Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti masiv që ka ndodhur në zonën e ‘Shallvareve’ në Tiranë. Mësohet se një autobus i transportit public të linjës ‘Unaza’ ka goditur nga pas mjetet që ka pasur përpara. Për rrjedhojë, autobusi e gjashtë makina private janë dëmtuar, ndërsa dhjetëra qytetarë janë plagosur. Bëhet fjalë për persona që kanë qenë udhëtarë në urban dhe në makinat e tjera.
Aut-ambulancat kanë mbërritur njëra pas tjetrës në vendngjarje dhe po marrin të plagosurit. Aksi është bllokuar dhe situata në vendin e ngjarjes është kthyer në kaos. Nuk dihet shkaku i aksidentit. Shumë qytetarë shihen të mbledhur rreth vendit të aksidentit, të përfshirë nga paniku i asaj që ka ndodhur. Disa prej tyre janë filmuar dhe të ulur në trotuar, teksa nga pamjet duket dhe stacioni i autobusit i shkatërruar dhe xhamat e thyer në tokë.

Aksident i çmendur në Tiranë/ Autobusi i linjës së 'Unazës' përplaset me të paktën 11 automjete tek 'Ura e Shallvareve' pic.twitter.com/ydAtcR3J5S
— KorcaBlog.com (@KorcaAlbania) February 27, 2023

Del video e momentit kur autobusi përplas tre makinat pic.twitter.com/YQ4Znx80Bs
— KorcaBlog.com (@KorcaAlbania) February 27, 2023
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.