Rama shpall 13 shkurtin ditë zie kombëtare në Shqipëri në nder të viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi të publikuar në Facebook, ka shpallur ditën e hënë, 13 shkurt, ditë zie kombëtare në nder të viktimave që shkaktuan lëkundjet e tërmetit në kufirin turko-sirian.

Postimi i Kryeministrit Edi Rama:

Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë DITË ZIE KOMBËTARE në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më parë.
Ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shenjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.