S’përbahen burrat nga Devolli, Maliqi e Pogradeci ,rrahin gratë dhe goditen për pronat…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 59 vjeç, banues në fshatin Menkulas, Devoll, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. Gj., 37 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe me mjete të forta, një shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. V., 27 vjeç, banues në Maliq, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit J. P., 64 vjeç dhe A. P., 25 vjeç, banues në fshatin Polenë, Korçë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie, kanë goditur me mjete të forta, një shtetas tjetër dhe e kanë dëmtuar lehtë, atë njofton policia.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.