“E shtrenjta nëna ime”/ Gjergj Luca njofton ku do mbahen homazhet për aktoren e njohur…

Sot u nda nga jeta aktorja e mirënjohur Mimika Luca. Aktorja e madhe e skenës shqiptare ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare. Djali i saj, biznesmeni Gjergj Luca ka përcjellë një mesazh në rrjetet sociale, ku njofton se varrimi bëhet nesër në orën 12:00. Po ashtu njofton se në të Hotel “International”, pas Lidhjes së Shkrimtarëve, Tiranë do të priten të afërm dhe miq që duan t’i japin lamtumirën e fundit aktores. Sot nga ora 17:00 deri në orën 22:00 dhe nesër nga ora 08:00 deri në orën 12:00.

Postimi i Gjergj Lucës:


Gjergj Luca: E shtrenjta nëna ime, Mimika Luca, sot mori rrugën për në Parajsë!

Miqtë dhe dashamirët i presim të Hotel “International”, pas Lidhjes së Shkrimtarëve, Tiranë.

Nga, sot nga ora 17:00 deri në orën 22:00

Nesër, nga ora 08:00 deri në orën 12:00

Varrimi bëhet nesër në orën 12:00

Në Varrezat e Sharrës

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.


Na ndiqni: