Stresi bën thirrje për bojkotimin e klubeve të natës: “Të shtunën, të gjithë bojkotoni!”

Reperi i njohur Stresi ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke bërë thirrje për bojkotimin e klubeve të natës këtë të shtunë, në shenjë proteste ndaj artistëve që, sipas tij, nuk po tregojnë mbështetje për protestat e zhvilluara në vend.

Përmes një postimi në Instagram, reperi u është drejtuar qytetarëve, duke i ftuar të mos frekuentojnë lokalet ku performojnë artistët që nuk janë bërë pjesë e protestave.

“Ndaj të shtunën, meqë jemi pushim, të gjithë bojkotoni klubet e natës”, shkruan Stresi në thirrjen e tij.

Në Instastory-n e publikuar, ku shfaqen pamje nga protestuesit në rrugë, reperi shpreh pakënaqësinë për mungesën e artistëve të njohur në protestë, duke e konsideruar bojkotimin e klubeve një mënyrë për të shprehur kundërshtimin.

Thirrja e Stresit vjen në një kohë kur protestat kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe kanë sjellë diskutime edhe për qëndrimin e figurave publike ndaj zhvillimeve në vend.

Mbetet për t’u parë nëse kjo thirrje do të gjejë mbështetje te qytetarët dhe nëse artistë të tjerë do të reagojnë lidhur me kërkesën e reperit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.