Është ndarë papritur nga jeta arkitekti i njohur korçar, Vladimir Bregu. Përveçse profesor i arkitekturës, Vladimir Bregu është projektues i shumë prej objekteve kryesore në Tiranë si Pallati i Kongreseve, Piramida (bashkëprojektues) e shumë të tjera, ku ndërthuret tradita me elemente modernë. Ndër shumë projekte të tij, janë edhe City Center në hyrje të Korçës dhe i njohuri si Kubi në qytetin tonë.
Projekti i fundit që ka lënë në letër, që nuk është zbatuar dhe me gjasë nuk do të zbatohet për shkak të kërkesës ndryshe të autoriteteve, është ai i Stadiumit “Selman Stërmasi” që kohë më parë është prezantuar edhe nga klubi i futbollit, por që prej vitesh tashmë dergjet në sirtaret e klubit pa parë as dritën e botimit.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.