Këngëtari Luiz Ejlli është kthyer në banorin e preferuar të shumë shqiptarëve nga spektakli i Big Brother VIP. Dronat që janë futur sipër shtëpisë për të kanë qenë të panumërt. E së fundmi, këngëtari shkodran është befasuar edhe me një dron tjetër, i cili i ka ardhur si dhuratë nga sipërmarrësi, Fisnik Syla.
Ky i fundit i cili në opinion njihet edh si ish-bashkëshorti i këngëtares Fjolla Morina, i ka dërguar një dron duke i theksuar se do të mbajë premtimin e bërë….Sipërmarrësi gjilanas ka bërë një premtim publik një javë më parë, duke deklaruar se do të japë mbi 100 mijë euro për Luizin, në rast se ai nuk e fiton Big Brother VIP Albania…
Tjetër dron për Luizin në Big Brother ja mesazhi që mbërriti pic.twitter.com/IhiMbgRtqn
— KorcaBlog.com (@korcablog1) April 11, 2023
