Korça tjetër, pertej fasadave…

Nga Klajdi Braimllari:                                                       Korçës së serenateve, Korçës së Mësenjetores së pare shqipe, Korçës së trashegimise se pasur kulturore sot i ka zënë frymën nje bandë e ashtuquajtur “Rilindje” e cila ka 16 vjet qe nuk po lejon te ngrere kokë. Korça nuk është vetem ajo e fundjavave qe vini e vizitoni ju te “dashur”qeveritare për të shijuar gatimet tradicionale dhe pastaj largoheni për tu kthyer përsëri fundjavën tjetër.

Korça s’ka nevojë për vizita e premtime se keni bere shume të tilla dhe asgje nuk keni realizuar! Korça është aq e mencur sa e kupton kur duan ta blejnë me investime të cilat fillojnë sot e nuk mbarojnë deri mbas 14 Majit, e nëse 14 Maji nuk është i pritshmërive të ‘blerësve’ atëherë punimet do zënë myk nën mendësinë ‘dreqi i hëngërt, do t’a shohin tani e tutje’ (e në fakt Korça ka 16 vite që e shikon kte gje ku ka shkolla pik spari pa ngrohje ne kete kohe dimri rruge te cilave ju mungon ndriçimi!


Ehhhhh, sa mirë e njeh Korçe interesin, shfrytëzimin emrit dhe kulturës së saj vetem per fundjava apo festash fundviti po muajt e tjerë apo ditet e tyre vdekje përsëgjalli.Korça njeh edhe arrogancën, mospërfilljen, indiferencën e gjithkujt që ka shfrytëzuar emrin e Saj e në fund ‘sheh retë mbi Morave eh’!

Korça eshtë ‘kafshatë aq e madhe’ sa të zë frymën nëse nuk e trajton ashtu siç ajo e meriton

Kushdo kandidat i majtë që tenton dhe lakmon Korçën per pasurin e vet, ka defiçite të mëdha sepse Korça gjate qeverisjes së “rilindjes” eshte anashkaluar, eshte qyteti me papunesine me te madhe, eshte lene jashte vemendjes shteterore me mungese investimesh. Qarku Korçë vuan me shume se kush do tjeter shpopullimin masiv te vajzave dhe djemve, Korçës i keni humbur shpresen (me qellim apo jo mbetet ne ndergjegjen qeveritare) Korça eshte trajtuar me “hakmarrje” te ndare politike dhe sa do te mundoheni ta fshihni apo justifikoni ne kohe fushatash nuk do te mund ta fshini nga kujtesa e nje qyteti.

Gjithesesi “inatin e mire paçi” se te pakten prej disa vitesh e vendosni nga nje guralec por edhe pse ai mund te shihet vec me lupe! Se rruget e rrugicat tona i shohim çdo dite dhe me mos me keq investime te mbetura ne leter……

Në fund te fundit Korça mirepret kedo se ka zemer dhe shpirt te madh,ka dere te madhe dhe eshte mikepritese si askush tjeter por kur vjen puna tek “kryetari i sofres” eshte fort selektive nuk harron dhe nuk genjehet e prite zot te shitet! JO! Korca nuk do te jete me kurre ankand politik i Niko Peleshit apo mekembesit te tij ne bashki. Tashme ka ardhur koha qe Korçën  t’jua kthejme qytetarve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.


Na ndiqni: