Kapet drogë me vlerë 820 mijë €, pranga dy shqiptarëve në Greqi (Video)

Goditet trafiku i drogës në Greqi. Mediat greke raportojnë se në pranga dy shqiptarë. Një prej tyre i moshës 45-vjeç ka qenë i arrestuar më parë për drogë, ndërsa i arrestuari tjetër mësohet se është i afërmi i 45-vjeçarit. Sipas informacioneve, policia ka lokalizuar në banesën në Aegaleo dhe ka konfiskuar 18 kg kokainë, 122 kg hashash, një pistoletë, fishekë dhe peshore.

Ndërkohë dy prej të arrestuarve janë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, kryesisht kokainë, që hynte në Greqi nëpërmjet Shqipërisë.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.


Na ndiqni: