“Depozitoi 220 milionë lekë në bankë por ia zhduku drejtori /Burri mes lotësh :”U ndava me gruan…

Petros Kollçinaku denoncon në “Stop”, se drejtori i NBG Bank dega Devoll, i ka vjedhur 92 milionë Lekë. Ai tregon se në vitin 2012 erdhi nga Greqia që të investonte në blegtori në Devoll. Plot 220 milionë Lekë të vjetra i futi në llogarinë e tij bankare në NBG Bank Devoll. Por më vonë kuptoi se paratë po zhdukeshin pa i tërhequr. Kur shkon në bankë, për të tërhequr 150 milionët, që i kishin mbetur mëson se kishte marrë dhe një kredi 92 milionë Lekë dhe si përfundim mori vetëm 58 milionë Lekë.

Denoncuesi: Unë jetoj në Athinë prej 30 vitesh. Kam firmë ndërtimi, kam pasur njerëz në punë. Punët më kanë shkuar mirë edhe me shtetin shqiptar dhe me atë grek. Kur filloi kriza në 2010-ën në Greqi, me kursimet e mia që kisha mbledhur, vendosa që të vij të investoj në Shqipëri. Kryesisht në blegtori. I marr kursimet e mia dhe vij e pyes më përpara bankën greke në Bilisht. Më udhëzoi drejtori i bankës si të veproj. Paratë e mia i dërgoi nëpërmjet bankës nga shteti grek se unë atje i kam të deklaruara paratë.

Ato që solla unë në Shqipëri ishin 220 milionë Lekë shqiptare. I dorëzova në bankë, firmosa dokumente. I thashë që do të bëj një stallë lopësh. Mirë e bukur vazhdoj unë punimet e mia dhe shikoj që nuk më dilnin lekët. Ju thashë disa njerëzve që “drejtori diçka më bëri sepse nuk më dalin lekët, Gazment Beshi”. Më thërriti njëra dhe më filloi të bërtasë duke thënë se “unë thërras prokurorinë dhe gjëra kështu”. I thashë që t’i thërriste.

Kuptova që diçka nuk shkonte mirë në llogarinë bankare. Pastaj i tërhoqa pjesën që kishin mbetur, 150 milionë kur bëra tërheqjen e fundit të lekëve. Nga 150 milinë mora 58 milionë. Kredinë e mori drejtori. Lekët e mia ishin në 2 firma, unë dhe ish-bashkëshortja ime. Gjatë gjithë veprimeve që ka bërë ky zotëri, e vërteton dhe sistemi TIMS, gruaja nuk ka qenë kurrë në Shqipëri.

Gazetari: Sepse dokumentacioni i kredisë është me 2 firma?

Denoncuesi: Po. Letra më ka dhënë shumë për të firmosur ai mua, por gruaja kurrë nuk i firmosi. Mua m’u shkatërrua jeta.

Gazetari: U ndave me bashkëshorten sepse ajo dyshonte që këto lekë ti vërtetë nuk i kishe investuar, por i kishe çuar diku tjetër.

Denoncuesi: Që atë ditë unë jam ndarë me ish-gruan time. Kam 2 fëmijë.

Gazetari: Po pse nuk e denoncove në Polici këtë vjedhje që t’u bë?

Denoncuesi: Sepse kisha probleme time familjare, për sigurinë e jetës. Ika në Greqi, u zhduka. Shkova prapë atje ku isha dhe vazhdova prapë punën time atje.

Petrosi takohet me ish-punonjësin e bankës, Fatjon Toska, të cilit i kërkon shpjegim se si u zhdukën lekët. Aty kupton se paska marrë një Overdraft dhe garanci ka lënë depozitën 220 milionë Lekë.

Denoncuesi Petros Koçinaku: Po mirë mo me ato lekët e mia, që erdha me ish-gruan në bankë, si u bënë?! 150 milionë, kur të pyeta për herë të parë me ish-gruan, se që atë ditë u ndava me gruan…sa i dhashë lekët edhe…

Ish-punonjësi Fatjon Toska: Ee i kalove 150 milionë, ti i kishe bërë lëvizjet…

Denoncuesi Petros Koçinaku: Po si i kisha bërë lëvizjet? Si s’e dëgjove si të tha ai? Këputja këtij merrja 92 milionë kredinë! Mora kredi unë në bankë?

Ish-punonjësi Fatjon Toska: Po se nuk more ti Overdraft me kash kolateral.

Denoncuesi Petros Koçinaku: Po pse 220 milionë në bankë mua s’më dilnin? Do merrja kredi unë?!

Ish-punonjësi Fatjon Toska: Ti dëgjo! Ti i kishe lekët 200 e ca milionë.

Denoncuesi Petros Koçinaku: 220 milionë…

Ish-punonjësi Fatjon Toska – E be e ce se mbaj mënd, po i ke kartat shumë mirë. Gjejmë një moment, i shohim, po ik pyet edhe gjëkundi në ndonjë bankier! More me kash kolateral…, për arsye, që ti të mos prishje interesat të depozitës. /tvklan.al

Video:

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: