Kategoria e Parë zhvilloi javën e 24-të. Kryesuesit e Skënderbeut bënë detyrën, teksa fituan 0-4 ne transferte me Turbinën e Cerikut. Ndjekësit e Dinamos humbën në transferten e Lushnjes 2-1 ndersa edhe Flamurtari u ndal në shtepi 0-1 nga Tomori. Pas javës së 24-të, Skënderbeu kryeson me 48 pikë, 4 më shumë se Dinamo e vendit te 2-të. Flamurtari i Longos pas disfates ne shtepi mbetet me 40 pikë në vendin e tretë.
Dy javë nga fundi i së Parës, Skënderbeu eshte ekipi i pare qe edhe matematikisht eshte në Superligë ndersa eshte shume prane edhe shpalljes kampion ne kategorine e pare…


Festa e lojtarëve të Skënderbeut pas fitores në Cërrik dhe zyrtarizimit në Superiore… pic.twitter.com/Ly6bOaaONI
— KorcaBlog.com (@korcablog1) April 24, 2023
