelli”/Modelja Shqiptare e pranon: “U tregua i sjellshëm….

Modelja shqiptare Jori Delli, pjesë e Big Brother Vip Albania, gjatë në një bisede me banorët, pohoi se Mario Balotelli i kishte shkruar për të dalë bashkë, por ajo ia ka kthyer se ishte në një lidhje dhe sulmuesi italian i ka kërkuar ndjesë. Jori pranoi se Balotelli u tregua i sjellshëm dhe miqësor. Në fakt, bukuroshja shqiptare ka bashkëpunuar në reklamë me dy nga më të famshit në botën e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Neymar. Modelja ishte protagoniste në një spot, ku ata shihen të veshur si aristokratë dhe më pas nisin dyluftimin me shpata.

Për këtë, Jori ka pranuar se përpara se të fillonte të xhironte atë reklamë, u detyrua të nënshkruante një marrëveshje kofidencialiteti.

Paralajmëron Xhensila Myrtezaj, ja çka e pret Luiz Ejllin pasi të dal nga BBVIP….

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka dhënë së fundmi një intervistë për “E diell”. Mes shumë gjërash, ajo është pyetur nga moderatoret Beniada Nishani dhe Argjira Spanca për Luiz Ejllin. Artistja thotë se së bashku me partnerin e saj, Bes Kallakun, janë në mbështetje të banorit me te ndjekur te ketij edicioni të Big Brother VIP Albania i cili dhe ka marr edhe zemrat e te famshmeve shqiptar.

“Ta marrim kështu, super këngëtar është, ka një karrierë të mëparshme goxha të mirëfilltë, fitues i ‘Etheve të së Premtes’ pak a shumë kemi një rrugëtim të njëjtë edhe pse unë nuk i fitova ‘Ethet’, pjesëmarrës në Eurovision, këngë shumë të suksesshme kështu që pse jo, po të jetë një këngë e duhur”, u shpreh ajo.

Me tej, 29-vjeçarja theksoi se artisti shkodran do të ketë shumë oferta nga kolegët e tjerë . Ai tashmë po qëndron prej më shumë se 90 ditësh në shtëpi dhe po pëlqehet në masë të madhe nga publiku. Ku mund të thuhet se ka marrë gjithë vëmendjen në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

https://video.gjirafa.com/digj-mp4

U tërhoq nga gara për Bashkinë e Korçës/ Gjergji Gjata: “Alibeaj ndryshoi emrat e propozuar nga baza e PD në mesnatë…

Gjergji Gjata ka reaguar sërisht lidhur me njoftimin e dhënë sot se ai si kandidati i PD-së për Kryetar të Bashkisë Korçë dhe 40 kandidatë për Këshillin Bashkiak, të kësaj partie, janë tërhequr nga gara elektorale (në mënyrë të parevokueshme) për Zgjedhjet Vendore 2023. Sipas tij largimi i tyre është bërë pasi në mesnatë Alibeaj së bashku me një ish-deputet të PD-së, kanë ndryshuar listat e kandidatëve për Këshillin Bashkiak, duke dorëzuar emra të ndryshëm nga ata që kishte propozuar baza e demokratëve.

Reagimi:   
Sqarim plotësues: PDSh në formë arbitrare, puniste, pa vendimmarrje kolegjiale, por me vendimin e dy personave (një ish deputet dhe kryetari Alibeaj), në mesnatë ndryshuan listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak dhe e dorëzuan atë të ndryshme nga lista e dërguar nga baza e demokratëve dhe kandidati i Korçës, pa informuar as kandidatin, as anëtarësinë e partisë dhe as kandidatët.

Kjo ishte arsyeja e vetme e largimit. Kujdes! Mbrëmjen e djeshme krerëve të PDSH i është bërë me dije prej meje personalisht që nëse ndryshohet lista e kandidatëve, do të largohemi, si unë, ashtu edhe kandidatët e Këshillit Bashkiak.

‘Lot dhe trishtim’/ Momenti kur banorët e BBVIP mësojnë për sulmin terrorist ndaj TCH

Stafi i BBV2 ka vendosur që mbremjen e sotme të informojë banorët e shtëpisë për sulmin terrorist që ndodhi mëngjësin e të hënës në drejtim të Top Channel. Studio e BBV2 ishte bosh sepse i gjithë stafi i Topit janë në ditë zie.

Por si e përjetuan banorët këtë lajm tragjik?

Lot dhe dhimbje pame në sytë e banorëve dhe ata vendosën që do reflektojnë dhe do mendojnë për vazhdimësinë.

Moderatorja Shqiptare: “Më kanë quajtur mesjetare, sepse kam patur vetëm një burrë…

Moderatorja Katerina Trungu ndan rrëfimin e saj në program se fakti që ka patur vetëm një njeri në jetën e saj i cili sot është bashkëshorti, e ka vendosur përpara paragjykimeve. Nga ana tjetër, Katerina shton se nuk ka asgjë të keqe të kesh disa partnerë, por i përçon mesazh të rinjve se duhet të mendohen mirë se kujt ia japin veten e tyre.

