E rëndë /33-vjeçari godet veten me thikë në zemër, vdes në spital…

Një person i identifikuar si Sali Hajdari, 33 vjeç, ka qëlluar veten ditën e sotme me thikë në banesën e tij në qytetin e Elbasanit. Ai është është transportuar me urgjencë në spital por nuk ka mundur të mbijetoje. Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rënda.

Njoftimi i policisë Elbasan :
Informacion paraprak/
Rreth orës 19.00, në lagjen “Dyli Haxhire”, shtetasi Sali Hajdari 33 vjeç, dyshohet se ka plagosur veten me thikë dhe si pasojë e plagës ka humbur jetën në spital. Nga veprimet e para hetimore rezulton se 33-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ka dëmtuar veten me thikë në zemër. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: