Modelja e njohur Adrola Dushi ka reaguar sërish për protestat e studentëve, duke kritikuar ashpër ata që justifikojnë trajtimin e protestuesve për shkak të dëmeve materiale të shkaktuara gjatë tubimeve.
Përmes një postimi në InstaStory, Dushi u është drejtuar personave që e arsyetojnë atë që po ndodh me studentët, duke theksuar se dëmtimi i pronës nuk duhet të përdoret si argument për të anashkaluar mënyrën se si trajtohen protestuesit.
“Të gjithë ju që justifikoni mizorinë ndaj studentëve me dëme materiale, mos e bëfshi pikën e hajrit”, shkruan modelja në reagimin e saj.
Me këtë mesazh, Adrola Dushi ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj justifikimit të trajtimit të ashpër të studentëve, duke vënë në qendër të reagimit mënyrën se si po trajtohen ata gjatë protestave.
Reagimi i saj vjen në një kohë kur protestat e studentëve dhe mënyra e menaxhimit të tyre kanë nxitur diskutime dhe reagime të shumta në rrjetet sociale.
Modelja ka zgjedhur kështu të bëhet sërish pjesë e debatit publik, duke përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë për ata që, sipas saj, justifikojnë veprimet ndaj protestuesve me dëmet materiale.