Katerina Trungu: Ne duhet të mendojmë vajzat të mendojnë hapin që ato hedhin për një partner, tjetër gjë se ai nuk do jetë… nuk po them se do jetë ai bashkëshorti se ka edhe një lloj paragjykimi nga disa individë të cilët, ti po të kesh patur fatin të kesh patur një individ në jetën tënde të quajnë mesjetare dhe të prapambetur, më ka ndodhur edhe mua të ma kenë bërë këtë gjë.

Unë nuk e kam problem, për mua është fat, kaq e quaj unë, është fat që për fat të mirë kam gjetur individin, njeriun që unë kam dashur të kem në jetën time dhe që është ai bashkëshorti ideal për mua. Por as kjo kategori nuk duhet gjykuar, që ka gjetur një partner në jetë dhe i ka shkuar çdo gjë mbarë, as kategoria tjetër pastaj ta marrin në formën renditi, rreshtoji se nuk ka asnjë gjë se nuk është e pamoralshme.

Vajzat duhet ta mendojnë mirë se kujt i japin, dhe djemtë, se nuk dua ta ndaj vetëm vajzat, duhet ta mendojnë mirë kujt ia japin veten e tyre se nuk është thjesht fiziku, nuk është thjesht himeni kjo që po diskutojmë së bashku. Është edhe gjendja shpirtërore, ti i jepesh atij individi, kryen marrëdhënie me atë.

‘Çmendet’ biznesmeni kosovar: “Nëse Luizi nuk e fiton Big Brother-in, do t’i dhuroj 100 mijë euro…

Teksa po afrohet data e përfundimit të Big Brother VIP Albania tashmë kanë nisur edhe të përfolën finalistët e mundshëm dhe fituesit. Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli konsiderohet si personi me më së shumti mundësi për të fituar këtë çmim, nisur nga popullariteti i madh dhe fansa të shumtë që ai ka. Por, në rast që nuk ndodhë një gjë e tillë dhe artisti shkodran të mos shpallet fituesi i edicionit të dytë të BBVA, dikush tjetër i ka premtuar atij 100 mijë euro.

Bëhet fjalë për biznesmenin dhe ish-partnerin e këngëtares, Fjolla Morina, Fisnik Syla ai që është betuar që në rast se Luizi nuk merr çmimin e madh, ai do të ia dhuroj 100 mijë euro. Këtë deklaratë ai e bëri teksa ka realizuar një pyetësor me ndjekësit në Instagrami, ku iu kërkua që ta përshëndeste Luizin

Nëse nuk ja japin çmimin e madh, ju betohem unë do i jap 100 mijë euro Luizit. Do e bëj publike”, ka shkruar ai në postimin në Instagram.

Artan Hoxha: “Sulmi ndaj Top Channel ishte mesazh…

Gazetari Artan Hoxha ka folur në studion e emisionit “Opinion” lidhur me sulmin me armë ndaj Top Channel, ku humbi jetën edhe roja i godinës.Ndërsa ka analizuar ngjarjen, gazetari tha se qëllimi i autorëve nuk ka qenë të shkaktojnë dëme në njerëz, por përcjellja e një mesazhi të fortë. Ndër të tjera, Hoxha tha se pronarët e Top Channel prej kohësh kanë lëvizur të shoqëruar, sepse sipas tij kanë ndjerë rrezik. “Ata e dinë, unë nuk besoj se ata nuk e dinë nga ju vjen”, tha Hoxha ndër të tjera.

“Autorët nuk kanë dashur të shkaktojnë dëme në njerëz. Për mua kanë përcjellë një mesazh të fortë. Zakonisht në media ne i marrim mesazhet ose me telefonatë, ose dikush të takon, ose dikush të kërcënon verbalisht dhe në fund vijnë predhat. Dhe ky është kërcënimi më i rëndë që mund të bëhet.

Fakti që kanë goditur në lartësi, tregon se nuk kanë dashur të vrasin njeri. Ata nuk kanë synuar të dëmtojnë as gazetarë dhe as drejtues.
Është e njëta situata me ngjarjen ku ndodhi e vrarë banakierja. Kjo lloj breshërie në këtë nivel është një ngjarje e tillë. Pronarët e Top Channel kanë qenë të shoqëruar, sepse kanë ndjerë rrezik, nuk lëvizin vetëm. Ata e dinë, unë nuk besoj se ata nuk e dinë nga ju vjen”, tha Hoxha./Opinion.al

Sulmi ndaj Top Channel/ Kiara Tito: “E frikshme, kur sheh sa e pasigurt bëhet jeta jonë çdo ditë…

Kiara Tito, ish-banorja e famshme e Big Brother, ka reaguar përmes një postimi për ngjarjen e rëndë në Top Channel. Ngjarja ka tronditur tashmë edhe banorët e ”Big Brother Albania Vip 2”. Ajo thotë se ngjarja është një shuplakë dhe se tregon sesa e pasigurt bëhet jeta jonë çdo ditë.

”Nuk ka fjalë për të përshkruar ndjesinë që pata kur lexova lajmet dje. Është e frikshme e njëkohësisht një shuplakë për të gjithë, kur sheh sa e pasigurt bëhet jeta jonë çdo ditë.

Ngushëllime për familjen e të ndjerit e cila ka nevojë për të gjithë ne në këto orë të vështira. Sonte as unë e as ish-banorë të tjerë të Big Brother nuk jemi në studio, ama edhe pse jo fizikisht, unë do të jem duke mbështetur me zemër L”.