Nga mbështetja për Peleshin te protestat: Çfarë po ndodh me Inva Mulën?

Nga Naum Mara:

Papritmas Diva Inva kthen timonin

Inva Mula ka përkrahur hapur protestat e studentëve. Një gjë e mirë edhe pse gjatë 4 muajve e gjysëm të Revolucionit Flamingo nuk e pa të udhës të pronocohej. Ndoshta ishte shumë e ngarkuar me Festivalet e saj të Verës. (Inva Mula nuk këndon në dasma.)
Sopranoja e shquar, ka një raport pak kontrovers me Rilindjen Socialiste.

Ka bërë dy herë video mbështetëse për Niko Peleshin në fushatat zgjedhore, por nuk është ndjerë për Erion Veliajn.

Gjithashtu nuk ishte mes artistëve, që shkuan në kangjellat e SPAK-ut për të ushtruar trysni për të liruara Lali Erin e arrestuar pa fakte.
Por Peleshin e ka mbështetur hapur, se dhe ai i pat hapur disa mundësi në Korçë, për të bërë një Festival dhe një Restorant. Festivalin MIK e ka ende, por jo restorantin.

“Po normal, që do e mbështeste!” do hidhen ponormalistat, që mbi gjithshka vlerësojnë mirënjohjen. Sipas tyre është e natyrshme, që njëra dorë të lajë tjetrën dhe të dyja të lajnë më pas fytyrën e fëlliqur të Edi Ramës.

Ndaj edhe pse e vlerësoj këtë qëndrim të saj, do ishte shumë më mirë të bënte edhe një “mea culpa” të paktën ndaj zgjedhësve korçarë, se pat gabuar që kishte ndikuar dikur tek ta.

Se kur mbështet në zgjedhje një politikan dhe ke marrë prej tij rregullisht para (jo thërrmija të vogla), atëhere zgjedhësit e rrejtur mund të dyshojnë në kjo kthesë e sopranos, që ka aftësi të kalojë nga nota të ulëta në Do natyrale.

A po bëhem super kritizer?

Për këtë punën e quid pro quo të Divas tonë kam shkruar prej vitesh. Nuk jam marrë me konfliktet e saj me Zana Celën, e njohur si “mashë“ e Ramës, se nuk ka qënë diçka që më intereson.
Por hipokrizia e Invas, Gjebresë, Elena Kadaresë dhe të tjerëve më intereson shumë, se ju ka shtruar rrugën me dafina kulturore këtyre “birbove” të Rilindjes për të sunduar shqiptarët.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.