Bashkëjetuesin e prezantonte si vëlla tek fqinjët e mikeshat, kjo është shqiptarja që u vra në Itali…

Anila Ruçi, 38-vjeçe nga Shqipëria, u vra në Itali, teksa trupi i saj u gjet pa shenja jete pak para orës 17:00, jashtë shtëpisë së saj. Bashkëjetuesi i Anilës, Osman Bilyhu 30-vjeç u gjet i plagosur . Ngjarja u konstatua dhe u raportua në polici nga parukierja e fshatit me të cilën Anila Ruçi kishte lënë takim. Ajo kishte tentuar ta kontaktonte pasi nuk i ishte përgjigjur dhe karabinierët mbërritën në shtëpinë e saj, ku e gjetën të vdekur.

Fillimisht ngjarja u raportua sikur brenda banesës së tyre hynë disa persona të panjohur, rreth orës 5:00 të mëngjesit dhe i sulmuan me thikë. Bilyhu iku në spital, ndërsa bashkëjetuesen e la në shtëpi pa njoftuar askënd. Sipas hetimeve te thelluara nga prokuroria Anila dyshohet se u vra me thikë nga partneri i saj.

Autoritetet gjithashtu vijojnë hetimin për të kuptuar se çfarë e shtyhu Osman Bilyhun të ndërmerrte aktin tragjik te vrasjes se Anila Ruçit… Mediat shkruajnë se në harkun kohor të një viti mes Osmanit dhe Anilës kishte vazhdimisht grindje dhe zënka të cilat ndonjëhërë degradonin në dhunë fizike.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.