E-Albania e bllokoi, Bashkia e përcolli, varrezat i dhanë zgjidhje!

Nga Jorgji Sidheri:

Të mirat e digjitalizimit dhe të Reformës Territoriale !

Erdhi një qytetar në zyrë për të vazhduar procedurën e legalizimit të shtëpisë.
Si pensionist që ishte e kishte humbur paswordin e e-albania.

Hymë për t’ia zhbllokuar, e-albania na kërkon emrat dhe datëlindjen e prindërve, vdekur shumë dekada më parë.
I them të birit që ka erdhur nga Gjermania , ke e-albania të bëjmë një aplikim nga ana Juaj për gjyshërit ?

Jo – nuk kam më tha.
Shko në zyra e gjendjes civile në Bashki.
Shkoi në Bashki e përcollën, nuk shërbejmë pa aplikim! – i thanë.

I mërzitur nga përcjellja – i them:shko në varret, shiko mos janë atje datat e lindjes.
Datëlindjen e gjyshit e gjeti në varri i gjyshit.(sa e saktë do jetë ajo datë, nuk e di)
Të gjyshes ishte shënuar vetëm viti e jo data- më tha.

Në këto kushte, shkoj bashkë me të birin e qytetarit (tani) në Bashkia Korçë, sapo hyn në sporteli djathtas ishte një punonjëse e gjendjes civile.
I drejtohem :
Mirëdita, qytetarit i ka humbur paswordet e e-albania , aplikuam për zhbllokim ,na kërkohen emrat dhe datëlindjen e prindërve.Të lutem hape pa rregjistrim dhe shiko pak një datëlindjen të nënës.

Ja ku e ke kartën e Identitetit, ja dhe një Çertifikatë Familjare të vjetër për të marrë numrat e regjistrit për t’a gjetur lehtë.
Pa aplikim nuk japim përgjigje! – më tha.
Nuk aplikojmë dot i thashë.
Le të aplikojë i biri.

I biri prezent- emigrant në Gjermani, nuk ka e-albania , i them.
Hape dy minuta regjistrin të lutem sa për t’a parë datëlindjen.
Jo! – nuk e hap , tha.
Unë do e bëj problem, – i thashë , qytetari kërkon zgjidhje !
Ik bëj ç’të duash ! – më tha dhe u larguam.

Para disa muajsh ishte e hapur zyra e gjendjes civile në Njësinë Administrative në Drenovë (në njësinë ku është qytetari në fjalë) , shkonte Populli, ajo vajza plot mirësjellje i ndihmonte duke mos përtuar duke ja u dhënë të dhënat në rastet konkrete.
Tani u mbyll ajo zyrë dhe regjistrat i sollën në Korçë – aj zgjidhe hallin tani !

Këto janë të mirat e digjitalizimit dhe reformës territoriale !!!
Sportelet u mbyllën, personeli u trefishua, taksat u rritën për të paguar këtë personel dhe qytetari sorollatet nëpër varre të gjejë datëlindjen e gjyshërve !!!

Institucionet përkatëse t’a lexojnë dhe të gjejnë zgjidhje për këtë problem që mos sorollaten taksapaguesit !
Nuk është shkelje ligji të hapësh rregjistrin e ti tregosh qytetarit datëlindjen e prindërve në rastet kur s’ka zgjidhje tjetër !!!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.